Legjitimiteti i të dhënave statistikore

Shkrime relevante

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

16 Shtatori, Dita e Drejtësisë apo dita që (s)mund ta tronditë Kosovën?

Prof.Dr. Fadil Maloku,sociolog nga Prishtina Analizë hipotetike sociologjike. Këtyre ditëve, duke pritur...

Shpërndaj

Kur procesi zgjedhor, që është mekanizmi themelor i sovranitetit popullor komprometohet nga manipulime, abuzime apo pazare të komisionerëve, atëherë besueshmëria e të gjitha proceseve statistikore shtetërore vihet në pikëpyetje.

Cenzusi nuk është proces neutral teknik, por instrument politik që ndikon në politika publike, në financime, në përfaqësim simbolik e kushtetues, si dhe në narrativën identitare të shtetit. Nëse zgjedhjet manipulohen, pse duhet marrë si e shenjtë shifra e cenzusit? Përkatësia fetare nuk është çështje private kur përdoret politikisht Në Kosovë (dhe më gjerë), përkatësia fetare përdoret për legjitimim politik, instrumentalizohet nga aktorë të jashtëm, si dhe shërben për presion ideologjik dhe kulturor.

Prandaj, një cenzus i dyshimtë mbi fenë prodhon pasoja politike reale, jo thjesht statistika. Në këtë kuptim, kërkesa për ripërsëritje të cenzusit nuk është sulm ndaj besimit të të tjerëve, por është mbrojtje e shtetit laik dhe e së vërtetës demografike. Parimi demokratik nënkupton një proces të pa komprometuar, sepse vetëm atëherë mund të flasim për një rezultat të vlefshëm. Siç e dijmë nga përvoja, në demokracitë funksionale zbatohet ky parim i thjeshtë: Kur procedura është e korruptuar, rezultati nuk ka autoritet moral.

Pra, nëse komisionerët manipulojnë me vota dhe partitë e ndikojnë drejtpërdrejt procesin, atëherë konstatohet se shteti ka dështuar në mbikëqyrje dhe ripërsëritja e proceseve themelore nuk është radikalizëm, por normalitet demokratik.

Ripërsëritja e cenzusit nacional si akt moral dhe stabilizues i rrjedhave në shoqëri Kundërshtarët tanë do ta quajnë këtë kërkesë tonën si “hapje konfliktesh të panevojshme”. Por, në fakt, konfliktet lindin nga gënjeshtra e institucionalizuar, kurse stabiliteti vjen nga transparenca dhe e vërteta e plotë rreth procesit të manipuluar.

Ne jemi të bindur se një cenzus i ri, i mbikëqyrur ndërkombëtarisht, me metodologji të hapur dhe garanci ligjore, do të çmontonte propagandën dhe do të rikthente besimin qytetar, si dhe do ta mbyllte njëherë e mirë debatin identitar që bazohet në shifra të rrejshme.

Skandali i komisionerëve me vjedhje të votave nuk është incident, por është simptomë e një tradite të shëmtuar manipulimi. Dhe, simptomat e tilla kërkojnë ndërhyrje ligjore dhe strukturore, jo arsyetime boshe.

Prandaj, kërkesa jonë për ripërsëritjen e cenzusit nacional, përfshirë përkatësinë fetare, është jo vetëm legjitime, por e domosdoshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik, laik dhe sovran.

Lëvizja për rikthim

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu