ARKIVI:
11 Mars 2026

Shqiptarët shquhen më tepër me mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve armike, mendon Isa Mulaj nga Istogu

Shkrime relevante

Trump: – Lufta është thuajse e përfunduar

President Donald Trump gestures after stepping off Air Force One, Saturday,...

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

Agim Vuniqi, Vashington A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së...

Shqiptarët shquhen më tepër me mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve armike, mendon Isa Mulaj nga Istogu

Isa Mulaj, Istog Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) Dikush në...

Onkologët e rinj mbesin pa punë, rrezikohet largimi i tyre nga Kosova

Adem Lushaj, Deçan Në një kohë kur numri i pacientëve me sëmundje...

Shpërndaj

Isa Mulaj, Istog

Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA)

Dikush në Kosovë vërtetë ka punuar me urdhëra për Rusinë dhe Serbinë, ja kush?
Shqiptarët nuk kanë aq kapacitete intelektuale për të qenë agjentë. Ata shquhen më tepër me injorancën ose mosdijen e tyre, me çka i qojnë ujë në mulli shteteve dhe shërimeve armike. Kjo i bënë këta më të rrezikshëm se çfarëdo lloji agjentësh të sofistikuar, ndonëse nga mosdija nuk e pranojnë dhe paraqiten si kundërshtarë të shteteve dhe shërbimeve sekrete armike. Kot e kot ua përplasë turinjve provat. Nuk marrin vesh sepse e kanë kryet e fortë.
Çdo kush mund ta akuzoj dikë pa bazë se punon për këtë apo atë shtet ose shërbim të tij, sikur në rastin që e përsëritë vazhdimisht Ramushi, se: “Albini ka punuar në bazë të urdhërave dhe dëshirave të armiqve tanë; Rusisë dhe Serbisë.” Por çka tregojnë provat? Kush ka punuar me urdhëra të Rusisë dhe Serbisë kundër Kosovës?
Ramushi ka qenë në kontakt, ka komunikuar dhe ka marrë urdhëra të drejtpëdrejta nga Shërbimi për Inteligjencë të Jashtme (SVR) të Federatës Ruse. Ato çka i bisedonte me agjentët e SVR-së, të nesermën i bënte publike nëpër rrjete sociale, duke menduar se po merr urdhëra nga kundërshtarët e Rusisë. Të jesh agjent do të thotë ta njohësh fort mirë kulturën dhe mentalitetin e një populli dhe të shtetit tjetër, të depërtosh dhe t’ia lavdërosh aspektet të cilat ai popull i cilëson si patriotike, e pastaj e ke nën kontroll për ta manipuluar dhe keqpërdorur si të duash në realitet. Pjesa tjetër e agjenturës përmes manipulimit përqëndrohet në blerjen e trurit për t’i përndezur “patriotët” si Ramushin duke i sharë shtetet armike në njerën anë, dhe duke i lavdëruar shtetet mike në anën tjetër. Agjentura paraprakisht e përgatitë terrenin mirë në këtë drejtim, si për shembull, agjentët e SVR-së Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stoljarov të njohur me emrin komik si Vovan & Lexus. Pavarësisht mohimit nga SVR se nuk ka lidhje me këta dy agjentë, shërbimet e inteligjencës së shteteve perëndimore vazhdimisht i kanë bërë disa pyetje të cilave vështirë se mund t’i përgjigjet dikush: Si është e mundur që vetëm dy komedianë të zakonshëm të kenë aq shumë njohuri për shtetet, popujt, udhëheqësit, dhe personalitetet e ndryshme nëpër botë? Kush ua siguron atyre të dhënat, numrat e telefonit, zgjedhjen e njerëzve ose cakun, temat (sidomos politike) për t’i diskutuar? Kur bisedon me ta, ata duken shumë më të informuar dhe më inteligjentë se vetë udhëheqësit e Rusisë dhe politikanët e shteteve tjera?!
E tërë kjo “komedi” e tyre i shërben dikujt, sidomos agjencisë së inteligjencës. Pastaj, inteligjenca vepron në realitet në bazë të atyre “shakave.” Sa herë ka ndodhur dhe sa gjatë ka vazhduar kjo “komedi”, nuk është ditur derisa vetë “shakaxhinjët” kanë dalë publikisht me prova. Por nuk është problemi vetëm tek ata kur vetë identifikohen duke iu treguar se ju në fakt nuk keni biseduar me Vlladimir Putinin dhe Petro Poroshenkon por me neve (Vovan & Lexus). Problemi më akut është kur vetë udhëheqësit ose kryeministrat si çifti i Ramush Haradinajt, kur bisedojnë me ta, atë e bënë publik si qëndrim politik zyrtar të Qeverisë së Kosovës se paska biseduar me kryetarin e Ukrainës, Petro Poroshenko, të cilit ia paska uruar zgjedhjet e lira demokratike të Ukrainës dhe kryeministrin e ardhshëm Vovav #Lexusov duke iu dëshiruar të gjitha të mirat dhe fitore në rrugën e Ukrainës drejt Integrimeve EuroAtlantike. “Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe demokracisë”, e përmbyllë urimin publik Ramushi për SVR-në në Kremlin. Menjëherë ndaj këtij njoftimi publik të Ramushit, i reagojnë politikanët perëndimor: “O mzat, oj shtazë, oksh! A je t’u e ditë me kon ke bisedu deri tash dhe kujt po i shërben?”
Kjo ishte një provë se si Ramushi i shërben shërbimit sekret rus, por pa vetëdije ose nga injoranca, gjersa mundohet t’i akuzoj të tjerët se marrin urdhëra nga armiqtë tanë ose nga Rusia dhe Serbia. Askush nuk merr urdhëra kundër interesit të Kosovës në shumë nga Rusia dhe Serbia se Ramushi por ky ose nuk e di, ose është budallë. Edhe më tragjik ishte bashkëpunimi i Ramushit me udhëheqësit e strukturave paralele kriminale serbe në veri të Kosovës, si Millan Radojçiq, për çka edhe vetë Ramushi mburrej publikisht. Kur i thotë Budimirit ose gazetarit të Qendrës Mediale Serbe se “Punoj edhe me njerëz nga veriu, si për shembull me Millan Radojçiq”, ndërhyn Budimiri duke ia ndërprerë fjalën mrrolshëm: “Kush është ai njeri?!” Ramushi i përgjigjet: “Njëri i cili pyetet për gjithçka”, dhe Budimiri prap ia ndërpret fjalën: “A është politikan ai, kush e ka zgjedhur atë, kë e përfaqëson ai?”, kurse Ramushi insiston se s’ka rëndësi kjo.
Ka spekulime se Ramushin është rekrutuar si shpiun i Rusisë pasi rusët e kishin rrahur te ura e Lloznicës, por kjo nuk mund të vërtetohet. Vërtetohet vetëm se po të njëjtit që e kanë rrahur, i kanë depozituar të dhënat për të në SVR, e kjo pastaj tek Vovan & Lexus që ta mbajnë Ramushin nën kontroll dhe manipulim direkt nga Moska për një periudhë të pacaktuar ose aq sa duan ata. Kur ish-prokurori Sylë Hoxha njoftoj për publikun se urdhërarresti ndaj Millan Radojçiqit ishte hequr pas ndërhyrjeve politike, nuk u dhanë më shumë hollësi. Fletarrestin e kishte hequr ndërhyrja e Ramushit për shkak se e kishte jaran dhe bashkpunonte me Radojçiqin në veprimtari kriminale. Për dallim nga shërbimi i Ramushit ndaj Rusisë të cilin ne po ia adresojnë injorancës ose mosdijes së tij, shërbimi i tij ndaj Sërbisë dhe regjimit të Aleksandar Vuçiqit është me vetëdije, pra është agjent publik i Sërbisë që punon kundër interesave të Kosovës.
_____________
Vërejtje!
Redaksia e Drinit nuk e njef gjuhën e fakteve që përdoret nga autori Isa Mulaj për këtë shkrim, andaj konsideron se përgjegjësia për përmbajtjen e tekstit është vetëm e tij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu