Kur kryeministri harron se udhëheq shtet, jo bashkësi fetare kur e nëshkruan fillimin e ndërtimit të Xhamisë së Ibrit

Shkrime relevante

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Mentor Mripa – zëri që e sheh botën përmes shpirtit

Hajriz Mamaj, Prishtinë Vështrim poetiko-letrar dhe biografik Mentor Mripa është një figurë e...

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Portret Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11...

Flamuri në ballkon, përgjegjësia në sirtar

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Çlirimi i PDK-së paska ardhur me një zbulim të...

Shpërndaj

Si çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh besimin fetar, e mirëpres rindërtimin e Xhamisë së Ibrit. Objekti u dogj nga serbët më 1999 dhe çdo gjë e shkatërruar nga armiku duhet të ringrihet – si shenjë kujtese, dinjiteti dhe rezistence. Kjo nuk është çështje feje, por e së vërtetës historike.
Problemi nuk qëndron te rindërtimi, por te mënyra dhe politikëbërja rreth tij.
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti shkon dhe nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për një monument të trashëgimisë kulturore. Nëse është investim publik me para të qytetarëve, pse bëhet marrëveshje kontraktuale me një bashkësi fetare? Si kryeministër i një shteti laik, ai nuk duhet të hyjë në marrëdhënie të tilla preferenciale me asnjë institucion fetar – qoftë islami, ortodoksi apo kishë tjetër.
Akoma më shqetësuese është nënshkrimi i një memorandumi të dytë për “forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame”. Kjo duket si financim selektiv me para publike i trashëgimisë së një bashkësie fetare.
Pyetja logjike është: ky memorandum a është një përpjekje për t’u larë nga demi i financimit të Kishës Serbe?
Në vitin 2023, sipas raportimeve publike, nga buxheti i Kosovës janë ndarë rreth 146 mijë euro për këtë dioqezë të Kishës Ortodokse Serbe — një institucion që vazhdon t’i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi”. Atëherë u ngrit pyetja pse Zyra e Kryeministrit financon drejtpërdrejt institucione që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Sot kemi memorandum me BIK-un. Nesër me kë tjetër?
Nëse bëhet fjalë për trashëgimi kulturore të Kosovës, atëherë ato objekte duhet të trajtohen si pasuri shtetërore dhe të menaxhohen me standarde institucionale të një shteti laik. Nëse bëhet fjalë për financim të objekteve fetare, atëherë qytetarët kanë të drejtë të dinë kufijtë mes shtetit dhe bashkësive fetare, sidomos kur ka pretendime publike se disa xhami janë financuar nga Serbia, siç ka deklaruar ish-zëvendësministri Gashi.
Prandaj pyetja është e thjeshtë: çfarë memorandumi është nënshkruar realisht dhe në emër të kujt?
Screenshot
Një gjë megjithatë po bëhet gjithnjë e më e qartë: udhëheqësit pa kulturë shtetformuese i sjellin vendit dëme afatgjata. Një kryeministër nuk duhet ta përdorë trashëgiminë, fenë dhe plagët e luftës për marketing politik. Sepse kur politika humb sensin e shtetit laik dhe të përgjegjësisë institucionale, dëmtohet vetë e ardhmja e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu