Një hap tjetër kundër Kosovës i Albin Kurtit, për pushtet dhe manipulim të votës po do ta bëjë Ibrin kufi relegjioz

Shkrime relevante

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Mentor Mripa – zëri që e sheh botën përmes shpirtit

Hajriz Mamaj, Prishtinë Vështrim poetiko-letrar dhe biografik Mentor Mripa është një figurë e...

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Portret Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11...

Flamuri në ballkon, përgjegjësia në sirtar

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Çlirimi i PDK-së paska ardhur me një zbulim të...

Shpërndaj

Sot Kurti ka bërë hapin tjetër të dëmtimit të interesit kombëtar. Për pushtet dhe manipulim të votës po do me be Ibrin kufi relegjioz.
Në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Beogradi dha urdhër të digjeshin porta 1 dhe 31 të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, ky fakt sado fatkeq e detyroi pushtetin në Beograd të pranoj heshturazi që këto pika kufitare janë mes dy shteteve, çfarë kërkon Kurti përmes manipulimit të fesë dhe besimtarëve, pse politika duhet të fus hundët në relegjion, pse xhamija në veriun e Kosovës duhet të bëhet thembra e akilit në raportet ndërkombëtare. Veriu është si krejt Kosova, pse duhet Kryeministri në detyrë të politizoj xhaminë dhe ndërtimin e saj.
A është Kurti duke ndërtuar strategjinë zgjedhore mbi përplasjet dhe popullizmin e kotë dhe antizhvillim dhe me qellim tensioni dhe përçarje. Asgjë e re, vetëm edhe disa zëvendësministra koti!
Nënshkruhet memorandumi për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me kryeimamin Vedat ef. Sahiti, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin dhe zbatimin e projektit të rikonstruktimit të Xhamisë së Ibrit me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministren e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci.
Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.
Myftiu Tërnava theksoi se pikërisht në ditën kur përkujtohet 27-vjetori i djegies së kësaj xhamie, jam tejet i lumtur që në këtë ditë edhe po nënshkruhet memorandumi për rikonstruktimin e saj.
Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Kujtojmë se Xhamia e Ibrit është ndërtuar në vitin 1777, ndërsa është djegur më 2 maj 1999.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Xhamine e Ibrit e ndertuan boshnjaket.
    Ne vitin 1777 ne Kosove nuk kishte boshnjakë.
    Boshnjaket erdhen ne Kosove si punetore per ndertimin e hekurudhes Mitrovicë – Shkup.
    Prandaj viti i ndertimit te kesaj xhamie nuk eshte i sakte. Kjo xhami duhet te jete ndertuar ne shekullin e 19 të.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu