Sot ishim në një vizitë pune në fshatin Zogaj(Zagorë), komuna e Vushtrrisë, sëbashku me don Franën, famullitar i Famullisë së Llapushnikut dhe Vikariat i Ipeshkëvisë së Kosovës dhe Kristian Shala, kusheri nga Isniqi.

Me këtë rast vizituam themelet e kishës Ilire dhe vendin ku më 18 gusht 2026 do të vëhet gurthemeli për ndërtimin e kishës Shqiptare Katolike në afërsi rreth 200 metra nga themelet e kishës së vjetër,duke respektuar parametrat arkeologjike për ndërtimin e objektit të ri duke mos cënuar zonën arkeologjike.

Që sot ky projekt i shumëpritur nga besimtarët katolik në Vushtrri mori rrugën zyrtare për ndërtimin e Kishës Katolike Shqiptare në këtë komunë.

Prandaj, të dashur bashkëkombës ju ftoj më këtë datë të jeni pjesëmarrës në mënyrë masive, ku do ketë ceremoni të pagëzimeve në këtë ditë të shejt për kombin Shqiptar, sepse e vetmja rrugë për shpëtimin e kombit është rikthimi në rrenjët Arbërore.



