ARKIVI:
19 Qershor 2026

Paul Musollaj, një sportist i dalluar në Taekwondo

Shkrime relevante

Disa demonstrues me qëllime të liga sabotojnë demonstratën duke bërtitur: “Rama në burg, Berisha në burg”

Nga Aurel Dasareti Përqendrimi te armiku (ose sfida) më i madh fillimisht...

Mjegull mbi Tiranë, mjegull mbi Prishtinë

(Kjo poezi satirike pasqyron zhgënjimin qytetar ndaj etjes për pushtet dhe...

Janë Shqiptarët për ty Shqipëri

Nikolin Sh. Lëmezhi, Shkodër

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

Shpërndaj

Tom Përgjoka

Paul Musollaj është një sportist i dalluar nga Waiblingen. Ai ka lindur më 12 korrik 2010. Që kur ishte shumë i vogël filloi pasioni i tij i madh për Taekwondo.

Pauli ishte vetëm 2 vjeç kur shkoi për herë të parë në stërvitje te klubi Armare Waiblingen. Atëherë shkonte bashkë me babanë dhe vëllain e tij të madh. Kur mbushi 5 vjeç, dha provimin e parë dhe mori brezin e bardhë me të verdhë.

Pauli nuk e ndërpreu asnjëherë stervitjen. Çdo vit ai bënte provime të reja. Në moshën 14-vjeçare arriti diçka shumë të veçantë, mori brezin e zi. Ky është një nder i madh për çdo sportist.

Shumë ndeshje dhe suksese

Pauli ka korrë suksese të shumta nëpër turne të ndryshme. Garën e parë e pati qysh në moshën 5 vjeçare. Që nga ajo kohë ai ka marrë pjesë në mbi 30 turne. Ka qenë në shumë kampionate në Baden-Württemberg, në gjithë Gjermaninë edhe në turne ndërkombëtare. Shpesh ka fituar vendin e parë ose të tretë.

Në vitin 2024 Pauli dëshmoi se ka një karakter të vërtetë luftëtari. Në një turne në Zvicër ndodhi diçka e vështirë. Ai pati një lëndim të rëndë duke e thyer krahun në mes të ndeshjes finale. Megjithatë, Pauli nuk u dorëzua. Ai vazhdoi të luftojë deri në sekondën e fundit dhe me meritë fitoi medaljen e argjendtë.

Edhe në vitin 2025 ishte shumë aktiv. Mori pjesë në Kampionatin Gjerman për të rinj. Edhe pse aty kishte kundërshtarë më të rritur për të ishte një përvojë e rëndësishme. Në dy turne të tjerë të mëdha ai tregoi forcë dhe doli dy herë në vendin e dytë.

Nderimet nga qyteti

Sukseset e njëpasnjëshme të Paulit kanë bërë krenar jo vetëm familjen e tij, por edhe qytetin ku jeton. Për arritjet e tij të mëdha, ai është nderuar 7 herë radhazi nga kryetari i komunës së Waiblingenit. Ky vlerësim është një dëshmi e punës së tij të palodhshme.

Sot Pauli është 15 vjeç. Ai vazhdon të stërvitet çdo ditë për t’u bërë edhe më i mirë në Taekwondo.

Paul, të përgëzojmë për çdo sakrificë dhe sukses të deri tanishëm! Urojmë që rrugëtimi yt në Taekwondo të jetë i mbushur me shëndet, fitore të reja dhe suksese ndërkombëtare.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Urime Paul! Je nji talent i lindur dhe frymëzim për shumë të ri. Paç shëndet dhe vetëm fitore në çdo hap të jetës!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu