ARKIVI:
3 Maj 2026

Historia e pushtimit të Janinës, si u pushtua për një ditë

Shkrime relevante

Historia e pushtimit të Janinës, si u pushtua për një ditë

Flori Bruqi, Prishtinë  Si u pushtua Janina nga Greqia ,  për një ditë. Janina (greqisht: Ioánnina)...

Mbeturinat inerte !

Gani I. Mehmeti Kështu u quajtën grumbujt e mbeturinave në komunën e...

Shpërndaj

Flori Bruqi, Prishtinë 
Si u pushtua Janina nga Greqia ,  për një ditë.

Janina (greqisht: Ioánnina) është kryeqyteti i rajonit të Epirit në Greqinë veriperëndimore, i njohur për historinë e pasur, kalanë mesjetare dhe peizazhet buzë liqenit Pamvotida. Është një qytet me histori që nga Paleoliti, shpesh i konsideruar si një “qytet 15-minutësh” për shkak të afërsisë së shërbimeve dhe stilit të jetesës]

Pikat kryesore të Janinës:
 
 

Inline imageJanina … 

  • Liqeni Pamvotida: Qendra gjeografike dhe turistike, me ishullin e famshëm në mes ku ndodhet shtëpia e Ali Pashait.
  • Kalaja e Janinës: Ndërtim bizantin që përmban brenda ambiente banimi, muze (si Muzeu Bizantin) dhe lagje të vjetra.
  • Historia: Ka shërbyer si qendër e rëndësishme gjatë Mbretërisë së Pirros dhe gjatë periudhës Osmane nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës….
  • Kultura: Njihet për argjendarinë, gastronominë e veçantë dhe atmosferën universitare.

Janina ofron një përzierje unike të natyrës, historisë dhe jetës moderne urbane

Dritan Hila , ka lindur në Tiranë më 28 gusht 1966. Hila është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Univerzitetit të Tiranës  në vitin 1989, në degën Sferë Qarkullimi. Pas diplomimit ka punuar si ekonomist në institucione shtetërore.
 
Në vitin 2000, iu bashkua trupës diplomatike shqiptare. Nga viti 2002 deri në 2004 shërbeu si konsull në Bari , ndërsa në periudhën 2005–2006 si konsull në Milano.
Në vitin 2011, u largua nga shërbimi diplomatik pas mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me çështje të debatueshme si marrëveshja për shelfin detar me Greqinë, censusi i popullsisë dhe qëndrimi ndaj raportit të eurodeputetit Dick Marty. Pas largimit, nisi një proces gjyqësor ndaj institucionit, të cilin e fitoi.

Që nga viti 2008, Hila ka qenë aktiv në median shqiptare si publicist dhe opinionist, duke trajtuar çështje të politikës së jashtme dhe aktualitetit. Ka kontribuar në gazetat Shqip, Gazeta Shqiptare, MAPO dhe Shekulli.

Ka qenë pjesë e paneleve televizive në Top Channel, News 24, Ora News dhe Scan. Ka drejtuar emisionin “Arena” në Ora News. Aktualisht është gazetar në platformën Dritare.net dhe opinionist në studio të ndryshme televizive.

Përparim Rexhepaj është nënkolonel në pension, historian ushtarak i ftuar kohë më pare në emisionin Shqip nga Dritan Hila në “DritareTv” për të folur për luftën e Janinës.
Zoti Përparim Rexhepaj tha se “kjo luftë është lënë në harresë. Ai tregoi me argumente historike se si ra Janina në duart e Greqisë”.

“Lufta e Janinës ka ngelur në harresë. Vetëm në këngët popullore ruhet kujtimi për luftën e madhe që u bë në Janinë. Bëhet fjalë për vitet 1912-1913, pra Lufta e Parë Ballkanike, atëherë kur Greqia dhe Mali i Zi bënin aleanca të fshehura për të copëtuar trojet shqiptare.

Greqia u fut në Luftën e Parë Ballkanike me dy armata, atë të Thesalisë me 120 mijë vetë dhe armata e Epirit me 10 mijë vetë. Armata e Thesalisë kishte detyrë të pushtonte jugun e Maqedonisë dhe Selanikun, kurse armata e Epirit duhet të sulmonte Janinën. U bënë luftime në Prevezë, në Nikopolis, te Pesë Puset dhe gradualisht trupat greke iu afruan Janinës. Janina ishte qytet shumë i fortifikuar, me fortifikime gjermane. Kishte gati 100 topa dhe 12 mitraloza. Më shumë kishte artileri korpusi i Janinës se ushtria greke. Kemi një divizion turk dhe një divizion shqiptar, përballë divizionit grek. Më 0 9 .12. 1912, kur Shqipëria ishte shpallur e pavarur, erdhi dhe një divizion tjetër nga Thesalia dhe u organizua një mësymje e përgjithshme për të marrë Janinën.

Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinën.

Muzeu i Ali Pashës në Janinë

Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar. Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë.

Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën.

Në janar, grekët dërguan përforcime të tjera dhe ndërmorën një mësymje të përgjithshme, por përsëri nuk e morën, pësuan humbje të mëdha.

Vetëm në Bezhan pati rreth 4,200 të vrarë.

Në fund të janarit komanda greke shkarkoi gjeneral Sapunin dhe vendosën princin Konstantin.

Fitorja e Greqisë, kundër forcave të Turqisë në Janinë dhe në Selanik ishte triumf i artit ushtarak francez, ndaj artit ushtarak gjerman.

Se dihet që ushtria turke ishte e armatosur me armatime gjermane dhe zbatonte doktrinën gjermane, ndërsa ajo greke me armatime franceze. Kur kryeministri i Greqisë shkoi në Londër, përfaqësuesit e Anglisë dhe Francës i thanë që ta marrin sa më shpejt Janinën se Konferenca e Londrës po vendos kufijtë e rinj të shtetit shqiptar.

Ata i thanë që Janinën ta merrnin me luftë, jo me negociata, se ai qytet që merrej me luftë, i takonte si plaçkë fitimtarit. Natën e 4-5 marsit të 1913-ës ra Janina.

Trupat greke shkuan në rajonet e fortifikuara ku ishin ushtarët turq dhe shqiptarë dhe ata nuk bënin asnjë rezistencë. Vetëm në Bezhan u qëllua disa herë me top, sa për të thënë që ne po luftojmë.

Kalaja e Janinës

Kështu u mor Janina për një natë. E pranojnë edhe vetë grekët këtë fakt, që për marrjen e Janinës u vranë 500 ushtarë.

Si mund të merret një qytet i fortifikuar me kaq pak të vrarë.

Thoshin që pala shqiptaro-turke nuk kishte municione, por edhe kjo nuk është e vërtetë se kishin topa dhe mitroloza.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze. 

Me 2 maj 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara