
Janina (greqisht: Ioánnina) është kryeqyteti i rajonit të Epirit në Greqinë veriperëndimore, i njohur për historinë e pasur, kalanë mesjetare dhe peizazhet buzë liqenit Pamvotida. Është një qytet me histori që nga Paleoliti, shpesh i konsideruar si një “qytet 15-minutësh” për shkak të afërsisë së shërbimeve dhe stilit të jetesës]
Janina …
- Liqeni Pamvotida: Qendra gjeografike dhe turistike, me ishullin e famshëm në mes ku ndodhet shtëpia e Ali Pashait.
- Kalaja e Janinës: Ndërtim bizantin që përmban brenda ambiente banimi, muze (si Muzeu Bizantin) dhe lagje të vjetra.
- Historia: Ka shërbyer si qendër e rëndësishme gjatë Mbretërisë së Pirros dhe gjatë periudhës Osmane nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës….
- Kultura: Njihet për argjendarinë, gastronominë e veçantë dhe atmosferën universitare.
Janina ofron një përzierje unike të natyrës, historisë dhe jetës moderne urbane

Që nga viti 2008, Hila ka qenë aktiv në median shqiptare si publicist dhe opinionist, duke trajtuar çështje të politikës së jashtme dhe aktualitetit. Ka kontribuar në gazetat Shqip, Gazeta Shqiptare, MAPO dhe Shekulli.

“Lufta e Janinës ka ngelur në harresë. Vetëm në këngët popullore ruhet kujtimi për luftën e madhe që u bë në Janinë. Bëhet fjalë për vitet 1912-1913, pra Lufta e Parë Ballkanike, atëherë kur Greqia dhe Mali i Zi bënin aleanca të fshehura për të copëtuar trojet shqiptare.
Greqia u fut në Luftën e Parë Ballkanike me dy armata, atë të Thesalisë me 120 mijë vetë dhe armata e Epirit me 10 mijë vetë. Armata e Thesalisë kishte detyrë të pushtonte jugun e Maqedonisë dhe Selanikun, kurse armata e Epirit duhet të sulmonte Janinën. U bënë luftime në Prevezë, në Nikopolis, te Pesë Puset dhe gradualisht trupat greke iu afruan Janinës. Janina ishte qytet shumë i fortifikuar, me fortifikime gjermane. Kishte gati 100 topa dhe 12 mitraloza. Më shumë kishte artileri korpusi i Janinës se ushtria greke. Kemi një divizion turk dhe një divizion shqiptar, përballë divizionit grek. Më 0 9 .12. 1912, kur Shqipëria ishte shpallur e pavarur, erdhi dhe një divizion tjetër nga Thesalia dhe u organizua një mësymje e përgjithshme për të marrë Janinën.
Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinën.

Muzeu i Ali Pashës në Janinë
Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar. Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë.
Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën.
Në janar, grekët dërguan përforcime të tjera dhe ndërmorën një mësymje të përgjithshme, por përsëri nuk e morën, pësuan humbje të mëdha.
Vetëm në Bezhan pati rreth 4,200 të vrarë.
Në fund të janarit komanda greke shkarkoi gjeneral Sapunin dhe vendosën princin Konstantin.
Fitorja e Greqisë, kundër forcave të Turqisë në Janinë dhe në Selanik ishte triumf i artit ushtarak francez, ndaj artit ushtarak gjerman.
Se dihet që ushtria turke ishte e armatosur me armatime gjermane dhe zbatonte doktrinën gjermane, ndërsa ajo greke me armatime franceze. Kur kryeministri i Greqisë shkoi në Londër, përfaqësuesit e Anglisë dhe Francës i thanë që ta marrin sa më shpejt Janinën se Konferenca e Londrës po vendos kufijtë e rinj të shtetit shqiptar.
Ata i thanë që Janinën ta merrnin me luftë, jo me negociata, se ai qytet që merrej me luftë, i takonte si plaçkë fitimtarit. Natën e 4-5 marsit të 1913-ës ra Janina.
Trupat greke shkuan në rajonet e fortifikuara ku ishin ushtarët turq dhe shqiptarë dhe ata nuk bënin asnjë rezistencë. Vetëm në Bezhan u qëllua disa herë me top, sa për të thënë që ne po luftojmë.

Kalaja e Janinës
Kështu u mor Janina për një natë. E pranojnë edhe vetë grekët këtë fakt, që për marrjen e Janinës u vranë 500 ushtarë.
Si mund të merret një qytet i fortifikuar me kaq pak të vrarë.

Thoshin që pala shqiptaro-turke nuk kishte municione, por edhe kjo nuk është e vërtetë se kishin topa dhe mitroloza.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze.
Me 2 maj 2026


