ARKIVI:
15 Qershor 2026

Cili është misioni i Vjosa Osmanit?!

Shkrime relevante

Terrorizmi nga pseudoanalistët kriptoenveristë

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  Ka 15 ditë që po i ndjek protestat në...

Bojkoti i qytetarëve dhe vota e shqiptarëve për partitë serbe!

Florim Zeqa Zgjedhjet e 7 qershorit e nxorën në pah një paradoks...

Indoktrinim i çuditshëm, poezi nga Brahim Avdyli

Brahim (Ibish) AVDYLI Poezi INDOKTRIM I ÇUDITSHËM 1.   Kaherë më përcjellë hija e zbehtë e thënies...

Katastrofa Evropiane dhe Paqja e Vestfalisë !

Temsi Semi, Zvicër Përbëhet nga dy traktate paqeje të përfunduara më 24...

Dënimi i butë i Hysri Selimit zbulon misionin e rrezikshëm të BIA-s: islamizim dhe radikalizim i Kosovës

Basri Beka, Prishtinë Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me vetëm 6 vjet...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Ish presidentja Vjosa Osmani, e ngazëllyer me deshtimin e zgjedhjes së Presidentit dhe gëzimin e shkuarjes së vendit në zgjedhje, me ‘sabah’ (fillim-mëngjes) doli me një video-lidhje, e mbushur katarosh me “znaçka” në bluzën e kuqe (simbol i Lëvizjes Vetëvendosje), e cila fillimisht na kërkoj që të shprehim dashuri për vendin (veten e saj)!

Shtirrja e Vjoses për atdhedashuri, hipokrizi e kulluar

Në sfondin e kësaj video-lidhje ndodhej fotografia e pashpirtë (bardh e zi) e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila simbolizon antirugovizmin e Abdixhikut dhe klikës së tij antirugoviane në LDK!

Përmes kësaj video-lidhje, Vjosa Osmani u mundua t’na jepë leksione se si duhet atdheu edhe në momente të vështira, duke proklamuar shpresën për qytetarët në vend të frikës që ajo e ka prej Albin Kurtit!

Foli për propagandë dhe shpifje pa e ilustruar me asnjë rast të vetëm, duke ju kërkuar qytetarëve që t’i besojnë të “vërtetës” që e thotë ajo!

Vjosa Osmani shkojë aq largë saqë i ftojë qytetarët e vendit që t’i bashkangjiten në misionin e saj, pa e sqaruar, cili është ai mision!

Vërtetë duhet me qenë tepër naiv apo i ç’mendur për t’iu besuar fjalëve të një mashtruesje dhe përçarsje fatale të elektoratit rugovian!

Vjosa foli shumë për të vërtetën, por në fakt është karriera e saj politike është e mbushur me plot hipokrizi, gënjeshtra dhe djallëzi politike!

Rruga e Vjosa Osmanit është e shtruar me plot padrejtësi dhe tradhëti ndaj elektoratit rugovian, të cilëve u kërkoj publikisht që t’ia hapin rrugën e mbyllur nga “padrejtësitë” e Albin Kurtit!

Në fakt, rrugën nuk ia mbylli Albin Kurti, por, ajo vetes ia ka mbyllur rrugën në LDK dhe në qeverisjen e vendit në përgjithësi!

Misioni i Vjosa Osmanit nuk është shteti dhe as interesi i qytetarëve, por është pushteti dhe pasurimi i mëtutjeshëm mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi!

Po të ishte ndryshe, Vjosa Osmani do të shquhej për humanizëm dhe atdhedashuri, për punë vullnetare dhe sakrificë për vendin siq njihen athetarët e vërtetë në të gjitha periudhat historike!

Pa dashur të hyjë më thellë në analizën time politike, gabimin fatal me ose pa dashje e bëri kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, i cili u kap keq pas emrit të Vjosa Osmanit, rrënueses fatale të LDK-së, e cila për kënaqjen e egos personale i dha goditjen më fatale subjektit që e rriti dhe e ngriti në karrierë politike!

Kjo e keqe mund të ndodhë vetëm në LDK dhe në asnjë subjekt tjetër politik!

Personi që ia mundësoi zgjedhjen presidente nga radhët e LVV-së, u mundua ta rikthejë sërish në të njëjtën pozitë tradhtaren e partisë, si kryetar i dhunshëm i LDK-së!

Me këto veprime, Lumir Abdixhiku e ka vënë edhe më tepër në lajthitje elektoratin e LDK-së, saqë më askush nuk po e di a është në shërbim të rrënimit të LDK-së apo të kundërshtarëve politikë, “a është me ujkun apo me arushën” siq e thotë populli?!

P.S: Po të folte për atdhedashuri një veprimtarë i orëve të para, një i persekutuar politik, një ushtarë i lirisë së vendit tim apo një mërgimtarë që e ka ndarë kafshatën e familjarëve të tij për shtetin e Kosovës, jo vetëm që do t’i besoja, do t’i përulesha para kërkesave të tij/saj!

Hipokrizive të Vjosa Osmanit nuk iu beson më askush!

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Nga Flori Bruqi

    Puçi kushtetues i Albin Kurtit

    kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së mbrëmshme të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si tentim për përmbysje të rendit kushtetues. Sipas Hasanit, procedimi i votimit pa siguruar numrat e nevojshëm përbën shkelje serioze të parimeve kushtetuese dhe tentativë për imponim institucional. “Ajo e mbrëmshmja ishte qartë tentim për puç kushtetues, për përmbysjen e rendit kushtetues”, është shprehur ai. Hasani kritikoi edhe kryeparlamentaren Albulena Haxhiu për mënyrën se si, sipas tij, u është bërë presion deputetëve që të marrin pjesë në sallë, duke iu referuar aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se interpretimet e tilla nuk mund të përdoren për “abuzim dhe terrorizim të deputetëve”, ndërsa veprimet e saj i përshkroi si ushtrim të “funksioneve policore”, të papajtueshme me pozitën e kryetares së Kuvendit dhe ushtrueses së detyrës së presidentes. Hasani rikujtoi se Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sallë apo të votojnë në një drejtim të caktuar. “Presidenti është organi legjitimues, ai i ka çelësat e të gjitha pushteteve, prandaj është balancuesi kryesor”, deklaroi Hasani.

    Prishtine,4/29/2026

  2. Një opinion i shkëlqyeshëm i Zotit Florim Zeqa, që përputhet hëpërhë me zhvillimet brenda LDK- së , e cila as ambalazhin nuk e ka të Dr.Ibrahim Rugovës e mos të flasim për programin .

  3. 1). Z. Flori Bruqi!
    keni shkruar gjërë e gjasë për z. Enver Hasani, nderkaq, për misionin e ish-Presidentës Osmasni – shumë pak!?

    2). Z- Arif Ejupi!
    E keni shkruar gabim, sepse NUK është fjala për “Florim Zeqen”, por artikullin e mësipërm e ka shkrua Flori Bruqi.

  4. z. Florim,

    1. lexova shkrimin e juaj lidhur me misionin e ish Presidentës se Kosovës dhe NUK më bëri përshtypje.
    E di se ti “anon” kah LDK-ja, bile pate kandidue edhe për KRYETAR TË LDK-ës, por ata dijnë kapacitetin tënd, ndaj nuk të pranuan. Keq! Fjalia jote fundit lidhur me hipokrizinë e ish Presidentës, ta them unë se shka do të thotë HIPOKRIZI: Në popull hipokritin e thirrin DYFYTYRËSH. NDAJ KE GABUAR
    2. I KËRKOJE FALJE Arif Ejupit se kam gabuar tek emri i Flori Bruqit!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu