Gabim i rëndë politik i Rozeta Hajdarit, ra në kurthin e islamistit politik Korab Blakaj

Shkrime relevante

Hoxha i katër grave dhe livadhet që ujiste Qazimi

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 25 shtator 2026 Tregim satirik Në atë shtëpi, fjala...

“Nisma e Deçanit” në Zvicër, ftesë për Kuvendin e 3-të të Rregullt Vjetor, që do të mbahet nesër në ora 18

Saim Tahiraj ____ “NISMA E DEÇANIT” – ZVICËR F T E S Ë PËR KUVENDIN...

Mentor Mripa – zëri që e sheh botën përmes shpirtit

Hajriz Mamaj, Prishtinë Vështrim poetiko-letrar dhe biografik Mentor Mripa është një figurë e...

Behajdin Allaqi – intelektuali i Lëvizjes dhe misteri i një zhdukjeje që u bë çështje e historisë

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Portret Behajdin Allaqi (7 prill 1963 – 11...

Flamuri në ballkon, përgjegjësia në sirtar

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Çlirimi i PDK-së paska ardhur me një zbulim të...

Shpërndaj

Ish-ministrja Rozeta Hajdari bëri një gabim politik serioz duke marrë pjesë në promovimin e librit të Korab Blakajt. Edhe pse nuk e kam lexuar librin dhe nuk paragjykoj përmbajtjen e tij, është fakt i njohur publik që z. Blakaj ka pozicione të qarta si promovues i narrativave që lidhen me islamin politik dhe me rivlerësimin e Perandorisë Osmane si “çliruese” për shqiptarët – një tezë që bie ndesh me konsensusin historik kombëtar dhe me përvojën e vuajtjeve nën sundimin osman.
Pjesëmarrja në një event të tillë, sidomos në kohë fushate elektorale, dërgon një mesazh të keq: se për disa politikanë vota vlen më shumë se koherenca ideologjike dhe mbrojtja e narrativës historike shqiptare laike dhe kombëtare. Kjo lloj “fleksibiliteti” dëmton besueshmërinë e politikaneve që pretendojnë se mbrojnë interesin kombëtar mbi çdo gjë.
Më e keqja e kësaj ngjarjeje nuk është vetëm prania e saj aty, por fakti se u nxor jashtë kontekstit dhe u instrumentalizua menjëherë nga vetë z. Blakaj. Deklarata e Hajdarit, ku ajo me të drejtë kundërshton përgjithësimet kundër Kishës Katolike, u kthye në “përplasje” dramatike që po shpërndahet si provë se “Kisha po sulmon islamin” ose se “shqiptarët katolikë po ndahen nga kombi”.
Korab Blakaj
Për më tepër, Hajdari u fut në një kurth kur u detyrua të fliste për “Lëvizjen e Deçanit”. Kjo lëvizje është një iniciativë qytetare e disa qytetarëve shqiptarë që kanë të drejtë të kritikojnë islamin politik dhe arabizimin, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo. Ta nxjerrësh atë jashtë kontekstit si “jo-shqiptare” është manipulim klasik që u jep municion islamistëve për ta paraqitur çdo kritikë ndaj islamit politik si “anti-shqiptare” ose “pro-krishtere”.
Rozeta Hajdari duket se ra në provokacionin e organizatorit dhe u përdor si instrument për të krijuar një narativë viktimash. Si politikane me përvojë, ajo duhej ta kishte parashikuar këtë rrezik. Mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar kërkon vigjilencë ndaj të gjitha formave të instrumentalizimit fetar – qoftë ai islamist, qoftë ai tjetër. Nuk mjafton të dalësh nga salla në fund; gabimi fillon që në momentin kur e pranon ftesën.
Shqiptarët kanë nevojë për politikanë që nuk shkojnë në çdo event vetëm për disa like ose vota, por që kanë kurriz ideologjik dhe nuk lejojnë që t’i përdorin si marioneta në luftën për narrativën tjera historike dhe identitare fetare.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Disa here e kam percjellur Korab Blakaj ne Kosova Today te TV Klan-it dhe ne promovimin e librit te tij po ne kete emision dhe pajtohem me konstatimet E Z.Basri Bekes ne fillim te ketij punimit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu