Më 7 qershor, Mitrovica do të flas me zërin e qytetarëve të lirë, për shtetin, sovranitetin, për zhvillimin dhe të ardhmen

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Sapo mora disa pamje nga përgatitjet që po bëhen për tubimin elektoral në Mitrovicë, pranë urës së Ibrit. Ato pamje nuk flasin vetëm për një tubim politik; ato përcjellin një mesazh shumë më të madh: mesazhin e një qyteti që nuk dorëzohet, të një populli që nuk pranon ndarje dhe të një vullneti qytetar që kërkon një shtet më të fortë, më sovran dhe më funksional.
Tashmë duket qartë se qytetarët kanë vendosur të mbështesin fuqishëm vazhdimin e rrugës së sovranitetit shtetëror. Por mitrovicasit e dinë mirë se fitoret e ngushta nuk mjaftojnë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe për të marrë vendime të mëdha në interes të shtetit. Ata e dinë se shumicat minimale shpesh prodhojnë bllokada, vonesa dhe pengesa në proceset jetike për vendin.
Prandaj, Mitrovica sonte po jep një mesazh të qartë: koha e bllokadave duhet të marrë fund. Ashtu siç janë larguar shumë pengesa në vitet e fundit, qytetarët janë të gatshëm të largojnë edhe pengesat politike që e mbajnë peng zhvillimin dhe forcimin e shtetit.
Mitrovica sonte frymonte lirshëm, frymonte sovranitet, dinjitet dhe besim në të ardhmen. Ajo nuk është vetëm një qytet. Mitrovica është simbol i qëndresës, simbol i bashkimit dhe simbol i vetë shtetësisë së Kosovës. Pa Mitrovicën e lirë, të sigurt dhe të zhvilluar, nuk mund të ketë as shtet të fortë e as sovranitet të plotë.
Por beteja nuk përfundon te politika ditore. Vota e 7 qershorit është edhe një votë për Mitrovicën e urave, jo të barrikadave; për Mitrovicën e bashkuar, jo të ndarë; për Mitrovicën si qendër ekonomike, industriale dhe zhvillimore jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Është një votë për një qytet që lidh njerëzit, tregjet, kulturat dhe perspektivat e së ardhmes.
Çdo qytetar ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral e qytetar që përmes votës së tij të vendosë për drejtimin e shtetit dhe të qytetit të vet. Breza të tërë kanë sakrifikuar për liri, për shtet dhe për sovranitet. Tani është radha jonë që këtë amanet ta mbrojmë me mjetin më demokratik dhe më të fuqishëm: votën.
Më 7 qershor, Mitrovica dhe Shala e Bajgorës do të flasin me zërin e qytetarëve të lirë. Do të flasin për shtetin, për sovranitetin, për zhvillimin dhe për të ardhmen.
Zoti e bekoftë Shalën e Bajgorës!
Zoti e bekoftë Mitrovicën!
Zoti e bekoftë Kosovën!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu