Sjellja e Elseid Hysaj dhe thirrjet “Palestinë” nuk përfaqësojnë Shqipërinë as Shqipëtaret!

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Skandal i turpshëm që në Stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–Izrael. Pas golit të Izraelit, ku futbollisti shqiptar Elseid Hysaj u soll si një huligan i rrugës pasi që goditi lojtarin izraelitë me grushte, duke provokuar dhe duke kërkuar “llogari”. Kjo nuk ishte mbrojtje e skuadrës – ishte një akt i papërgjegjshëm, i papjekur dhe plotësisht i dënueshëm.
Njëkohësisht edhe më e turpëshme ishte kur një pjesë e tifozëve shqiptarë të bërtitën “Palestinë! Palestinë!” duke e kthyer ndeshjen në një arenë politike arabe. Kjo është e neveritshme dhe e papranueshme.
Kjo sjellje nuk ka absolutisht asgjë të bëjë me shqiptarët e vërtetë.
Populli shqiptar dhe shteti i Shqipërisë kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me popullin dhe shtetin e Izraelit. Izraeli ka qenë mik në momente të vështira, ka respektuar shqiptarët për rolin tonë historik në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit dhe ka bashkëpunim në shumë fusha. Ne nuk jemi arabë, nuk jemi pjesë e konflikteve të Lindjes së Mesme dhe kauzat arabe nuk janë kauzat tona.
Kjo nuk është patriotizëm – është tradhti ndaj imazhit të Shqipërisë dhe kombëtares.
Shqipëria ka probleme të mëdha: ekonomia, emigracioni, korrupsioni, siguria. Nuk na duhen edhe lojtarë dhe tifozë që na bëjnë qesharakë para botës duke u futur në luftëra që nuk na përkasin.
Elseid Hysaj dhe ata që bërtisnin “Palestinë” – keni turpëruar Shqipërinë.
Koha është për të vendosur qartë: ose jemi një komb serioz që respekton miqtë e vet, ose lejojmë që disa budallenj të na përfaqësojnë si palë në konflikte të huaja.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Palestina në OKB është aleate e Serbis. Ambasadoret e tyre kudo që jan e posaqërisht në Beograd deklarojnë se nuk e njofin Kosovën dhe që e mbështesin qëndrimin e Serbis karshi Kosovës.
    E ky pis shqipfoles injorant që nuk mërzitet për Kosovën e përkrah Palestinen armiqsore ndaj Kosovës.
    Mos e lejoni kurë këtë farë të flliqt me luajt futboll për kombëtaren 🤬

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu