ARKIVI:
9 Qershor 2026

Një mësim demokracie për Europën, që nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë

Shkrime relevante

Një mësim demokracie për Europën, që nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Me protestat më qytetare të mundshme, i kemi...

Shqipëria është në prag të vdekjes totale, e sunduar nga kanibalët!

Nga Aurel Dasareti Shqipëria është në prag të vdekjes totale, shpëtoni vendin,...

Islamistët duan të infiltrohen në institucionet gjermane, paralajmëron shërbimi i sigurisë së Gjermanisë

Christian Skaug  / Document.no Islamistët si Vëllezëria Myslimane përpiqen të infiltrohen në...

Fatmir Gashi, duhet të ketë qartësi edhe për investimet në Zvërnec e gjetiu

Fatmir Gashi Intervista ime te 5Pyetjet.Al 1. Sazani, Zvërneci; Kushner dhe vëllëzërit Khayyt. Fondet sovrane...

Shpërndaj

Me protestat më qytetare të mundshme, i kemi dhënë Europës një mësim demokracie të shkëlqyer, gjë e cila nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë.
Shqiptarët kanë protestuar edhe më parëz, posi! Kanë protestuar në vitin 1991, kur u mashtruam dhe na sollën në votër kalin e Trojës. Kanë protestuar në vitin 1992. Kanë protestuar në vitin 1994, kur në pushtet ishin ata që sot populli i kërkon në burg dhe kur ish të burgosurit politikë rriheshin barbarisht nga SHIK-u, policia dhe garda. Kanë protestuar në vitin 1997 dhe iu vu flaka Shqipërisë. Kanë protestuar në vitin 2011, kur u vranë njerëz në bulevard për të ndarë Shqipërinë sipas orekseve të politikanëve të kastës së vjetër, tashmë 35-vjeçare, që e shqyen Shqipërinë të gjithë bashkë.
Por kurrë më parë shqiptarët nuk janë bërë bashkë si në këto 10 ditë. Kurrë më parë kasta e vjetër nuk na ka pasur frikë sa sot, sepse sot ne jemi të lirë! E mundëm frikën. I hoqëm vargonjtë që na kishin hedhur rreth qafës.
Për 35 vjet janë përpjekur të na përçajnë në jug e veri, në myslimanë e të krishterë, në të nënës apo të njerkës, në të majtë e të djathtë. Por një gjë e mbajtën gjithmonë njësoj: të gjithë duhet të ishim të varfër e të nënshtruar.
Kjo rini e mrekullueshme, ky popull i tërë i bashkuar, tregoi se ka ndërgjegje kombëtare, se ka atdhedashuri, se ka kujtesë dhe se mbi të gjitha sot jemi NJERËZ TË LIRË. Na kanë dashur të nënshtruar, të varur, kokëulur, të përçarë dhe të pafuqishëm. Na duan gjithnjë në grindje me njëri-tjetrin, sepse një popull i përçarë qeveriset më lehtë. Por mijëra shqiptarë që kanë dalë në rrugë e në sheshe në Shqipëri dhe në çdo kryeqytet të diasporës po tregojnë se kjo kohë ka mbaruar.
Një shqiptar i lirë del sot të protestojë për të kërkuar llogaridhënie për herë të parë si qytetar me dinjitet, për qindra arsye duke filluar me mashtrimin e demokracisë së rrejshme që nuk erdhi kurrë e në vend të saj na sollën komunistët e kufluar përsëti. Protestojmë për mungesën e drejtësisë për viktimat e komunizmit, për mijëra të vrarë ende pa varr shkaktuan nga diktatura e etërve të këtyre kryetarëve të sotëm, për mijëra të burgosur pa asnjë faj e kurrkush nuk bëri drejtësi qoftë një ditë të vetme. Protestojmë për ligjin 7501 të vjedhjes së pronës me “ligj” që këta opozitarë partiakë e votuan e shkaktuan më shumë se 35.000 viktima në popull, të gjithë shqiptarë duke vrarë vëllai vëllanë se ashtu na donin, të përçarë e të vdekur! Protestojmë për mungesën e drejtësisë, shkatërrimi e nënshtrimin total i saj. Protestojmë për vitin 1997, kur një popull i tërë u grabit e u masakrua në luftë civile e hajdutët qeveritarë përveç se u pasuruan nuk mbajtën asnjë përgjegjësi, asnjë i dënuar për mijëra viktima të pafaj, madje prej atëherë i rigjetëm prapë në politikë!
Protestojmë për vjedhjet me konçensione, për aferat korruptive, për investitorët strategjikë që mbajnë po të njëjtët emra, për dhjetra e mijëra dosje krimesh që flenë nëpër gjykata e prokurori. Protestojmë për mijëra të rinj e të reja të larguar përdhunshëm nga Atdheu, të mbetur të papunë, pa të ardhme në vendin më të begatë të Europës. Për fëmijët që lindin larg Shqipërisë e shuajnë mallin për gjyshërit ekraneve të telefonave. Për prindërit tanë që shtyjnë ditët në vetmi pa fëmijë duke i bërë ato pak lekë që ju sjellim nga kurbeti, ilaçe e lot.
Protestojmē për meritokracinë, në emër të së cilës na mashtruan për 35 vjet. Për mjekësinë në gjendje dramatike ku mijëra shqiptarë të sëmurë sorollaten rrugëve pa shërbimin dhe trajtimin që meritojnë. Protestojmë për fëmijët tanë wë duan t’i kthejnë në kavie laboratorike duke i mohuar të jenë djem e vajza, burra e gra siç Zoti i ka bërë.
Por mbi të gjitha protestojmë për Atdheun, për Shqipëria, për dashuria për njëri-tjetrin dhe në fund për veten tonë e rininë e sakatuar që na dhuruan!
Të gjitha këto e shumë të tjera akoma, janë arsye të mjaftueshme që ky det drite njerëzish, që sot mbush rrugë e sheshe në Shqipëri dhe në mbarë botën ku ka shqiptarë, të mos ndalet derisa shqiptarët të trajtohen me dinjitetin që meritojnë sepse kur një popull ngrihet për dinjitet, ai nuk kërkon privilegje, kërkon vetëm atë që i takon.
Mendoj se ka ardhur momenti që kjo energji qytetare të mos mbetet vetëm protestë, por të fillojë të shndërrohet në vizion dhe organizim. Duhet të thirret një asamble kombëtare e përbërë nga juristë, ekonomistë, profesorë, filozofë, sociologë, profesionistë të diasporës dhe përfaqësues të grupeve qytetare. Të hartohet një manifest kombëtar, një platformë politike për shtetin e së drejtës, ekonominë, pronën, arsimin, interesin kombëtar e mbrojtjen e territorit shqiptar.
Historia na mëson se protestat i zgjojnë popujt, por vetëm idetë, institucionet dhe organizimi mund të ndryshojnë fatin e një shteti. Prandaj sfida sot nuk është vetëm të pastrojmë Shqipërinë nga mbetjet politike 35 vjeçare por mbi të gjitha të ndërtojmë atë që mungon e ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç duam t’ua lëmë fëmijëve tanë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu