ARKIVI:
24 Korrik 2026

Një mësim demokracie për Europën, që nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë

Shkrime relevante

Blerim Nika reagon ndaj keqërdorimit islamik të varrimit të një polici

Blerim Nika  REAGIM PUBLIK Pamjet ku pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës,...

Organizata Shqiptaria kërkon protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të Republikës së Kosovës

Organizata Shqiptaria Kërkojmë protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të...

Bregu i Kishës në Studenicë – Bazilika e lashtë që rikthen kujtesën dhe besimin

Afrim Zeqiri, Studenicë, Istog ____ Pas furtunës së rrëmbyeshme dhe bubullimave që zbritën...

Një letër e Aurel Dasaretit shkruar “me nxitim për pasurinë e miut të kanalizimeve”

Aurel Dasareti, ekspert i çështjeve pskologjike - ushtarake nga SHBA Një...

Shpërndaj

Me protestat më qytetare të mundshme, i kemi dhënë Europës një mësim demokracie të shkëlqyer, gjë e cila nuk është parë e dëgjuar kurrë më parë.
Shqiptarët kanë protestuar edhe më parëz, posi! Kanë protestuar në vitin 1991, kur u mashtruam dhe na sollën në votër kalin e Trojës. Kanë protestuar në vitin 1992. Kanë protestuar në vitin 1994, kur në pushtet ishin ata që sot populli i kërkon në burg dhe kur ish të burgosurit politikë rriheshin barbarisht nga SHIK-u, policia dhe garda. Kanë protestuar në vitin 1997 dhe iu vu flaka Shqipërisë. Kanë protestuar në vitin 2011, kur u vranë njerëz në bulevard për të ndarë Shqipërinë sipas orekseve të politikanëve të kastës së vjetër, tashmë 35-vjeçare, që e shqyen Shqipërinë të gjithë bashkë.
Por kurrë më parë shqiptarët nuk janë bërë bashkë si në këto 10 ditë. Kurrë më parë kasta e vjetër nuk na ka pasur frikë sa sot, sepse sot ne jemi të lirë! E mundëm frikën. I hoqëm vargonjtë që na kishin hedhur rreth qafës.
Për 35 vjet janë përpjekur të na përçajnë në jug e veri, në myslimanë e të krishterë, në të nënës apo të njerkës, në të majtë e të djathtë. Por një gjë e mbajtën gjithmonë njësoj: të gjithë duhet të ishim të varfër e të nënshtruar.
Kjo rini e mrekullueshme, ky popull i tërë i bashkuar, tregoi se ka ndërgjegje kombëtare, se ka atdhedashuri, se ka kujtesë dhe se mbi të gjitha sot jemi NJERËZ TË LIRË. Na kanë dashur të nënshtruar, të varur, kokëulur, të përçarë dhe të pafuqishëm. Na duan gjithnjë në grindje me njëri-tjetrin, sepse një popull i përçarë qeveriset më lehtë. Por mijëra shqiptarë që kanë dalë në rrugë e në sheshe në Shqipëri dhe në çdo kryeqytet të diasporës po tregojnë se kjo kohë ka mbaruar.
Një shqiptar i lirë del sot të protestojë për të kërkuar llogaridhënie për herë të parë si qytetar me dinjitet, për qindra arsye duke filluar me mashtrimin e demokracisë së rrejshme që nuk erdhi kurrë e në vend të saj na sollën komunistët e kufluar përsëti. Protestojmë për mungesën e drejtësisë për viktimat e komunizmit, për mijëra të vrarë ende pa varr shkaktuan nga diktatura e etërve të këtyre kryetarëve të sotëm, për mijëra të burgosur pa asnjë faj e kurrkush nuk bëri drejtësi qoftë një ditë të vetme. Protestojmë për ligjin 7501 të vjedhjes së pronës me “ligj” që këta opozitarë partiakë e votuan e shkaktuan më shumë se 35.000 viktima në popull, të gjithë shqiptarë duke vrarë vëllai vëllanë se ashtu na donin, të përçarë e të vdekur! Protestojmë për mungesën e drejtësisë, shkatërrimi e nënshtrimin total i saj. Protestojmë për vitin 1997, kur një popull i tërë u grabit e u masakrua në luftë civile e hajdutët qeveritarë përveç se u pasuruan nuk mbajtën asnjë përgjegjësi, asnjë i dënuar për mijëra viktima të pafaj, madje prej atëherë i rigjetëm prapë në politikë!
Protestojmë për vjedhjet me konçensione, për aferat korruptive, për investitorët strategjikë që mbajnë po të njëjtët emra, për dhjetra e mijëra dosje krimesh që flenë nëpër gjykata e prokurori. Protestojmë për mijëra të rinj e të reja të larguar përdhunshëm nga Atdheu, të mbetur të papunë, pa të ardhme në vendin më të begatë të Europës. Për fëmijët që lindin larg Shqipërisë e shuajnë mallin për gjyshërit ekraneve të telefonave. Për prindërit tanë që shtyjnë ditët në vetmi pa fëmijë duke i bërë ato pak lekë që ju sjellim nga kurbeti, ilaçe e lot.
Protestojmē për meritokracinë, në emër të së cilës na mashtruan për 35 vjet. Për mjekësinë në gjendje dramatike ku mijëra shqiptarë të sëmurë sorollaten rrugëve pa shërbimin dhe trajtimin që meritojnë. Protestojmë për fëmijët tanë wë duan t’i kthejnë në kavie laboratorike duke i mohuar të jenë djem e vajza, burra e gra siç Zoti i ka bërë.
Por mbi të gjitha protestojmë për Atdheun, për Shqipëria, për dashuria për njëri-tjetrin dhe në fund për veten tonë e rininë e sakatuar që na dhuruan!
Të gjitha këto e shumë të tjera akoma, janë arsye të mjaftueshme që ky det drite njerëzish, që sot mbush rrugë e sheshe në Shqipëri dhe në mbarë botën ku ka shqiptarë, të mos ndalet derisa shqiptarët të trajtohen me dinjitetin që meritojnë sepse kur një popull ngrihet për dinjitet, ai nuk kërkon privilegje, kërkon vetëm atë që i takon.
Mendoj se ka ardhur momenti që kjo energji qytetare të mos mbetet vetëm protestë, por të fillojë të shndërrohet në vizion dhe organizim. Duhet të thirret një asamble kombëtare e përbërë nga juristë, ekonomistë, profesorë, filozofë, sociologë, profesionistë të diasporës dhe përfaqësues të grupeve qytetare. Të hartohet një manifest kombëtar, një platformë politike për shtetin e së drejtës, ekonominë, pronën, arsimin, interesin kombëtar e mbrojtjen e territorit shqiptar.
Historia na mëson se protestat i zgjojnë popujt, por vetëm idetë, institucionet dhe organizimi mund të ndryshojnë fatin e një shteti. Prandaj sfida sot nuk është vetëm të pastrojmë Shqipërinë nga mbetjet politike 35 vjeçare por mbi të gjitha të ndërtojmë atë që mungon e ta bëjmë Shqipërinë ashtu siç duam t’ua lëmë fëmijëve tanë.

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Ervina Toptani. Ju jetoni në Vjenë. Shijoni lirinë dhe demokracinë Europiane, sistemin e lirive e vlerave, të krijuara pas luftrash e përpjekjesh shekullore përballë rrymave të errëta antnjerëzore, nga inkuzicioni religjoz, nazi-fashizmi e komunizmi, i kurrorëzuar pas Luftës II Botërore, me krijimin e Formacionit Politik “Bashkimi Europian”. Ju përdorni fjal të bukura dhe joshëse “Liria”, “Njerëz të Lirë”…..Ju cittoni togfjalëshin “Protesta për Ligjin 7501” !?…..Ju Pyes: Cili protestues kërkoi anullimin e ligjit komunist 7501?! Cili protestues kërkoi khimin e pronave pronarit të ligjshëm?! Cili protestues kërkoi përgjegjësit pushtetar që mbollën kodrinat e Tiranës me pallate shumkate duke shkatëruar kurrorën jetdhënëse të qytetit tim dhe tuajit, dikur jeshiluar me ullishta, vreshta e drurë dekorativ ?! Cili protestues ndihet zaptues i pronave (tokave) të tironsit autokton në Laprak, Kamëz, Sauk, Selit, Kashar, etj, dhe ndjehet i penduar dhe i zotuar t’ia krhej tokën pronarit. Cili !? A e dini ju znj. Toptani, që “Revolucioni” udhëhiqet nga komunisti Qorri dhe nga misionar të fshehur të paguar nga islami politik turko-arab dhe ortodoksia politike Ruso-sllave-greke” !? A e dini ju që në pankarta shruhet “Atdheu po Shitet” dhe manipulatorët shqiptar të shkarë nga shqiptar në grekoman e walach (vlleh) me atdhe kuptojnë Greqia dhe Zvërnecin e quajnë Greqi ?! A e dini ju z. Toptani që “marrifeti zvërnec” është sajuar nga segmentet antishqiptare dhe antiamerikane me synimin e largimit të investimeve të huaja dhe në rastin konkret të investimit amerik 4 miliard euro, për të shkatëruar mbështetjen e SHBA për Shqipërinë, për ta lënë Shqipërinë jashtë BE dhe Kombin Shqiptar në erësirë, të urritur e të panxënë, pa vënde pune dhe të detyruar të emigrojë sikundër edhe ju keni emigruar për një jetë më të mirë dhe më lukzose ?! Media dhe Intelektualët duhet të jenë gjakftohtë dhe larg politizimit ! Për mua Shqipëria është mbi Gjithçka. SHBA shpresa e vetme e Shpëtimit të Kombit Shqiptar Arbër Skënderbejan, Bashkimit Kombëtar dhe krijimit të Shqipërisë Etrnike! Pikërisht UNITETI SHBA-SHQIPËRI, i tmerron SILOGJET E IALAMIT POLITIK TURKO-ARAB E ORTODOKS BIZANTINO GREK-ROMAN-RUMUN-ARUMUN, RUS SLLAVO SRB E MAQEDON, TURANIKO BULLGAR E TURKMENO WALACH (VLLEH).

    • Ne jemi mjeshtër të konspiracionit, të gjetjes së konspiracionit në çdo gjë që na rrethon. Nga ky llaf i yti për kurdisje ska asgjë të vërtetë. Dhe pse do të duhej kthyer tokën pronarëve të para sa e sa gjeneratave… Toka ishte mall, madje edhe pse e turbulencave po të ishte, ku ke parë që të kthehet sepse na ishte e dikujt tjetër? Kjo do të shkaktonte luftë qytetare, gjë që s’behet.

    • Ragip komunisti .Pyetja e juaj provokuese dhe dashakeqëse se ,,,,, pse u dashka t”u jepet prona atyrëve gjeneratave të mëparshëm ??? Ka përgjigjen që uroj të ju vijë paksa turp se falje nga kategoria komuniste e juaja nuk pritet. SE ata PRONA ,tokë, shtëpija e cdo pronë e patundshme u Vodhën të shoqëruara me reprezalje më 1944 – 1950 në Shqipërinë e diktatorit gjirokastrit = hero për atë masë të gënjyer të shqiptarëve të Kosovës . Kjo vjedhje pronash para 3 , 4 gjeneratash a ndodhi në Kosovën e Titos ,komunisti Ragip ??? ASPAK .Prandaj për një plagë të pashëruar të popullsisë së Shqipërisë mos flisni si nëna e Zeqos në majë të thanës ( shprehje satire ) . Me dhimbje e them se dhe pas 3, 4 dekadash ne të dy popujt e një gjuhe të njëjtë nuk po arrijmë të kuptohemi .E sidomos për ngjarjet e para 1990 . Zor se gjen një rast të dytë në botë ku dy popuj me gjuhë të njëjtë ( se jetuam në qeveri e ligje të ndryshme ) të kenë divergjenca e moskuptime jo të pakta .Shkrimi i znj. Toptani është tepër i saktë .

  2. E nderuar znj. Toptani,

    Respektoj të drejtën tuaj për të shprehur mendimin dhe shqetësimet që ngrini për shumë plagë të shoqërisë shqiptare, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në jetën tonë kombëtare. Megjithatë, mendoj se nuk është e saktë të paraqitet sikur protestuesit e sotëm kanë dalë në rrugë për të gjitha çështjet që ju rendisni.

    Nëse do të protestohej vërtet për mungesën e drejtësisë ndaj viktimave të komunizmit, për mijëra të zhdukurit pa varr, për të përndjekurit politikë, për pronat e grabitura, për viktimat e vitit 1997, për emigrimin masiv, për shkatërrimin e arsimit dhe shëndetësisë apo për problemet sociale që kanë goditur popullin shqiptar gjatë këtyre 35 viteve, atëherë protestat do të kishin një platformë të qartë kombëtare dhe do të përfshinin shtresa shumë më të gjera të shoqërisë.

    Në realitet, pjesa më e madhe e protestuesve janë mobilizuar nga një kauzë e caktuar politike dhe jo domosdoshmërisht nga të gjitha padrejtësitë historike që përmendni. Nuk mund të flasim në emër të gjithë shqiptarëve dhe as të supozojmë se çdo pjesëmarrës në protestë mban të njëjtat qëndrime për komunizmin, pronën, vitin 1997 apo çështje të tjera të ndërlikuara të historisë sonë.

    Shqipërisë i duhen qytetarë që protestojnë, por po aq i duhen qytetarë që dallojnë mes kauzës qytetare dhe instrumentalizimit politik. Një protestë fiton vlerë jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga qartësia e objektivave, përfshirja e të gjitha shtresave dhe aftësia për të propozuar zgjidhje konkrete.

    Mjerisht në ketë protestë askush nuk po e përmend historinë e dhimbjeve dhe padrejtësive që shqiptarët kanë përjetuar gjatë këtyre dekadave.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu