10 MARRËVESHJET E TURPIT – PSE POPULLI NUK HARRON
Sot disa prej ish-pushtetarëve që për vite të tëra qeverisën Kosovën dalin e bërtasin nga opozita, por harrojnë se populli mban mend.

Populli mban mend:
• Planin e Ahtisarit dhe kompromiset e dhimbshme.
• Dhënien e mbi 8200 hektarëve Malit të Zi.
• Ndarjen komunale që fuqizoi strukturat etnike serbe.
• Marrëveshjet për Asociacionin/Zajednicën.
• Privatizimet e dyshimta dhe shkatërrimin e shumë fabrikave.
• Amnistimin e strukturave kriminale në veri.
• Krijimin e Gjykatës Speciale.
• Shitjen e pasurive strategjike dhe rrjeteve publike.
• Dëmtimin e interesit publik në çështjet e energjisë dhe pasurive shtetërore.
• Pasurimin e një grushti njerëzish ndërsa qytetari mbeti në varfëri e mërgim.

Prandaj sot nuk mjaftojnë fjalët, akuzat e as shpifjet kundër kundërshtarëve politikë.

Populli kërkon:
DREJTËSI – LLOGARIDHËNIE – LIGJ.
Nuk ka rëndësi sa para, vila apo miliona janë grumbulluar.
Historia nuk i mat njerëzit me pasurinë që kanë marrë, por me dëmin ose të mirën që i kanë lënë atdheut.

Kosova ka nevojë për institucione të forta, jo për grindje të përjetshme të atyre që për vite të tëra e patën pushtetin në duar.




Nga Sak Muji, ish i burgosur politik 1981–1990
Rugovë – Kosovë




I ndershmi Sak Muji, miremengjesi,
Pajtohem me pjesen me te madhe siq i quan ti, (10) marreveshjet e turpit.
Sak i nderuar, nuk pajtohem vetem me
” • Krijimin e Gjykatës Speciale.qe eshte pas ”Armatimig te strukturavd kriminale ne veri”
Pse nuk pajtohem i nderuar?
Sepse as änje gjykate ne Kosove nuk do te guxonte t’i gjykoj krimet, çfaredo qofshin ato.
Asnje prokuror nuk do te guxonte … dhe asnje avokat mbrotjes nuk do te guxonte te perzihej ne mbrojtje te (paleve) demtuarve.
Pajtohesh apo jo, eshte pune e jotja por une mendoj keshtu.
Shembuj ka shume:
– Sami Lushtaku sa ”ishte ne burg”, ne percjellje te gardianeve (apo policeve) shkonte e ””flinte”” ne shtepi.
Sami Lushtaku, si kryetar jo me larg se 1 muaj ne Qender te Skenderajit e rreh (e pergjak) kryetarin e deges se vetevendosjes ndersa organizata e veteraneve te uçk-se me Gucatin ne krye, ne vend se ta gjykojne rastin, ata dalin ne proteste kunder policise se Kosoves qe donin ta merrnin Samiun vetem per nje deklarate e Samiu, kur doli nga biseda, faleminderonte protestuesit.
Ka edhe shembuj te tjere per Ramushi , Fatmirin, xhabiri etj.
Rexhep Selimi sigurimi ne Kuvendin e Kosoves kur ata donin ta kontollonin, i kercnonte me … koke.
Sa i perket demit ekonomik qe i kane shkaktua Kosoves, pas ””””Privatizimit””” as qe flitet. Disa nga ata i kane nga 100-150 hektare toke.
Edhe sikur te behej ndonje gjyq si ai i Nyrbergut, nuk do te mund t’i pastronte te gjitha te ligat e te keqiat qe po i shohim une e ti, Sak i nderuar.
Faleminderit e diten!
Nuk më befason sinqeriteti i mikut tim të largët , në Suedi se jo një herë por pothuajse në cdo shkrim e krijimtari të tij e kam parë ,e kam lexuar me kënaqsi . Të mbajë anën e së drejtës .I lumtë ,në veçanti brezit të tij që u mashtruan nga propaganda e Shqipërisë të sistemit izolues , shtypës e antishqiptar , të vëllait të M.Popvicit , en-ferri me “dipllomë ” imagjinare franceze . FRANCA .Një shtet që është në bllokun perëndimor,ku kuptohet liria e fjalës ,e vërteta e humanizmi .Por ,,,, cudi sa dekada heshti kjo Francë demokratike që të kundërshtonte pohimin e rrufjanit gjirokastrit se : Ju i pari i Shqipërisë nuk keni marrë KURRË dipllomë franceze . Sa do të zgjatesha po të tregoja nga jeta ime private se fëmijët e gruan ( malazeze në mos gabohem ) të të ndjerit tashmë Doktorit Hasan Jera .Që kaloi dekada në burg vetëm se kishte ndihmuar si mik në banesën , dhomën si student në Francë . Të mos largohem nga tema e artikullit ku nënvizoj se vërejtja e z.Sinan është më shumë se e drejtë . Së pari mbrojtja e viktimave , e familjarëve të tyre e pastaj të kalohet në përgjegjësitë personale të kujdo , qoftë dhe ish kryeministrit, Ministrit etj. Autori i tekstit shpreh më shumë entuziazëm se sa duhet e ndoshta dhe bën gabime që dikush ja korrigjon si miku im z.Sinan.