ARKIVI:
9 Gusht 2026

Dy lajme të mira, paralajmërimi i për ngritjen e aktakuzës ndaj përgjegjësve të masakrës ndaj familjes Jashari dhe për infiltrimet në protestat e Tiranës

Shkrime relevante

Familja Musa, një shekull qëndresë, pune, dije dhe sakrifice

Foto nga  familja e “Rrahim Abdullah Musa dhe Zylfije Musa –...

Kush po e mban peng Kosovën ?

Nga Ramiz Tafilaj Houston, SHBA Tri zgjedhje, institucione të pakonstituuara dhe një shtet...

UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve, por vetëm për ftoi për çlirimin e Kosovës

Bajram Gashi, veprimtar ____ …Nëse gjatë luftës u desh të largoheshin nga UÇK-ja...

Shpërndaj

Sot mora dy lajme që më japin shpresë se ende ka forca që veprojnë në interes të drejtësisë, shtetit dhe kombit.
Lajmi i parë është paralajmërimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj përgjegjësve të masakrës së familjes Jashari. Ky është një hap historik drejt vendosjes së drejtësisë për krimin më simbolik të luftës sonë çlirimtare. Kjo nuk është vetëm meritë e prokurorëve që kanë punuar në këtë rast, por edhe e vullnetit politik të qeverisë aktuale që ka krijuar kushtet që krimet serbe të trajtohen me prioritet institucional. Edhe pse e vonuar, drejtësia për Prekazin mbetet detyrim shtetëror dhe kombëtar.

 

Lajmi i dytë është reagimi i organizatorëve të protestave qytetare në Tiranë lidhur me incidentin e papranueshëm me flamurin e Izraelit. Përshëndes distancimin e qartë nga ky akt dhe paralajmërimin për dekonspirimin e elementëve të infiltruar që përpiqen t’i japin protestës ngjyra fetare, ekstremiste apo agjenda të huaja. Ky është një mesazh i rëndësishëm se protestat qytetare duhet të mbeten qytetare, kombëtare dhe demokratike, pa u rrëmbyer nga grupe që synojnë përçarjen e shqiptarëve ose dëmtimin e aleancave tona strategjike.
Të dy këto zhvillime tregojnë se mbrojtja e interesit kombëtar kërkon njëkohësisht drejtësi për krimet e së kaluarës dhe vigjilencë ndaj atyre që përpiqen të dëmtojnë orientimin tonë euroatlantik në të tashmen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu