Snezhana Paunoviq foli me gjuhën e Millosheviqit – ëndrra për spastrimin e shqiptarëve ka vdekur përgjithmonë

Shkrime relevante

Një ditë që nuk harrohet në Radavc të Pejës, ka takime që zgjasin disa orë, por kujtimi i tyre zgjat nji jetë

Astrit Qazim Memia, Tropojë Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar Mullini i historisë që...

BIA e Serbisë po e shfrytëzon Islamin për agjendat e veta antishqiptare

DOKUMENT: BIA serbe prezente në Kosovë, po e përdorin ISLAMIN? DEBAT...

Në Gjenevë u shënua Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim...

Bekim Sejdiu President, a po i kthehet Kosova profilit institucional?

Gjatë shërbimit të tij diplomatik në Nju Jork, Prof. Dr. Bekim...

Një deklaratë e papërgjegjshme nga Podgorica?

Nga Frank Shkreli ___ Në kulmin e pushimeve evropiane, Podgorica hedh një bombë...

Shpërndaj

Basri Beka, Prishtinë
____
Organizata Shqiptaria dënon me ashpërsinë më të madhe deklaratën skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila shprehu publikisht keqardhje që regjimi kriminal i Slobodan Millosheviqit nuk e paskësh realizuar në tërësi projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Një deklaratë e tillë nuk është gafë politike, por një shfaqje e hapur e mentalitetit shovinist që për dekada prodhoi luftëra, masakra, dëbime dhe krime kundër njerëzimit në Ballkan. Kur një ministre e qeverisë së Serbisë flet me nostalgji për spastrim etnik, ajo nuk fyen vetëm popullin shqiptar, por sfidon edhe vetë vlerat mbi të cilat pretendohet se ndërtohet Evropa moderne.
Ne i themi ministres Paunoviq se ëndrra fashiste për një Kosovë pa shqiptarë ka dështuar përgjithmonë. Ajo u mund nga rezistenca e popullit shqiptar, nga lufta çlirimtare, nga ndërhyrja e NATO-s dhe nga vetë e drejta historike e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre.
Po aq e rrezikshme sa kjo deklaratë është edhe mungesa e reflektimit të shtetit serb për krimet e kryera në Kosovë. Në vend që të kërkojë falje për masakrat, varrezat masive dhe politikat gjenocidale të regjimit të Millosheviqit, në Serbi ende gjenden zyrtarë që flasin me admirim për ato politika kriminale.
Organizata Shqiptaria konsideron se deklarata të tilla tregojnë se një pjesë e elitës politike serbe ende nuk është shkëputur nga trashëgimia e nacionalizmit agresiv që solli tragjedi në gjithë rajonin.
Por në premtojmë se jo vetëm që nuk do t’ju lejojmë të prekni asnjë fije floku të Shqiptarëve, por do t’ju largojmë edhe nga objektet mesjetare ortodokse që i keni uzurpuar me intriga, falsifikime historike dhe mbështetje nga politika ekspansioniste serbe. Nuk do t’ju lëmë asnjë metër katror, asnjë vend, asnjë mundësi për të ushqyer e për të realizuar idetë tuaja shoviniste dhe gjenocidale.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reagojnë qartë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimit të spastrimit etnik nga zyrtarë shtetërorë serbë.
Shqiptarët nuk do të frikësohen nga kërcënimet, nostalgjitë apo fantazitë e atyre që ende ëndërrojnë rikthimin e politikave të shekullit të kaluar. E ardhmja e Kosovës dhe e kombit shqiptar nuk do të përcaktohet nga shovinistët e Beogradit, por nga vullneti i lirë i qytetarëve dhe nga e drejta e patjetërsueshme e shqiptarëve për të jetuar të lirë në vendin e tyre.
Organizata Shqiptaria

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu