Nuk do të ketë Kosovë islamike e as katolike, por laike arbërore europiane

Shkrime relevante

Te Ermal Panduri, të gjithë po rrejnë për Jusuf Gërvallën nga viti 1976 – 1982 – mos rreni sa jam gjallë !

Reshat Sahitaj, Durrës ____ Më vemendje po i përcjelli rrefimet që pa na...

Shën Flori dhe Shën Lauri në Ulpianë dhe Dersniku i Klinës në horizontin biblik të Dardanisë antike

Dom Fran Sopi, Pejë Kur i kthehemi historisë së krishterimit në Dardani,...

Oborri, shteti dhe gomari

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip dhe serbisht) Ja një shembull konkret se si...

Nuk do të ketë Kosovë islamike e as katolike, por laike arbërore europiane

Gjon Keka, Vjenë Nuk do të ketë Kosovë islamike e as katolike,...

Kaos Akustik mbi Çati: Pse Thirrja e Sinkronizuar keq e Ezanit Streson Psikën

Ilustrim: fshati me xhaminë me shtatë minare në hyrje të Maqedonisë...

Shpërndaj

Gjon Keka, Vjenë

Nuk do të ketë Kosovë islamike e as katolike, por laike arbërore europiane

Po e fillojë këtë shkrim duke u bazuar në nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës [Kushtetuta:K-09042008,Kuvendi i Republikës së Kosovës,Data e publikimit: 09.04.2008 ] që thonë si vijon:

Neni 8 :„Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.“

Neni 9 : „Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare.“

Neni 7 :1.“Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.“

Neni 24: 1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.

Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Neni 22 : Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike:

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;

(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;

Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;

Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;

Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;

(6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;

Konventa për të Drejtat e Fëmijës;

Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

Duke parë se sa e qartë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila nuk lejonë asnjë hapsirë për devijim në ndonjë shtet islamik apo katolik ose ndonjë shteti tjetër fetar, por është tepër e qartë se Kosova është një shtet laik dhe europian dhe se kështu duhet të jetë Kosova si shtet e shoqëri nëse dëshiron të integrohet në familjen europiane.

Terrroristi islamik – shqipfolës, “shehidi” panislamik Lavdërim Muhaxheri

Së fundi po bien maskat një nga një, që nga pushtetarët, politikanët e partive, individ e grupe që po koketojnë me ideologjinë islmaike për qëllime egoiste dhe të votave duke rrezikuar kështu edhe vetë shtetin laik dhe të ardhmen e tij euroatlantike.

Askush nuk do të lejohet qoftë ai edhe pushtetar në krye tw qeverisw apo ndonjw institucioni tjetwr shtewror, as parti apo lwvizje politike, e as ndonjë klerik apo grup i ideologjisë islamike apo individ etj, ta bëjë Kosovën një shtet islamik sipas rregullave të ideologjisë së tyre absurde dhe primitive. As ndonjë katolik qoftë edhe ai ipeshkv apo prift, apo edhe pastor ose individ apo grup ideologjik fetar katolik nuk do të lejohet të bëjë Kosovën shtet katolik.

Sepse nuk do të ketë as shtet islamik, e as shtet katolik, e as shtet protestant e as ndonjë tjetër në Kosovë. Por do të ketë shtet laik të Kosovës që i ka rrënjët e veta europiane të civilizimit dardan europian dhe që një ditë duke i kryer detyrat e shtëpisë si shtet dhe shoqëri do të integrohet në Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet në NATO.

Ata që tentojnë ta bëjnë Kosovën islamike e kanë të kotë, sepse miqtë tanë ShBA, pastaj vendet mike europiane dhe NATO/KFOR nuk kanë kontribuar në lirinë, demokracinë ,zhvillimin, paqen dhe pavarësinë, që Kosova të bëhet shtet islamik apo katolik ,por një shtet laik europian që një ditë të bëhet pjesë e botës së përparuar perëndimore dhe familjes së vetë aty ku ë ka vendin e natyrshëm brenda kontinentit europian.

Rasti i mosljemit të përurimit të gurit themeltar të Kishës me emrin e dy martirëve Shën Flori dhe Lauri në Zogaj nga institucionet e rendit dhe pushtetit është shkelje me dy këmbë e kushtetutës, laicitetit dhe lirisë fetare në republikën e Kosovës.

Si është e mundur që disa ditë më parë u bë përurimi i themeleve të një xhamie diku në një pjesë të Kosovës dhe askush nuk i ndaloj ata, ndërsa në rastin e themeleve të Kishës me emrin e dy martirëve dardan ndalohet përurimi ? Kush ia jep atë të drejtë atyre me e ndalu një përurimi të tillë, aksush, ata që kanë marrë vendim të ndalojnë këtë përurimi të Kishës me emrin e dardanëve Shën Flori dhe Lauri do të mbesin në analet e turpit të historisë së shtetit dhe kombit tonë shqiptar, sigurisht aktet të tilla të ndalimit do t’i gjykojë një ditë historia, gjaku i martirëve dhe dëshmorëve e heronjëve të Dardanisë europiane.

Turp i madh për pushtetarët, për ata që pa asnjë pikë gjaku arbëror- dardan ndalojnë një përurim të themeleve të një kishe me emrat e martirëve të vetë dardan europian sikur janë Shën Flori dhe Lauri, Çka mund të themi për ta, pos me fjalët e Jesusit që thotë: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë.“(Luka, 23:34) Ose më mirë mjerë për ta që me qëllim tentojnë ta pengojnë ringjalljen e historisë shpirtërore e kombëtare iliro-dardane europiane të kombit tonë të shumëvuajtur përgjatë historisë.

Shpresoj se janë njoftuar me rastin në fjalë ambasadat e miqëve si ShBA ,vendeve mike europiane dhe NATO/KFOR që të ketë një reagim të fuqishëm.

Sidoqoftë, po e përfundoj këtë shkrim me një porosi të qartë për të gjithë, se Kosova, Dardania jonë, nuk do të bëhet dhe nuk do të jetë as islamike ,as katolike, por një Kosovë laike europiane.

Sepse, askush as vetë miqtë tanë ShBA, vendet mike europiane dhe NATO/KFOR nuk do të lejojnë që Kosova të bëhet islamike, as katolike e as ndonjë tjetër por një Kosovë laike europiane ashtu sikur është në vetë natyrën e saj, rrënjët e saj dhe kushtetutën e saj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu