Përse luftohet Levizja e Deçanit?

Shkrime relevante

Kush ishte akademik Mark Krasniqi – Profesor, nuk të harrojmë dot

Akademik Mark Krasniqi me 28 nëntor 2001, tek vendosja e përmendores...

Anton Çefa – një jetë në shërbim të fjalës shqipe dhe të kujtesës kombëtare

Anton Çefa me 10 veprat e tija Nga Frank Shkreli ___ ANTON ÇEFA –...

Sfidat me “intelegjencën” e analfabetëve modern!

Florim Zeqa Për dallim nga gjuhët e tjera, alfabeti i gjuhës shqipe...

Alaram kombëtar: Kur njeriu i varfër përballet me faturën edhe Tek Varri i Nënës

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Nga Tetova në Vushtrri – kur flamuri,...

“Top Sekreti 1” dhe “Stopi-i” i Naim Tërnavës së heroit që ia solli religjionin islamik, Sulltan Muratit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë   “TOP SEKRETI 1” DHE STOP-I I...

Shpërndaj

Bajram Byron Binaku, Pejë

Lufta për çlirimin e Kosovës u kry me 1999. Pavarësia u shpall me 2008; mirëpo në liri filloj edhe një luftë hibride. Në emër të lirisë se fjalës e pluralizmit politik, u shfrytzua mirë nga elementët e brendshëm dhe të jashtëm, kjo dhe lindën parti e organizata fundamentaliste. Nga agjenturat serbe, ruse arabe e turke u investua, fillimisht duke vepruar “nën plaf” në edukimin e të rinjëve në kompjuterikë, humanizëm qe pastaj i futi në namaz e i edukojë në baza fetare. Kështu ndodhi në 3-4 vite pas çlirimit.

Partitë mbi baza fetare u formuan kur menduan se ishte atmosferë për veprim. Kështu PD, Fjala e disa tjera në programin e tyre formal kishin moralin, kujdesin ndaj prindërve, barazinë, a në fakt esencialisht kishin futjen e mësimit fetar nëpër shkolla e fakultete.

Duke patur ndikim tek masa dhe momentin e përshtatshëm politik, hoxhollarët me ligjeratat e tyre nxitnin urrejtjen ndaj botës se krishterë, e cila kishte luftuar edhe më shumë se sa ne për tu shkëputur nga Serbia. Këta hoxhollarë paguheshin duke shitur shpirtin tek okupatori serb dhe bota lindore arabo-turke.

Denimi i Hysri Selimit me 6 vite burgim, është njëri nga rastet e zbuluara nga nga AKI. Projekti “Top sekret” i hartuar në Beograd qe pas 20 vitësh Kosova të duket se Kandahar tregon jo pak. Përmes hoxhollarëve u ngritën qindra xhami, skaj rrugëve, u hapën shkolla fetare, apo mejtepe nëpër disa xhami.

Hoxhollarët përveç kësaj po kërkojnë hixhabin për femra, sheriatin si kushtetutë, urrejtjen ndaj botës se krishterë e përkrahjen terrorizmit ndërkombëtar. Duke parë këtë rrezik, pak vonë, por siç thot populli ” më mirë vonë se sa kurrë”, u mbajt tubimi në Deçan, ku u vendos largimi vullnetar nga besimi islam.

Këta burra nuk kërkuan asgjë me shumë veç shprehje vullneti të lirë për largim nga islami për shkak të veprimit të tij antikombëtar. Pra Levizja e Deçanit ishte shkëndija e parë anti fetare e programit antikombëtar, qe kishin strategji hoxhollarët. Pastaj, si produkt i saj lindën: Levizja për rikthim, Shqiptaria e levizja për rikthim në katolicizëm.

Asnjëra nga këto nuk bie në kundërshtim më njera tjetrën, por përputhën në një pikë kulmore: Mbrojtja e kombit nga elementët, tradhëtare, të shitur e agjentura të huaja. Prandaj hoxhollarët mendojnë se kanë gjetur gjarpërin tek levizja e Deçanit e ti “mëshajmë kokës”! Kot e kanë, kush su beson ma. Në protestat e Vushtrrisë kundër kishës në Zogaj ata protestuan me flamuj kombëtar e të Kosovës, por kot, Kosova po i hedh në kontenjerë gjithë armiqët e tradhëtarët e saj.

Rasti i Fatmir Shehollit do të jetë një kapitull i ri i zbulimit të fytyrave të tradhëtarëve. Nuk e kanë larg, burgu i pret dyrë hapur!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu