George Bush, plaku, për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

GEORGE BUSH
27 Shtator 1988
I nderuari Joseph J. DioGuardi
Dharma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara
Ndërtesa Cannon, Zyra 325
Uashington, D.C. 20515
I dashur Joe,
Faleminderit që solle në vëmendjen time shqetësimin tënd lidhur me ngjarjet e fundit në Jugosllavi. Edhe unë besoj se duhet të nxisim qeverinë qendrore të Jugosllavisë të bëjë gjithçka që mundet për të garantuar ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe atyre politike, si dhe autonominë e të gjitha grupeve kombëtare atje.
Jam i kënaqur dhe ndaj të njëjtin entuziazëm me ty për zhvillimet e fundit në Slloveni. Është e qartë se hapat e asaj Republike drejt një klime më liberale politike dhe ekonomike janë mjaft të mirëpritura. Megjithatë, vazhdoj të jem i shqetësuar për situatën e shqiptarëve etnikë në Kosovë. Shqiptarët janë një popull i krenar dhe trim, të drejtat e të cilit duhet të mbrohen me çdo kusht.
Është e një rëndësie të veçantë që të gjitha kombet t’u përmbahen përcaktimeve të Aktit Final të Helsinkit dhe Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Shpresoj që Jugosllavia, si shtet nënshkrues, do t’i respektojë ato. Aty ku një grup kombëtar apo etnik përbën shumicën, ai duhet të gëzojë plotësisht të drejtën e përfaqësimit dhe votës — çdo veprim ndryshe do të përbënte një goditje të rëndë ndaj të drejtave të njeriut dhe atyre politike që kërkohen për të gjithë burrat dhe gratë.
Mendoj se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të nxisin respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, politike dhe civile. Ne duhet t’u kundërvihemi të gjithë atyre që tentojnë t’i cenojnë ato.
Përzemërsisht,
George Bush
______
E përgatiti: Avdi Gegë Drini

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu