“Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen, kush kontrollon të tashmen, kontrollon të kaluarën.”
George Orwell
____
Ideologët e tjetërsimit dhe të kandaharizimit të Kosovës dhe trojeve shqiptare, kohëve të fundit, kanë filluar një betejë të re antihistorike dhe antishqiptare, me synim tjetërsimin e identitetit tonë evropian dhe autokton.
Përballë kësaj, laboratorët e errët të shërbimeve sekrete fqinje, UDB-ja e djeshme dhe BIA-ja e sotshme, bashkë me argatët e tyre brenda lëkurës sonë, përmes një orkestrimi perfid, po tentojnë të realizojnë në praktikë atë që etërit shpirtërorë të Serbisë, Çubrilloviqi e Qosiqi, e kanë lënë të shkruar.
Kjo po bëhet përmes deformimit të të vërtetave arkeologjike dhe historike.
Manipulimi i fundit ka nisur rreth një xhamie gjoja njëmijëvjeçare në Tabanoc të Republikës së Maqedonisë, pikërisht në një trekëndësh gjeografik dhe pikë strategjike e jashtëzakonshme shqiptare, ku pretendohet se një objekt i arkitekturës klasike osmane të shekullit XVI apo XVII është datuar në mënyrë absurde që në shekullin IX, plot 450 vjet para se Perandoria Osmane të pushtonte Gadishullin Ilirik.
Kjo nuk është thjesht një gabim gazetarie apo një lapsus amatorësh, por një inskenim i mirëfilltë hibrid, një takijë islamike, që synon, në planin historik, të shkëpusë shqiptarët nga trungu dhe rrënjët e tyre perëndimore e dardane-arbërore, duke krijuar dyshime mbi autoktoninë tonë.
Në planin gjeopolitik, kjo i shërben mitit serbosllav se shqiptarët janë islamikë të ardhur nga Kaukazi, narrativë që u shkon për shtat agjendave sllavo-ortodokse dhe qarqeve shoviniste që përpiqen të justifikojnë pretendimin se shqiptarët janë të ardhur në këto troje në mesjetë.
Kjo narrativë e shpifur i shkon për shtat pikërisht atyre që duhen të mbajnë gjallë mitin e vjetër se Gadishulli Ilirik u takon ekskluzivisht sllavëve. Kur portale dhe individë të caktuar, të ushqyer nga fonde të dyshimta dhe agjentura të infiltruara, trillojnë histori për xhami paraosmane në trojet shqiptare të Maqedonisë, ideologë të kandaharizimit të trojeve shqiptare manipulojnë kohën duke keqpërdorur kalendarin hixhri, ndonëse arkitektura flet vetë dhe dokumentet e arkivave dëshmojnë se ky është një monument i ndërtuar gjatë pushtimit osman i fund shekullit XVI, guri dhe harqet e kësaj xhamie e mohojnë me forcë çdo fantazi mesjetare.

Lëvizja për Rikthim nuk ka heshtur dhe as nuk do të heshtë për asnjë çmim përballë kësaj lufte speciale që zhvillohet kundër identitetit tonë të pastër shqiptar e arbëror, dhe se rikthimi te identiteti ynë i krishterë paraosman është më urgjent se kurrë më parë, sepse ne nuk mund t’ua lëmë historinë tonë në dorë argatëve të BIA-s dhe penave të shitura që paguhen për të na tjetërsuar të kaluarën.
Takijen islamike të sponsorizuar nga Serbia duhet ta demaskojmë me fakte e dokumente, dhe çdo shërbëtor të agjendave antishqiptare duhet ta shohim për atë që është. Duke mbrojtur historinë, ne shpëtojmë të ardhmen e fëmijëve, të shtetit dhe të kombit tonë!
Lëvizja për rikthim


