
Lekë Mrijaj, shkrimtar
____
Ka momente të veçanta kur politika ngjan me një fushë shahu, ku bëhen shumë lëvizje, shumë kalkulime, heshtje e tension, por, në fund, rëndësi ka që fituese të mbetet Republika e Kosovës. Nata e mbrëmshme e 6 tetorit solli një përfundim të tillë, pra, zgjedhjen e Shkëlqesisë së Saj, znj. Justina Shiroka-Pula, Presidente e Republikës së Kosovës.
Në këndvështrimin tim të një opinionisti, kjo zgjedhje duhet parë përtej emrave dhe përtej betejave politike të ditës. Institucionet janë si gurët e një ure, ku veq tjerash secili gur e ka peshën dhe vendin e vet, por vetëm së bashku vet gurët mund ta mbajnë të qëndrueshme rrugën mbi të cilën ecën shteti.
Kosova ka nevojë që, mbi dallimet politike dhe interesat e çastit, të qëndrojë gjithmonë një emër më i madh se të gjithë ne – Republika e Kosovës. Presidentes së sapozgjedhur, znj. Justina Shiroka-Pula, i uroj shëndet, urtësi dhe mbarësi në ushtrimin e detyrës së lartë shtetërore. Uroj që mandati i saj të jetë në shërbim të unitetit qytetar, dinjitetit të shtetit dhe interesit kombëtar. Urime, Presidente! Urime, Republika e Kosovës!
Gjermani, më 7 tetor 2026


