A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Shkrime relevante

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë “Të duash do të thotë të bësh...

Mi hiqni prangat, poezi elegjiake nga Maki Maqedonci Canolli

Maki Maqedonci Canolli _ Poezi elegjiake _ MI HIQNI PRANGAT _ Mos më quani Vajzë Mos më quani...

Jetëshkrimi i oficerit Agim Mehmeti nga Abas Fejzullahi

Abas Fejzullahi, Zvicër JETËSHKRIMI I SHKURTËR I OFICERIT MADHOR  AGIM MEHMETI Përgatitiur  JETËSHKRIMI...

Kryeministër Kurti, e e respekton parimin kushtetues të laicitetit?

Basri Beka, Prishtinë ____ KRYEMINISTËR KURTI, A E RESPEKTONI PARIMIN KUSHTETUES TË LAICITETIT? Sipas...

Shpërndaj

Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë
“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”
(Shën Nena Tereze)
Fali ata sepse nuk dinë çfarë bëjnë! Né të adhurojmë o Krisht, dhe të bekojmë!
Sepse me Kryqin tënd të Shenjtë, ke shpëtuar botën. Amen!
(Fjala e dytë, nga shtatë fjalët E FUNDIT që i ka thënë Jezu Krishtit në Kryq)
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
___
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?! (pjesa 10)
Mrekullia e Kur’anit nga ana e çeshtjes shpirterore
Zoti xh.sh. kete liber e shpalli meshire dhe drite per njerez, por per ato zemra
idhujtare, te cilave u kishte byre ne gjak adhurimi i idhujve, ishte nje goditje e forte ne shpirtin e tyre. Arabet qe ishin idhujtare shume kokeforte e idhnake te medhenj e te paperkulur, Kur’ani therriste ta braktisin ate me te cilin ishin te mesuar edhe prej prinderve te vet, i therriste te largohen prej adhurimit te shume zoterave dhe te kthehen ne adhurim te nje te vetmit Zot, te Allahut fuqiplote, i therriste te heqin doreprej atyre zakoneve plot mekate e krime.
Ne rrugen per te cilen i therriste Kur’ani dukeshin pengesa te pakapercyeshme,
veshtiresi te paperballueshme, por mrekullia e tij manifestohej thelle ne zemrat dhe shpirterat c tyre dhe dalengadale i perveteson dhe shume prej tyre i ben ithtare te denje te mesimeve te tij. Ajo mrekulli e Kur’anit, e cila terhoqi edhe shpirterat e tyre, i habiti edhe vete ata, prandaj me vetedije te humbur e te tronditur, dikush prej tyre e quajti sehir, magji etj. Edhe idhujtari me i afte dhe me autoritativ, Velid bin Mugire u gjunjezua para mrekullise se tij. Idhujtaret e kishin derguar te Muhammedi qe Via terheqe verejtjen dhe te mos publikoje ato mesime te Kur’anit, te cilat fyenin besimin e tyre, mirepo, kur e degjoi Muhammedin duke lexuar Kur’an, ai u habit dhe kur u kthye te idhujtaret, pershkroi mrekulline e asaj pjese te Kur’anit qe e kishte degjuar dhe me fjalet e veta i vleresoi cilesite e laita te tij duke thene: “Ai (Kur’ani) ka nje embelsire te papershkruar, eshte terheqes e ngacmues, eshte aq i kendshem sa qe fund e krye eshte plot fruta, ate nuk mund ta thote njeriu!?”
Eshte gj’e e natyrshme qe Kur’ani tejete i tille kur dihet se per te thuhet: “Thuaj:
ate e zbriti Ai qe i di fshehtesite ne qiej e ne toke!” (Furkan: 6).
Emrat e Kur’anit
Kur’ani i famshem ka shume emra qe tegjithejapin te kuptosh rendesine dhepoziten e larte te tij dhe qe ne pergjithesi eshte libri me i famshem qiellor dhe Zoti xh.sh. ne jalen e vet e ka quajtur: El Kur’anu, El Furkanu, Et Tbnzilu, Edh Dhikru, El Kitabu etj.
Po ashtu Allahu e ka cilesuar me atribute te bukura e te shumta. Po thuaj nuk
ka sure qe ne te te mos permendet ndonje atribut i tij i kendshem si: Nurun, Huden, Rahmetun, Shifaun, Mevidhatun, Azizun, Mubarekun, Beshirun, Nedhirun etj.
Ndarja e Kur’anit
Kur’ani, sipas urdherit Hyjnor, eshte i ndare ne sure qe gjithsej jane 114. Suret
jane te perbera prej shume ose pak ajetesh. Me e gjata eshte sureja El Bekaretu me 286 ajete, e me te shkurtrat kane nga tri ajete.
“Suretun”‘ – do te thote vend, pozite e larte. Nje grumbull ajetesh qe kane fillim
dhe mbarim quhet “suretun” per hir te fames dhe te lartesise se saj ashtu sikurse quhet, beden pjesa me e larte ne nje mur. Ose Kur’ani eshte si nje kopsht nacional i ndare ne reparte, e secila njesi e tij eshte e rrethuar me mur te larte si te ishte ndonje keshtjelle.
Sureja e Kur’anit eshte si nje kopsht i tij i rrethuar me mur qe mbron besimin dhe
bazat e tij.
“Ajet” – quhet nje ose me shume fjale. Nuk eshte kusht i domosdoshem qe ajeti
te kete kuptim te pavarur si: ba, mime, kur perbehet prej shkronjave ose si: Mud-
bammetan, kur perbehet prej nje fjale. Ajeti zakonisht eshte nje fjali e thjeshte ose nje fjali e zgjeruar apo edhe periudhe. Fjala ajet permendet shume here ne Kur’an qe ka per qellim mrekulli, argument etj.
Per sa i perket geshtjes se ndarjes se Kur’anit ne sure dhe radhitjes se sureve ne
Mus-haf, kjo nuk ishte rezultat i mendjes se njerirut, por ajo ishte geshtje e diktuar
prej te madhit Zot.
Ndarja e Kur’anit sipas vendit ka te beje me pjeset e tij te shpallura sa ishte
Pejgamberi ne Meke dhe me pjeset qe iu shpallen pasiqe u shperngul dhe u vendos
ne Medine. Suret e shpallura sa ishte ne Meke u quajten mekase, ndersa te tjerat
medinase. Dijetaret jane unike ne bindje se ne Meke iu shpallen shtatedhjete sure,
kurse ne Medine njezet, ndersa njezet e kater sure te tjera jane te perbera prej pjeseve te shpallura ne te dy vendet.
Suret e shpallura ne Meke kane disa vegori qe dallohen prej sureve te shpallura
ne Medine. Ato jane me te shkurtra dhe tematika e permbajtjes se tyre kryesisht ka te beje me besimin e drejte, me besimin ne nje te vetmin Zot dhe me bazat tjera te besimit. Madheria e Zotit, sundimi, mbizoterimi dhe fuqia e Tij absolute ndaj gdo sendi e geshtjeje ne gjithesi, eshte shume me e shprehur dhe me e theksuar ne ato sure, gje qe shume njerez, duke mos qene ne gjendje ta kuptojne qellimin e theksimeve te tilla ne fillim te shpalljes, fese islame ia mveshen teorine e “xhebrit” – determinizmit fatalizmit, i cili eshte i huaj per te.
Suret e shpallura ne Medine jane me te gjata, dhe ato me teper i pershkon fryma
e ligjshmerise islame.
Per sa i perket ndarjes sipas kohes: me heret ose me vone, para hixhretit ose pas
tij, edhe ajo ndarje nuk ka ndonje ndikim ne radhitje. Nuk eshte e thene qe pjesa
e pare e shpallur te jete e shenuar ne fillim te mus’hafit, e as pjesa e fundit te jete
ne fund te tij, por ka pjese te shpallura ne fillim ne Meke, e te jene te shenuara ne ato te Medines dhe aso te shpallura ne kohen e fundit ne Medine e te jene te radhitura ne ato te Mekes. Edhe nga kjo kuptohet se ceshtja e radhitjes nuk ishte kompetence njerezve, por e Zotit te Madheruar, i Cili per gdo pjese te Kur’anit urdheroi te radhitet aty ku e ka vendin.
( V a z h d o n )

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu