Shtabi i Aleksander Rankoviqit, planifikues i shfarosjes së Shqiptarëve

Shkrime relevante

Kush është me të vërtetë Agron Shehaj

Ilir Liri Shalca Kush është me të vërtetë Agron Shehaj Denoncimi / Agron...

Vjen një çast kur një popull nuk ka më ku të ikë, nuk ka më kujt t’i besojë dhe nuk ka më çfarë të...

Merita Leka, Londër ____ SEPSE PËRTEJ NUK KA MË! ____ Sot isha shtatë orë në...

Or çun, ç’i ke këto, jo ballist, jo neoballist?!

Flutura Açka, Tiranë ____ Ëdhtë shumē é thjeshtē gjëja. Të dhanë (gjasme) shqiptarët...

Në vendet demokratike udheheqësit japin dorëheqje, nëse zbulohen afera korruptive, madje shumë të vogla

Alma Lama, Prishtinë ____ Eshte e vertete qe ne vendet demokratike qeverite nuk...

Shpërndaj

Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

SHTABI I ALEKSANDËR RANKOVIQIT QË PLANIFIKOI SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE

1949-1966

Hyrje

Pothuaj se nuk ka kaluar asnjë etapë historike gjatë shekullit XX-të që serbët nuk janë organizuar për ta përseritur shembullin e shfarosje së shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit. Kjo shansë mund të shfrytëzohej sepse pas Luftës së Dytë Botërore harta gjeopolitike e Ballkanit u krijua sipas Fuqive të Mëdha. Në këtë kohë Jugosllavia kishte arritur një autoritet të ri jo vetëm në Evropë. Shqipëria në anën tjetër u çlirua me forca të veta dhe kualitetin e luftës e devijoi duke treguar “dhëmbët” se “bashkpunëtorët e okupatorit nuk e kanë merituar prandaj nuk lejojmë konkurencë politike, sepse ata (Balli etj), nuk e kanë merituar”. Mu për këtë Perenendimi ia ktheu shpinën shqiptarisë për një gjysëm shekulli, deri sa UÇK tregoi me fuqinë e armës se Kombi shqiptar nuk mund të nepërkëmbët më sepse mjaftë është nepërkëmbë nepër kongrese e konferemca ndërkombëtare nga Kongresi i Berlinit e deri më 1946.

1.Shtabi Jugosllav për shfarosjen e shqiptarëve

Nga viti 1949 nepër Kosovë do të shetisin Gjoka Pajkoviqi, Hashim Mustafa dhe Dushan Mugosha. Detyra e tyre ishte që të bisedojnë me shqiptarë dhe t`i regrutojnë tyrq. Ndërsa ku nuk kishin mundësi, shqiptarët t`i konvrtojnë në popullsi sllave. Një detyrë të tillë e kishte marrë nga Shtabi i Rankoviqit edhe Moma Markoviqi (një komunist i vjetër). Ky me një qetë ushtarësh lëvizte për të konvertuar Drenicën në kombësi sllave, me afat kohor deri më 1953.Moma Markoviq me që nuk kishte patur sukses në konvertimin e Drenicës, aty kah maji i vitit 1952 këtij shtabi do t` i bashkohët Çeda Topalloviq, Çeda Mijoviq, Spasoje Gjakoviqi dhe Dushan Mugosha. Nga ky realitet shumë shpjetë do të vërtetohen fjalët e komunistëve gjatë luftës se: “Nuk do të kthehet e vjetra”,por ajo kohë shumë shpejt për kah mizoritë do të tejkalohët. Ky konstatim mbështetët në faktin se deri më 1953 në Kosovë ishin kolonizuar saktësisht 21260 kolonistë malazezë. Pra Ligji mbi ndalimin e kthimit të kolonistëve sllavë në Kosovë nga 6 marsi 1945 i përpiluar nga Kryesia e AVNOJ-it, nuk do të respektohët fare. Përkundrazi më 1 prill 1945 në  Politbyro Tito do të urdhëroi: Të gjithë kolonistët në Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit mund të kthehën”, dhe jo vetëm që u kthyen por erdhën edhe kriminelë të tjerë, madje të armatosur që kishin qenë në njësitë çetnike.

Konfliktin me Informbyronë (me Stalinin) më 1948, do ta shfrytzojnë jugosllavët dhe menjëherë pas mbarimit të luftës do t` i aktivizojnë planet e vejtra për t` i serbizuar sidomos viset e Shqipërisë Kontinentale, e posaqërisht Kosovën dhe Maqedoninë Perendimore.Për t` i serbizuar këto vise (shiqo Nenin 2 të Konventës Jugosllavo-Turke për “shfafrosjën e shqiptarëve” nga viti 1938.Ndërsa, Shtabin për shfarosjën e shqiptarëve e përbënin:Aleksandër Rankoviq (nënkryetar i KEFJ), Krste Cervenkovski, Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuçkoviq dhe Pavle Iviqeviq. Pas formimit të këtij shtabi do të informohet Qeveria e Republikës Turke në Ankara me shifër sekrete nr.3977/51. Pas marrjës së kësaj informata Qeveria e Turqisë e aktualizoi Konventën Jugosllavo-Turke të 11 korrikut 1938. Kjo informatë u aprovua më më 4 tetor 1951, për çka e informonte palën jugosllave se: “muslimanët-shqiptarët, mund t` i drejtojmë në Vilajetin MYSH. Pas një serë kontaktesh, dokumentet e të cilave ruhën në A. KEFJ, më 28 shkurt 1952 Koça Popoviq dhe Hulusi Kejmani do ta nënshkruajnë një Marrëveshje në Shkup në prani të Krste Cervenkovskit se: “të gjithë muslimanët e Jugosllavisë, në rend të parë shqiptarët duhet të shpërngulën në Turqi”.

Në lidhje me realitetin politik që ishte krijuar në Jugosllavi, pas Informbyros më 16 mars 1955 do të legalizohet Shtabi Jugosllav për shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi. Tani, sipas dokumenteve do të provohet që të gjitha kontaktet jugosllavo-turke ta kanë shifrën se: “kontaktet po zhvillohën për çështje ekonomike”. Mbi këtë realitet do të krijohet një rrethanë që Bota Perendimore sidomos mos të reagoi sepse në msheftësi po ngjante tragjedia shqiptare, por ajo po mbulohej me propogandë, diplomaci dhe polituikë kinse Jugosllavia nuk është e inkorporuar në blloqe ushtarake. Kjo politikë lëvizej nga pala jugosllave sidomos më 1955, kur do të themelohet Pakti i Varshavës, karshi Paktin Atllantik që ishte krijuar më 1949. Dhe në rrethana të Luftës së Ftoftë në mes këtyre blloqeve politike, serbianët do ta arrijë qëllimin e vet, duke i filluar përgatitjet intenzive që t`e deportojë popullsinë shqiptare, ashtu si i kishte deportuar Greqia të gjithë shqiptarët në Anadolli me Konventën e Llozanës, nga viti 1923.

Më 1948 “Murselini u Kuq” si e quanin shqiptarët Josip Broz Titon u prish me Stalinin. Në anën tjetër për shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale me që Enver Hoxha mbeti me Stalinin, u kruja një problem shumë i rënd politik. Në Shqipërinë Bregdetare disi filloi  edhe“dobësimi” i Enver Hoxhës si “Mbret i Kuq”. Prandaj njëherit filluan të veprojnë kundërshtarët e tij si: Ballit Kombëtar, Legalitetit, dhe rryma të tjera djathtiste, sidomos në Veri të vendit.

Në rrethanat e kundërthënjeve me Rusinë në Jugosllavi pushteti kishte filluar qysh në qershor 1948 t` i diferencoi kundërshtarët duke i quajtur Informbyroist. Deri në nëntor të vitit 1948 Tito i kishte krijuar pesë kampe përqëndrime (burgje speciale) për kundërshtarët e rregjimit. Për t` ua gjetur emruesin e përbashkët të gjithë kundërshtarëve Tito-Rankoviq-Gjillas do ta krijojnë kampin famkeq të quajtur Golli Otok. Aty do të “strehohën” shumë shpejtë 365 kundërshtarë politik. Njëherit nga Shqipëria Bregdetare do të fillojnë të arratisën kundërshtarët e parë të rregjimit në Jugosllavi. Atyre titistët do t` u sigurojnë një “rahati” nepër shtëpitë e shqiptarëve në Kososovë dhe Maqedoni. Në këto rrethana, Shtabi i Rankoviqit dhe Cervenkovskit atyre emigrantëve do t` ua krijojnë dy kushte në vijim: 1. Pas një kohe të emigrojnë në Perendim;2. pas trajnimeve intenzive të kthehen në Shqipëri dhe atje të kryejnë atentate ose sabotazha kudo që kishin mundësi. Prej këtyre elementëve me urdhër të Svetisllav Stefanoviqit, për të gjithë emigrantët nga Shqipëria do të krijohët një Kamp informativ në Nish. Aty, të gjithë do të mirrën në pyetje për çështje politike dhe ushtarake e pastaj do të sistemohën kush është i aftë për terrorizëm kundër pushtetit Enver Hoxhës, e kush është i disponuar të emirgoi në Perendim. Për këta banditë jugosllavët do t` i krijojnë dy kampe për ushtrime: një në Gerum afër Trieshtës e një në Kretë të Greqisë.

2.Pazaret jugosllavo-turke me fatin e shqiptarëve

Në bazë të dokumenteve arkivore gjatë viteve 1949-1953 nja njëmbdhjetë delegacione serbe dhe turke do të këmbejnë informata se si të fillohet me aktivizimin e Konventës së vitit 1938. Në lidhje me këtë shumë shpejt Shkupi do të bërët qendra ku frekventojnë 108 advokatë, të cilët do të mirrën me hekjën e nënshtetësisë jugosllave për shqiptarë, dhe marrjën e shtetësisë maqedone, fakt ky që duhej të tregohej se: “nga Jugosllavia nuk ka shpërngulje”. Pra kjo ishte politike e dhelprave, do të shprehët Qamil Luzha, një patriot shqiptar nga Gjakova.

Për t` ia lehtësuar operacionet Shatbit Rankoviqit, “Mursolini i kuq” do ta dekretojë  një Qeveri marionetë në Shkup në krye me Apostol Tanefin. Ky renegat do t` i emrojë edhe minstrat zyrtar të cilët pas vrasjës së Enver Hoxhës do ta merrnin pushtetin në Tiranë.

Pra, prej të gjithë emigrantëve Svetisllav Stevanoviq dhe Vojkan Llukiq do të themelojnë në Shkup Qeverin që kishte për detyrë: ta rrxojë Enver Hoxhën nga froni dhe ta nxjerr Koçi Xoxën nga burgu në mënyrë që të fillojnë dy deyra të reja për “peshkaqenët” jugosllavë. Së pari, duhej t` u hiqej ferexha të gjitha femrave shqiptare në Jugosllavi, sepse në Turqi nuk pranoheshin si të mbuluara. Së dyti, do të fillojë etapa historike për sllavët e kuq,që një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve të konvertohën “turqë” dhe përmes martesave edhe në sllavë. Prj këtye operimeve ishte paraparë që të kthehet në fuqi Konventa Jugosllavo Turke për deportimin e shqiptarëve në Vilajetin Mysh.

  1. Shtabi i konvertimit

Shtabin për konvertim të shqiptarëve në “turqë” në Kosovë do ta drejtojnë Dushan Mugosha dhe Hashim Mustafa. Shtabin në Maqedoni për konvertim e drejtonte Lazar Kolishevski. Ai shtab nga Krste Cervenkovski e mori si obligim dy detyra: 1. Shqiptarët ortodoks të i konvertojë në sllavë; 2. Shqiptarët e rreligjionit musliman t` i konvertojë në turqë.

Në të njejtën kohë do t` i jipet për detyrë Qeverisë Apostol Tanefit që të organizojë një grup terrorisësh me detyrë që të bëjnë atentat ndaj Fadil Hoxhës në stilin e vrasjes Milladin Popoviqit. Për ta  kryer detyrën e atentatit më sakt e sollën në Vrnjaçka Bajë të ushtrohet Beqir Maloku.Beqirit i ishte premtuar se do ta merr një detyrë shumë të lartë në Prishtinë ose në Prizren sipas dëshirës së kriminelit që kishte marrë pjesë në torturimin e Emin Durakut.Beqirit i ishte premtuar nga Svetisllav Stefanoviqi se do ta merrte një pension shumë të lartë, se do të kishte truproje dhe kujdes shëndetsor.

Për t` i siguruar të gjitha mizoritë që u theksuan më partë Josip Broz Tito dhe Koça Popoviq do ta autorizojnë Dr Alosh Beblerin që ta vizitojë Londrën dhe atje ta mbatë pullsin se sa janë britanikët të interesuar për Trepçën, dhe sa janë të interesuar t` u hakmirrën turqëve dhe shqiptarëve për humbjën e Luftës në Çanakala më 1915/6. Shenjat e Luftës së ftoftë pra vrehët se shënohën pikërisht më 1949, kur krijohët pakti NATO.

4.Amerikanët Detin Mesdhe provojnë ta shndërrojnë me liqe të Pentagonit

Për këtë qëllim më 15 janar 1951 admirali Kornau do ta sjell Flotën e VI-të në Greqi për ‘pushime”. Ndërsa gazetari amerikan Suleberger do ta intervistojë Titon për ta peshuar se sa është anti Stalinist e sa pro Perendimor. Gazetari do të zbulon dhe do lërë shënim zyrtar se: “Tito nuk është as me Moskën e as me Perendimin”!Nga ky konstatim Suleberger erdhi deri te ideja-propozimi që Greqia dhe Jugosllavia, “ta ndajnë Shqipërinë në lumin Shkumbim”.

Gazetari Suleberger kohë më vonë, në bisedë me Millovan Gjillasin, më 7 prill 1951 do ta lëviz çështjën e Krijimit të Paktin Ushtarak Jugosllavi-Turqi-Greqi. Ky propozim vinte pasi që ishte kuptuar se Tito nuk do të jetë njeri publik i tyre. Prandaj gazetari amerikan do ta japi idenë se si tri shtetët ballkanike, duhet të i këmbejnë atashetë ushtarak pranë ambasadave që i kishin. Kjo ide u pranua nga jugosllavët pas një muaji. Dhe, për fillim të pazarit në Beograd do të arrij oficeri grek Epaminonda Vrdas.Ndërsa në Athinë do të arrijë oficeri jugosllav koloneli Radovan Vujoviq. Këta oficerë për dy vite do të përpilojnë plane për ndarjën e Shqipërisë. Kështu për Titon (politikën jugosllave) hapët shansa për t` iu afruar Atinës e pastaj Ankaras, me çka largohej rreziku i sulmit rus ndaj Jugosllavisë, nën platformën e “sovranitetit të kufizuar”. Në rastin e parë kishte të bëjë me okupimin e një pjese të Shqipërisë, duke e ndarë me Greqinë. Në rastin e dytë kishte politika jugosllave “nën rrogoz” kishte të bëjë me hapjën e frontit për deportimin e Shqiptarëve në Tutrqi, por jo në viset evropiane por në Anadollin e largët (Vilajeti MYSH).

5.Fillimi i përgatitjës terenit politik për marrëveshjën e shekullit për shfarosje të shqiptarëve

Si fillim i këtij pazari të vjetër me çmime të reja, mirret biseda e shkurtit 1952 e ambasadorit jugosllav Lubomir Radovanoviq në Ankara me Miniastrin e Punëve të Jashtëme të Turqisë Fuad Kyprili. Në vijim pazaret do t` i sistemojnë bisedimet e ambasadorit jugosllav Radosh Ivanoviq me Adnan Menderesin më 28 mars 1952.

Duke e kuptuar menjëherë qëllimin serbian Fadil Hoxha së bashku me Xhavit Nimanin, Ymer Pulën, Hivzi Sulejmanin në shtëpinë e këtij të fundit do ta themelojnë Shtabin për rrezistencë që shqiptarët mos të shpërngulën në asnjë mënyrë në Turqi.Organizimi i këtillë kishte ndodhë për faktin se paria shqiptare mendonte se Tito nuk ka dorë në këtë komplot antishqiptar. Prandaj shumë shpejtë në trevën e Llapit Mustafë Hoxha dhe Sabit Kapiti do ta themelojnë grupin për rrezistencë ndaj politikës Gjoka Pajkoviqit dhe Dushan Mugoshës. Këtij grupi do t` i bashkohët individualisht Shaban Shala e pastaj Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu,Sheqë Zhieqi etj.

6.Fillimi i aksioneve jugosllave për deportimin e shqiptarëve në Turqi dhe pasojat

Më 18 VI 1952 Kryetari i kuvendi të Greqisë Gandikos do të shpërthen se Greqia-Jugosllavia dhe Turqia synojnë përbashkim ushtarak. Në këtë drejtim u zbulua se grekët kanë synim okupimin e gjysmës së Shqipërisë, ndërsa gjysmën tjetër Jugosllavia.Turqia dhe Jugosllavia në anën tjetër synojnë ta forcojnë “miqësinë” përmes deportimit të shqiptarëve në Turqi, sipas Konventës së vitit 1938. Aksionet e para të deportimit sipas dokuemteve të kohës nuk shënohën nga Kosova por nga Shkupi. E vërteta, shqiptarët e Kosovës së pari ishin të detyruar të strehohën në Maqedoni, e pastaj përmes advokatëve të përgatitën të emigrojnë në Turqi si “turq’.

  1. Si u zbulua plani jugosllav “Metlla”

Planin jugosllav “Metlla” e zbulova më 1977 në AVIIB duke hulumtuar temën: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi 1877-1966”. Në këto rrethana do t` i tregojë Prof Ali Hadrit. Por ai më këshilloi të heshti se na likvidojnë. Në atë dokument shpalosën detyra operacionale se si Kosova të ndahët në dy zona. Në Zonën e Rrafshit Dukagjinit territorin për shpërngulje e kishte marrur për ta përgatitë Vojkan Llukiqi. Në Rrafshin e Kosovës psikologjinë popullore për shpërngulje e kishte marrë si obligim antari i Shtabit Rankoviqit udbashi Svetisllav Stefanoviq. Në procesin e përgatitjës së popullit për shpërngulje, me urdhër të Aleksandër Rankoviqit këta ndrroheshin herë ishin shefa në Dukagjin e herë në Kosovë, krejt me prapavi mos këta po bëjnë ndonjë keqpërdorim dhe ai gabin të përdorët pastaj nga Shtabi qendror si lloj diciplinimi politik, madje edhe penal. Këtë përgjegjësi e kishte kërkuar kryeudbashi i të gjithë udbashëve Josip Broz Tito. Sepse të gjithë bashkpuntorët do të i skajoi duke i akuzuar për deformime, për të mbetur vet për jetë në fron.

Në territorin ku operonte Krste Cervenkovski dhe Lazar Kolishevski në Maqedoni, shqiptarët që ishin ortodoks me rreligjion duhej me obligim të deklaroheshin se janë sllavë dhe nuk e kanë asnjë lidhje me kombin shqiptar. Pra, në një mënyrë u garantohej vendqëndrimi, për ndryshe do të largoheshin nga vendlindja dhe në shtëpitë e tyre do të instalohën bullgarët e ardhur nga Greqia verilindore.

Shqiptarët që ishin të rreligjionit musliman në Maqedoni duhej të deklaroheshin me rastin e rregjistrimit të popullsisë se janë turq. Afati për rregjistrim për t` i marrë vizat (Vesikat), përkatësisht për ta deklaruar se hekin dorë nga shtetësia jugosllave, së pari për fillim shqiptarët instalohën në Maqedoni. Atje e marrin shtetësinë maqedone dhe ky fakt ishte një lehtësim për ta lëshuar Jugosllavinë me shtetësi maqedonte. Me këtë kamuflazhë Tito e kishte “evituar” çdo akuzë se po shpërngulën shqiptarët nga jugosllavia.

Me përgjegjën kundër akuzës nga Shqipëria se Jugosllavia po i terrorizon shqiptarët me qëllim që të shpërngulën, do të njihet Visarion Josif Stalini më 2 shtator 1949 nga Enver Hoxha. Së dytë Shqipëria do të reagoi më 1958 kundër Jugosllavisë me të njejtat akuza, për çka Tito shumë shpejtë një vit më vonë (më 1959) do ta mban një plenum ilegal dhe aty tema kryesore ishte: Pakicat kombëtare në Jugosllavi. Konkluzat nga ky plenum Tito do t` ua dërgoi të gjitha ambasadave që i kishte nepër botë.Dhe shumë shpejtë këtë metamorfozë politike do ta shfrytëzojë Fadil Hoxha duke kundershtuar mbylljën e shkollave të mesme dhe duke themeluar Fakultetin Filiozofik, Fakultetin Juridiko-Ekonomik dhe Shkolën e larë Pedagogjike. Njëherit Fadil Hoxha do të lëshojë një lloj kushtrimi që në të gjitha komunat e Kosovës të themelohën gjimanzet se janë shkolla që nuk kërkojnë shumë investime. Të gjitha këto ndërmarrje do ta zbusin në një mënyrë egersinë e fushatës për shpërngulje parapa së cilës qëndronte dueti Rankoviq-Cervenkovski. T` i kthehemi pasojës së shpërnguljës.

8.Marrëveshja Xhentelmene Tito Kyprili në Split më 5 mars 1953 dhe pasojat

Në dokumentet sekrete krijohet një rrenë kinse Ymer Pula dhe Ismet Shaqiri po planifikojnë të bëjnë atentat ndaj Mehmet Kyprilisë (ambasador i Turqisë në Beograd), që ishte vlla i Fuad Kyprilisë, ministër i punëve të jashtëme të Republikës Turke. Lidhur me këtë çështje në disa raste tragjeditë e mëdha kuptohën nga njerëzit e “vegjël”, që nuk kanë pushtet, por janë pranë tij. Në Ambasadën turke në Beograd punonte një  shqiptar nga Gjakova i cili ishte punësuar në Ambasadë si puntor i rregullt dhe i besueshëm. E vërteta as Ymer Pula e as Ismet Shaqiri nuk e  njihnin historinë se kush po përgatitë shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi. Zatën këta si kuadro patriot ishin regrutuar në Shtabin e Fadil Hoxhës, shtab ai që ishte themeluar në shtëpinë e Hivzi Sulejmanit, dhe kishte për obligim pengimin e shpërnguljës shqiptarëve në Turqi në çfardo rrethanash.Prandaj jo vetëm në bisedë me ta, por në asnjë dokuemnt nuk kam hasë se këta planifikonin ndjë aksion të shembullit të Avni Rrustemit.

E vërteta Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938 hyri në fuqi po atë ditë kur Tito dhe Fuad Kyprili i shtërnguan duartë për Marrëveshjën Xhentelmene më 3 III  1953 në Split.Marrëveshja Xhentelmene ka këtë tekst dhe për te nuk janë ,mbajtur kurrfar shënimesh zyrtare. Në paragrafin e parë që ka mbetur si një lloj orientimi thuhet:

  1. Marrëveshja Xhentelmene (Dokumenti i paregjistruar)!

1.Nuk përmendët Konventa 1938, por nënkuptohët. Fjala është për popullsi të rreligjionit të njejtë (me turq).

2.Nuk përkufizohët sasia (numri i emigrantëve) as koha e emigrimit publikisht. Limitet do të mbesin çështje e posaçme e Ministrive respektive.

3.Obligimet e dyanëshme janë: procedurë e “lëvizjes lirë´të njerëzve në të dy drejtimet. Shqiptarët në Turqi do të shkojnë si turq të natyralizuar me kërkesa të dokumentuara konzullare.

  1. Hekurudhat jugosllave do të mbesin në dispozicion të dyanshëm. Në kufirin me Bullgarinë do të krijohen lehtësira përmes kanaleve të dyanshme.Në kufirin me Greqinë çështja do të lëvizë pa pengesa. Aksioni të fillojë përnjëherë. (shiqo: Arkivi diplomatik SFRJ nr. 04/1953. S. pov.”Drzavna tajna-Albanija” 1949-1964); Origjinali në frengjisht në DASIPB, konfidencë, “Shqiptarët” 3/3 1053).

Cilat vise përfshiheshin me Konventën e vitit 1938  me detyrim shpërngulje dhe i zyrtarizonte Marrëveshja Xhentelmene më 1953 lexojmënë vijim:

Viset që përfshheshin për shpërnguljën totale të shqiptarëve me Konventën e vitit 1938 e që aktualizoheshin më 1953 ishin nga tri ish banovinat e Mbretërisë jugosllave. Ato vise janë:

Neni 2 i Konventës

Rajonet e Banovinës Vardarit-Rrethi i Sharrit (Prizrenit),i Gorës (Dragashit), i Podgosës(Therandës), i Nerodimës (Ferizajit), i Pollogut Ulët (Tetovës), i Pollogut Epërm (Gostivarit), i Galicës (Rostusha), i Dibrës (Dibra), i Strugës (Struga), i Graçanicës (Prishtinës), i Kaçanikut (Kaçaniku), i Gjilanit (Gjilani), i Preshevës (Presheva), i Prespës (Resna), i Ohrit (Ohri), i Kërçovës (Kërçova), i Poreçit (Brodi Jugor), i Prilepit (Prilepi), i Morihovës (Morihova e Manastirit), i Manastiri (Manastiri), i Kavadarcit (Kavadarci), i Negotinit të Vardarit ( Negotini i Vrdrait), i Shkupit (Shkupi), i Kumanovës (Kumanova), i Velesit (Veles), i Ovçe Polës (Ovçe Pole), i Shtipit (Shtipi), i Koçanës (Koçane), i Radovishtës (Radovishta), i Strumicës (Strumica), i Dojranit ( Valandova), i Gjevgjelisë ( Gjevgjelia), i Kriva Pallankës (Kriva Pallanka), i Kratovës (Kratova), i Carevo Sellës ( Carevo Sello), i Maleshit (Berovës).

Nga rajonet e Banovinës Zetës- rrethet e: Peja (Pejë), Burimi Istog), i Mitrovicës (Mitrovicë),i Gjakovës (Gjakovë), i Podrimës (rahovec).

Nga rajonet e Banovinës Moravës (Nishit): Llapi (Besinana), Vishtria (Vushtrria), dhe Drenica (Skenderaji). (……)

 Neni 4 i Konventës

Brenda gjashtë viteve shpërngulën në Turqi:

Gjatë vitit 1939 shpërngulën 4000 familje shqiptare

Gjatë vitit 1940 shpërngulën 6000 familje shqiptare

Gjatë vitit 1941 shpërngulën 7000 familje shqiptare

Gjatë vitit 1942 shpërngulën 7000 familje shqiptare

Gjatë vitit 1943 shpërngulën 8000 familje shqiptare

Gjatë vitit 1944 shpërngulën 8000 familje shqiptare

Sipas Konventës që e kam botuar në “GJURMIE ALBANOLOGJIKE” nr, 20 Seria historike, (Kryeradoktor Prof DR Xheladin Shala), jam marrë në pyetje nga prokuroi nëntë (9) herë. Por nuk më ka burgosë edhe pse kërkonte prej meje se kush ma ka dhënë lejën. Dihej, e unë nuk e thoja se ishin Akademik Rexhep Qosja dhe Prof Dr Xheladin Shala me redaksi. Siç dihet Konventa nuk ishte rrealizuar për shkak të fillimit të Luftës Dytë Botërore. Por qarqet serbiane e kishin lëvizë Çështjën e Konventës 1938 qysh më 1949 dhe kishin  themeluar Shtab të cilit i prinin Aleksandër Rankoviqi dhe Krste Cervenkocski. Prapa tyre qëndrone “Murselini i kuq” (Josip Broz Tito).

  1. Pasojat e Marrëveshjës Xhentelmene

Prapaskenat dhe pazaret i kemi përshkruar më lartë. Por hulumtuesit që kanë interes ta elaborojnë këtë plagë shqiptare mund të informohën gjerësisht se okupatori së pari e kishte mbyllë Institutin Albanologjik; e kishte inicuar aksionin e kinse Çarmatimit shqiptarëve dimrit 1955/56; e kishte inskenuar Procesin e Prizrenit, kinse paria politike shqiptare po përgatitët të arratisët në Shqipëri; Kishte qitë fjalë se Bije Vokshi do të kryej atentat ndaj Enver Hoxhës;Kishte organizuar arratisjën e Panjot Plakut (Ministër i Mbrojtjës i Shqipërisë më 1957; Kishte urdhëruar mbylljën e shkollave të mesme kinse nuk ka kuadro shqiptare; Nuk kishte munduar përmes Dushan Mugoshës në Tubim në Shkollën Narmale në Prishtinë Fadil Hoxhës t` ia mbyllë gojën. Por aty hapur Fadil Hoxha tha:” Me çizme i kemi fituar shkollat, me çizme do t` i mbrojmë”. Të gjitha këto veprime do t` i mbyllë Shqipëria (më 1958) duke protestuar në OKB kundër mizorive që po organizonte ndaj shqiptarëve Jugosllavia.(Për këto fakte shiqo: Libri i Bardhë, Beograd 1959, Përgjegje ndaj akuzave të Tiranës; Ndërsa për shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi shiqo librat: Dr Hakif Bajrami, Programet serbe për shfarosjën e Shqiptarëve 1844-1995, Prishtinë 1995, Botim ÇIK në redaksinë e Enver Malokut; Prof Dr Hakif Bajrami, Konventa,Prishtinë 2013, f. 132, Botim  “Kosova e Lirë”,Redaktor Ahmet Qeriqi; Prof Dr Hakif Bajrami, Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili,Prishtinë 2014, f.217, “Kosova e Lirë” Redaktor Ahmet Qeriqi prof).

11.Pasojat e Marrëveshjës Xhentelmene

Si pasojë tragjike e kësaj marrëveshje nepër vite kanë qenë të detyrauar të migrojnë në Tutrqi, përkatësisht të kërkojnë hekjën e shtetësisë maqedone (jugosllave) sipas viteve:

Gjatë vitit 1952 janë shpërngulë në Turqi 37000 shqiptarë;

Gjatë vitit 1953 janë shpërngulë në Turqi 1930 shqiptarë;

Gjatë vitit 1954 janë shpërngulë në Turqi 17500 shqiptarë;

Gjatë vitit 1955 janë shpërngulë në Turqi 51000 shqiptarë;

Gjatë vitit 1956 janë shpërngulë në Turqi 54000 shqiptarë;

Gjatë vitit 1957 janë shpërngulë në Turqi 57710 shqiptarë;

Gjatë vitit 1948 janë shpërngulë në Turqi 41800 shqiptarë;

Gjatë vitit 1959 janë shpërngulë në Turqi 32000 shqiptarë;

Gjatë vitit 1960 janë shpërngulë në Turqi 27980 shqiptarë;

Gjatë vitit 1961 janë shpërngulë në Turqi 31600 shqiptarë;

Gjatë vitit 1962 janë shpërngulë në Turqi 15910 shqiptarë;

Gjatë vitit 1963 janë shpërngulë në Turqi 25720 shqiptarë;

Gjatë vitit 1964 janë shpërngulë në Turqi 21530 shqiptarë;

Gjatë vitit 1965 janë shpërngulë në Turqi 19821 shqiptarë.

Sipas seksionit të pashaportave rrezulton se nga viti 1951 e deri më 1966 kanë kërkuar hekje të shtetësisë 414500 shqiptarë.Edhe konzullati turk në Shkup prezanton shifra të ngjashme, por që të gjitha burimet duhet të mirrën me sy kritik sepse një pjesë e shqiptarëve e ndryshoi mendimin dhe mbeti në vatrat e veta por jo pa mundime dhe reagime shumë të ashpra në mes Fadil Hoxhës dhe Gjoka Pajkoviqit. Se çështja shqiptare në Jugosllavi kishte marrë permasa tragjike tregon shkuarja e Fadil Hoxhës dhe Ismet Shaqirit për t` u ankuar te J. B. Toto në Split, por pa asnjë rrezultat. E vërteta, Tito nuk u kishte treguar Fadilit dhe Ismetit se kishte lidhur Marrëveshje me Kyprilinë. Prandaj Dushan Mugosha shumë shpejtë do ta inicojë shkuarjën e tre POPAVE serbianë te Tito në Split. Popat thuhet në raportet konfidenciale ( Arkivi Personal i Vlladimir Dedierit) ia kishi puth dorën “Murselinit kuq” dhe iu kishin falenderuar në emër të Kombit Serbian. Në këtë mënyrë ishte hapur fronti për rikolonizimin e Kosovës me sllavë. Kështu deri më 1966 do të kolonizohën 64320 sllavë në Kosovë. Ndërsa kolonizimi i viseve shqiptare në Maqedoni mbetët temë speciale e ndarë nga ajo e Kosovës.

  Konkluzë

Në lidhje me këtë temë tragjike mbetëm i kënaqur për sakrificat e mëdha që është dashur të bërën sepse së pari tema është hulumtuar dhe botuar në 1230 faqe. Së dyti kënaqësia është më e madhe se në fund të shekullit XX Kosova me Luftën e UÇK-ës dhe ndihmën e SHBA-ve e të NATO-s u ÇLIRUA definitivisht nga Serbia nazifashiste.

Por faktet dëshmojnë se Shqiptarët janë kombi më fatzi në të dy ish jugosllavitë. Por rrethanat e kohës kishin pasë një lloj “mëshire” sepse Luftërat Botërore sikur e shpëtuan këtë komb nga shfarosje për çka Serbia ia ka përpiluar mbi 27 programe zyrtare dhe 11 programe të institucioeneve politike, prej të cilave mësohet se si duhet vepruar dhe respektuar në kushte noramle të drejtat e njeriut. Në realitet nga progamet serbe mësohet se çka është nazifashizmi serbian i cili ka pretendime imperialiste ndaj tokave shqiptare pa asnjë argument historik, kulturor, rreligjioz dhe civilizues.

Kushdo që provon për të mësuar për këtë plagë shqiptare më detalisht duhet lexuar librat: Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Shpronësim, Shpërngulje, Shfarosje e Shqiptarëve 1945-1952, Prishtinë 2018, f.618,Libri Nr. 1, botim “Faik Konica” Rdaktor Nazmi Rrahmani; Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Shpërngulja e shqiptarëve  me dhunë shtetërore serbe nga Shqipëria Kontinentale, Prishtinë 2018, f.639, Libri nr. 2, Botim “Faik Konica” Redaktor Nazmi Rrahmani).

Shkrimin ua kushtojë me pietet të lartë dy kolosëve që kanë ndikuar në punën time: Akademik Prof Dr Ali Hadrit dhe Adem Demaçit, të cilët njëri me pendë e tjetri me sakrificë e IDEUAN UÇK-ën në luftë për çlirimin e Kosovës!

Më 18 tetor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu