RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, me seli në Tiranë, Shqipëri
DHE
MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, me seli në Nju-Jork, SHBA
K Ë R K O J M Ë
Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar dhe Mërgata Shqiptare në Botë, me indinjatë të thellë shprehim në këtë letër, drejtuar ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri,
- kërkojmë hetim të plotë mbi dhunën policore që ushtroi ndaj protestuesve studentë, veçanërisht të miturve.
Gjithashtu, kërkojmë identifikimin kush hedh gurin dhe fsheh dorën në kthimin nga protesta «Fllamingo “ në këtë protestë që po shkatërrohet Tirana, kryeqyteti i Shqiptarëve.
Kërkojmë zbardhjen e identifikimit të personave me veshje civile krejtësisht në të zeza e të maskuar që ndërhynin tek protestuesit gjatë protestave.
Theksojmë pse filloi më 16 tetor 2026 e po vazhdon?
- Iu drejtohemi institucioneve të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezencës së OSBE-së, Këshillit të Evropës, Kombeve të Bashkuara dhe drejtuesve të misioneve të tjera diplomatike të akredituara në vend, të zbardhin këto keq veprime.
⁃ Kërkojmë nga institucionet të poshtëshënuara: Policisë së Shtetit, për ndalimin e përdorimit të tepruar të goditjeve të forta ndaj protestuesve të shtrirë në tokë dhe keqtrajtimin e tyre gjatë shoqërimit për në komisariate.
Shqetsimi ynë është një nga çështjet kryesore që lidhet me ndërhyrjen e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor, të cilët, në prezencën e protestuesve, kanë larguar me forcë protestues nga tubimet publike.
⁃ Gjithashtu organet kompetente të bëjnë identitetin e urdhëruesëve, se në cilin ligj janë bazuar sipas kompetencave ligjore që lejohet, të ushtrohen në veprime për komandim.
⁃ Hetimet të jenë të menjëhershme, të pavarura dhe të paanshme, duke mos u kufizuar vetëm te veprimet individuale të efektivëve, por duke shqyrtuar edhe përgjegjësinë e drejtuesve të operacioneve policore.
Me miërsjellje ju bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare të reagojnë publikisht, të ngrenë shqetësimet tona pranë qeverisë shqiptare e të mbrojnë të drejtat e të miturve të ndaluar dhe të monitorojnë rezultatet e hetimeve.
Ne theksojmë se: integrimi evropian i Shqipërisë duhet të shoqërohet me respektimin e lirive themelore të të Drejtave të Njeriut, parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës,ku protestuesit potencojnë mangësinë e disa elementeve te lartcekura, prandaj dhe kerkojmë dorëheqjen e pa kusht te kryeministrit te Shqiperisë si pergjegjës edhe per ushtrimin e dhunës së shfrenuar ndaj protestuesve paqësorë të zhvilluara përmbi katër muaj radhazi.
Ne reagojmë ashpër ndaj institucioneve të Sigurisë Kombëtare ( SHISH ) që nuk ndërhyri për dhunën që ushtroi policia e Shtetit, ndaj protestuesve.
- Kërkojmë angazhimin e plotë të Avokatit te Popullit në Shqipëri që të ushtrojë detyrën e Tij Kushtetutare në parandalimin e dhunës së tepruar nga policia, si dhe në zbardhjen e dyshimeve se ka edhe grupe te ardhura nga jashtë Shqipërisë, te cilat udhtrojnë dhunë ndaj protestuesve.
Gjithashtu, të bëhet identifikimi i personave të paidentifikuar që morën pjesë në dhunimin e protestuesve!
Kjo letërkërkesë e Rrjetit të Intelektualëve Mbarëshqiptarë (RRIMSH)dhe Mërgatës Shqiptare në Botë (MSHNB) do të jetë një tregues i rëndësishëm i respektimit të standardeve demokratike dhe evropiane.
Kryetari i Rrjetit të Intelektualëve Mbarëshqiptarë (RRIMSH)
Ing. M.Sc. FREDERIK RUÇO, Shqipëri
Kryetari i Mërgatës Shqiptare në Botë (MSHNB)

Bahri Ramadani, SHBA
Më 21. 10. 2026


