Reagim i intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Mërgata Shqiptare në botë për dhunën policore ndaj të rinjve e të miturve në Shqipëri

Shkrime relevante

Reagim i intelektualëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Mërgata Shqiptare në botë për dhunën policore ndaj të rinjve e të miturve në Shqipëri

RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, me seli në Tiranë, Shqipëri DHE MËRGATA SHQIPTARE NË...

Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen, analizë poezisë së Sinan Vakas, “Letër nënës pas vdekjes”

Nga Kujtim Mateli Malli midis birit dhe nënës kapërcen dhe vdekjen Poezia “Letër...

Ne ende nuk jemi popull i lumtur

Nga: Atdhe Geci NE ENDE NUK JEMI POPULL I LUMTUR Poezi Ne ende nuk...

Kush me kë është – me ne apo me ata?

Isuf Bajraktari, Suedi Shqipëria ndërmjet lirisë, pushtetit dhe përgjegjësisë historike Ka pyetje që...

A po zgjerohet kompleksi «Ashraf-3», ku janë vendosur disa anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK)?

Nga: Navid Zebarjadi ____ Shënim personal për të drejtat e njeriut për informimin...

Shpërndaj

RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË, me seli në Tiranë, Shqipëri

DHE

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, me seli në Nju-Jork, SHBA

          K Ë R K O J M Ë

Rrjeti Intelektual Mbarëshqiptar dhe Mërgata Shqiptare në Botë, me indinjatë të thellë shprehim në këtë letër, drejtuar  ambasadave dhe  institucioneve ndërkombëtare në  Shqipëri,

  • kërkojmë hetim të plotë mbi dhunën policore që ushtroi ndaj protestuesve studentë, veçanërisht të miturve.

Gjithashtu, kërkojmë identifikimin kush hedh gurin dhe fsheh dorën në kthimin nga protesta «Fllamingo “ në këtë protestë që po shkatërrohet Tirana, kryeqyteti i Shqiptarëve.

Kërkojmë zbardhjen e identifikimit të personave me veshje civile krejtësisht në të zeza e të maskuar që ndërhynin tek protestuesit gjatë protestave.

Theksojmë pse filloi më 16 tetor 2026 e po vazhdon?

  • Iu drejtohemi institucioneve të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prezencës së OSBE-së, Këshillit të Evropës, Kombeve të Bashkuara dhe drejtuesve të misioneve të tjera diplomatike të akredituara në vend, të zbardhin këto keq veprime.

⁃             Kërkojmë nga institucionet të poshtëshënuara: Policisë së Shtetit, për ndalimin e përdorimit të tepruar të goditjeve të forta ndaj protestuesve të shtrirë në tokë dhe keqtrajtimin e tyre gjatë shoqërimit për në komisariate.

Shqetsimi ynë është një nga çështjet kryesore që lidhet me ndërhyrjen e personave me veshje civile, pa shenja identifikimi policor, të cilët, në prezencën e protestuesve, kanë larguar me forcë protestues nga tubimet publike.

⁃             Gjithashtu organet kompetente të bëjnë identitetin e urdhëruesëve, se në cilin ligj janë bazuar sipas kompetencave ligjore që lejohet, të ushtrohen në veprime për komandim.

⁃             Hetimet të jenë të menjëhershme, të pavarura dhe të paanshme, duke mos u kufizuar vetëm te veprimet individuale të efektivëve, por duke shqyrtuar edhe përgjegjësinë e drejtuesve të operacioneve policore.

Me miërsjellje  ju bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare të reagojnë publikisht, të ngrenë shqetësimet tona pranë qeverisë shqiptare e të mbrojnë të drejtat e të miturve të ndaluar dhe të monitorojnë rezultatet e hetimeve.

Ne theksojmë se: integrimi evropian i Shqipërisë duhet të shoqërohet  me respektimin e lirive themelore të të Drejtave të Njeriut, parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës,ku protestuesit potencojnë mangësinë e disa elementeve te lartcekura, prandaj dhe kerkojmë dorëheqjen e pa kusht te kryeministrit  te Shqiperisë si pergjegjës edhe per ushtrimin e dhunës së shfrenuar ndaj protestuesve paqësorë të zhvilluara përmbi katër muaj radhazi.

Ne reagojmë ashpër ndaj institucioneve të Sigurisë Kombëtare ( SHISH ) që nuk ndërhyri për dhunën që ushtroi policia e Shtetit, ndaj protestuesve.

  • Kërkojmë angazhimin e plotë të Avokatit te Popullit në Shqipëri që të ushtrojë detyrën e Tij Kushtetutare në parandalimin e dhunës së tepruar nga policia, si dhe në zbardhjen e dyshimeve se ka edhe grupe te ardhura nga jashtë Shqipërisë, te cilat udhtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

Gjithashtu, të bëhet identifikimi i personave të paidentifikuar që morën pjesë në dhunimin e protestuesve!

Kjo letërkërkesë e Rrjetit të Intelektualëve Mbarëshqiptarë (RRIMSH)dhe Mërgatës Shqiptare në Botë (MSHNB) do të jetë një tregues i rëndësishëm i respektimit të standardeve demokratike dhe evropiane.

Kryetari i Rrjetit të Intelektualëve Mbarëshqiptarë (RRIMSH)

Ing. M.Sc. FREDERIK RUÇO, Shqipëri

Kryetari i Mërgatës Shqiptare në Botë (MSHNB)

Bahri Ramadani, SHBA

Më 21. 10. 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu