Nënë Tereza në Oslo, kur iu ndaj Nobeli për Paqe…

Sot, une Nue Zalli, së bashku me mikun tim, Mark Baftiaj, zhvilluam një takim pune në Parlamentin Evropian në Strasburg me znj. Lucija Prskalo dhe eurodeputetin Davor Ivo Stier. Ky takim u realizua në kuadër të përpjekjeve tona për organizimin e një akademie shkencore kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë shpirtërore të Shën Nënë Terezës.
Miqtë tanë kroatë shprehën gatishmërinë për t’u angazhuar dhe për të kontribuar në realizimin e kësaj nisme, duke çmuar lart këtë figurë që i përket jo vetëm historisë sonë kombëtare, por edhe trashëgimisë shpirtërore e morale të mbarë njerëzimit.

I falënderojmë përzemërsisht znj. Lucija Prskalo dhe eurodeputetin Davor Ivo Stier për pritjen e ngrohtë, gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen ndaj kësaj nisme. Falënderime të veçanta shkojnë edhe për mikun tim, Mark Baftiaj, për angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët në këtë rrugëtim të rëndësishëm.


