
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
A ËSHTË KURTI MARIONETË KLANDESTINE E BEOGRADIT FASHISTOID? (4)
[11] Tematikë tjetër që Kurti e ka shpërdorur në luftën për pushtet është rryma elektrike. Ato kritika dhe premtime, deri në momentin kur u bë kryeministër, pothuajse të gjitha do t’i kisha firmosur, sepse rryma elektrike, gjegjësisht termoelektranat e Kosovës, janë shpërdorur edhe nga administratorët e UNMIK-ut, në bashkëpunim me politikanët “tanë”, që nga qershori i vitit 1999.
Në vitin 2006 u duk se u gjet një zgjidhje e qëndrueshme, kur në tenderin që shpalli qeveria (“hije” e UNMIK-ut) u kualifikua gjiganti energjetik gjerman RWE. Ai kishte ofruar projektin për një termoelektrane (TEC) me kapacitet 2400 MW, duke paraparë investime vetanake prej 4 miliardë eurosh, pa asnjë kushtëzim, madje edhe duke e shoqëruar ofertën me gatishmëri për të bërë ndërhyrje teknike në TEC-ët e vjetër të KEK-ut – për hir të mbrojtjes së ambientit ekologjik, pa marrë asnjë kompensim financiar.
Në atë kohë ministër i energjetikës ishte Etem Çeku. Në një diskutim publik të OJQ-ve, duke qenë vetë Etemi i pranishëm, disa OJQ snobe që kokorisnin kundër TEC-it të ri për shkak të ndotjes së ambientit, u pata thënë:
“Buzë lumit Rajna në Gjermani, në një gjatësi rreth 60 km (ku përfshihen edhe Këlni dhe Dyseldorfi), janë të vendosura TEC-e me thëngjill me kapacitet mbi 20 mijë MW në orë. Ambienti rreth tyre ngjan me park nacional, me gjelbërim të theksuar, ku kultivohen edhe ferma kafshësh. Për ju që nuk e dini, ushqimi kryesor i botës drunore e bimore është dioksidi i karbonit (mbi 45% e drurit është karbon, gjegjësisht ‘qymyr’). Prandaj në Kosovë kemi hapësira me shkurre, sepse nuk kanë CO₂ të bollshëm për ushqim, ndërsa në Gjermani, ku ka shumë CO₂, pyjet janë të dendura dhe të larta. Mushkëritë e qytetarëve në Kosovë nuk janë më të brishta se ato të gjermanëve. Duke mos pasur njohuri, kritikuesit e ngritjes së TEC-it ngatërrojnë pluhurin që prodhohet nga hiri i qymyrit me CO₂. E meqë teknologjia është zhvilluar, pluhuri reduktohet ndjeshëm…”
(perifrazim)
Vetëkuptohet, kundërshtarët e atij TEC-i nuk e mirëpritën diskutimin tim. Kundërshtar isha edhe unë, por për arsye tjetër: doja që ai të ndërtohej në kuadër të KEK-ut, që fitimet t’i kishte shteti ynë e jo RWE-ja.
Fatkeqësisht, në vitin 2007 kryeministër i Kosovës u bë marioneta e Beogradit fashistoid, Hashim Thaçi. Ai e sabotoi ngritjen e TEC-it nga RWE-ja gjermane, sepse favorizonte ngritjen e një “termoelektrane të re” nga investitorë serbë, të cilët fshiheshin pas francezëve, njërin prej të cilëve Thaçi e kishte bërë këshilltar. Fatmirësisht, SHBA-ja nuk lejoi që ai komplot i Serbisë, përmes marionetës Thaçi, t’i ndodhte Kosovës.
Fatkeqësisht, qeveria pasuese bëri një kontratë me një kompani amerikane (“Global…”) për ndërtimin e një TEC-i me kapacitet 500 MW. Protagonist kryesor nga qeveria ishte ministri Blerand Stavileci, një legen i Hashim Thaçit. Qeveria u obligua t’i siguronte kompanisë amerikane çmimin 84 euro/MWh, në rast se ajo nuk do të gjente treg për eksport me çmim më të lartë, si dhe u obligua t’ia garantonte kreditimin prej 1,2 miliardë USD, të cilin kompania simulonte se po i jepte si hua për ndërtimin e TEC-it. Idiotët propagandonin se me atë TEC do të evitohej mungesa e rrymës elektrike në Kosovë, duke heshtur faktin se ai do të ishte mall privat dhe pronari do ta shiste me çmimin më të lartë të mundshëm. Kurti është më meritori që ai projekt nuk u realizua, edhe pse Kosova u detyrua të paguante 19 milionë euro dënim për prishjen e asaj kontrate.
Kriminalitet i rëndë ndaj shtetit tonë ndodhi në vitin 2013, kur u privatizua KEDS-i, deri atëherë shtetëror, që furnizonte qytetarët dhe bizneset në Kosovë me rrymë elektrike. Këtë kompani qeveria, në krye me kryeministrin Thaçi, ia shiti një kompanie turke, pronarë të së cilës ishin familjarë të presidentit Erdogan. Dhe ia “shiti” për vetëm 26,5 milionë euro, edhe pse ekzistonte shembulli i Maqedonisë, e cila 75% të kompanisë së ngjashme me KEDS-in tonë ia shiti një kompanie austriake për 240 milionë euro.
Sipas kontratës – e cila mbahet si sekret shtetëror – kompania turke detyrohej të investonte rreth 20 milionë euro në vit për konsolidimin e rrjetit shpërndarës, për të reduktuar “humbjet teknike” dhe çmimet e rrymës, derisa ta kishte monopolin në tregun e rrymës në Kosovë, nuk duhej të kalonte 17 milionë euro fitimi neto në vit. Për këtë duhej të përkujdesjej ZRRE-ja (Zyra e Rregullatorit të Energjisë). Këto informata i dëgjova drejtpërdrejt nga kryeministri Thaçi, kur rastësisht u grindëm për shkak të privatizimit të KEDS-it.
[Kur më 30.06.2025 bëra denoncim kundër ZRRE-së në Prokurorinë Speciale, mora përgjigje më 11.07.2025 / RLN nr. 114/2025, se nuk e kisha shoqëruar padinë me prova konkrete; Prokuroria Speciale do të mjaftonte të krahasonte informimin tim me përmbajtjen e kontratës së privatizimit të KEDS-it, por…]
Kurti e kishte kritikuar atë privatizim dhe kishte premtuar se, po të bëhej kryeministër, do ta nacionalizonte KEDS-in. Ndodhi e kundërta. Në vitin 2021, në vend që të merrej së paku me zbatimin e kontratës së privatizimit, ai u bë pjesë e mafisë energjetike serbe. Për këtë qëllim kapi bordin e ZRRE-së dhe, në shtator 2021, legalizoi në Kosovë kompaninë e Vuk Hamoviqit (i cili e ka ortak edhe djalin e Renkoviqit, siç e kam dëgjuar vetë Kurtin ta thotë gjatë fushatës për ardhje në pushtet). Importi i rrymës bëhet kryesisht përmes asaj kompanie.
Gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova importoi rreth 840 milionë euro rrymë elektrike. Më herët Kurti & Co me krenari e reklamonin këtë import, duke u lavdëruar se po e pakësonin mungesën e rrymës në Kosovë. Por pasi u diskredituan si pjesë e mafisë energjetike serbe, tani po heshtin: nuk tregojnë sa mjete të buxhetit po shpenzohen për import dhe ku po përfundon rryma e importuar, meqë qeveria nuk ua shet atë konsumatorëve në Kosovë!
Në vend që të zbatohej kontrata e privatizimit – të cilën ish-kryeministri e mban në sejfin ku ruhen dokumentet sekrete shtetërore – gjatë qeverisjes së tij çmimi i rrymës u rrit tri herë dhe pritet të rritet sërish në prill. Kur Kurti erdhi në pushtet, konsumatorët në Kosovë e paguanin rrymën mesatarisht rreth 6 cent/kWh; tani e paguajmë 15,4 cent/kWh, ndërsa bizneset e mëdha mbi 25 cent/kWh.
Për ata që nuk dinë me bë llogari (siç i ndodhi Kurtit kur në një klasë nexënësisht ngeci për ta zgjedh një llogaritje matematikore në “dërrasë të zezë”), KEDS & KESCO turk në vit, nga shitja e rreth 7,5 MWh, të cilat i bel nga KEK me 29,5 Euro/MWh, i fiton mbi 900 milionë Euro në vit (ndërsa në kontartë është përkufizuar maksiomumi në 17 milionë Euro në vit, sa kohë dë t’i zagjat monoploit tregtar në Kosovë)!!
Për arsye që nuk i di – sepse askush nuk ka informuar – kompania KEDS (e cila ka simuluar edhe formimin e KESCO-s, për shkak të normave të BE-së) blen gjatë vitit rreth 7,5 milionë MWh rrymë nga KEK-u, me çmim fiks që nga viti 2013 e deri sot: 29,5 euro/MWh. Ndërkohë, atë rrymë na e shet me çmim pesëfish më të lartë (ose, kur gjen treg më të volitshëm, e eksporton, duke na lënë neve pa rrymë).
Ka disa pisa kurtoviqë që arsyetohen se qeveria Kurti ua subvencionon rrymën rreth 90 mijë familjeve të varfra, sikur ato të ishin mjete private financiare të Kurtit, që ai po i dhuron, e jo mjete të buxhetit të Kosovës, të krijuara nga tatimet dhe doganat që i paguajnë qytetarët.
Ja pra, “sovranisti” Kurti, në vend që ta zgjidhë problemin e rrymës elektrike, na ka bërë konsumatorë të mafisë energjetike serbe dhe turke, duke na diskriminuar edhe për shkak se nuk jetojmë në Kosovën veriore, ku qytetarët paguajnë rrymë me çmim më të ulët se në pjesët tjera të Kosovës!
Mallkim!
PS.: Mrikë, burri të vdektë, nëse nuk e lexon!
[Vijon]



z. Ibrahim!
Ju po shkruani edhe pjesen (3) të “romanit” për një fjalë që ua paska thënë Mrika; se e urreni Albin Kurtin?!
Dhe pjesën e 3-të e përfundoni me fjalët: Mallkim! PS: Mrikë, burri të vdektë, nëse nuk e lexon!
Unë po i bie SHKURT E SHQIP KOMENTIT:
1. MOS UREJ ASKËND! SEPSE NDJENJA E URREJTJES NUK I BËN ASKUJT MË SHUMË DËM SESA VETES TUAJ
2. URREJTJA KURRË NUK LARGOHET ME URREJTJE. VETËM MIRËSIA E FLAKË URREJTJËN!
3. MENDIMET E MIRA QËNDROJNË NË FJALI TË SHKURTA!
Tung!