A është moderatorja Jehona Bajrami Gashi jehonë e propagandës islamike në Klan Kosova?
Në emisionin e fundit të Kosova Today, ajo hapi programin me një “zbulim tronditës”: gjoja Universiteti i Harvardit, tempulli i dijes perëndimore, paska vendosur një ajet të Kuranit në hyrje të Fakultetit Juridik, si dëshmi të madhështisë së drejtësisë islame.
A është ky lajm i vërtetë? Apo thjesht një tjetër jehonë e propagandës islamike që po na shurdhon të gjithëve?
Ajeti i përmendur (Kurani, 4:135) ishte pjesë e një ekspozite të përkohshme në vitin 2012 (!) me 33 citate nga burime të ndryshme ligjore në historinë e njerëzimit, nga Bibla, Kurani, filozofë grekë, etj. As nuk ishte zgjedhur nga Harvard-i, as nuk ishte i vetmi që përmendej. Ishte një projekt artistik, jo një miratim akademik.
Por këto fakte nuk e ndaluan as Jehonën, as portalet islamike të pretendojnë, haptazi apo në mënyrë të nënkuptuar: “Harvard-i e pranon Kuranin!”
Pse u rikthye kjo temë pikërisht tani, më 16 maj 2025?
Sepse dje, më 15 maj, disa faqe islamike e rikujtuan këtë gënjeshtër, por nuk pati ndonjë ndikim (faqe me 200-300 mijë ndjekës morën vetëm 40-50 pëlqime).
Tani, pyetja është:
Kush e propozoi këtë narrativë në redaksinë e Kosova Today për ta rikthyer si “lajm tronditës” 13 vite pas ngjarjes?
Dhe më saktë: kush e financoi?
Në vend që të injoronte propagandat e portaleve islamike, redaksia vendosi t’i japë jehonë televizive, duke e paraqitur si një “lajm kulturor”. Dhe e bën me mjeshtëri. Kjo është fuqia e propagandës, siç shkruante autori i një libri famëkeq:
“Bëje gënjeshtrën e madhe, bëje të thjeshtë, përsërite, dhe në fund do të besohet.” (Mein Kampf)
Ironikisht, ata që i quajnë “të degjeneruara” vlerat perëndimore, janë të njëjtit që luten që Perëndimi t’ua miratojë fenë e tyre.
Madje edhe kur përpiqen të imponojnë një ajet nga një sure që i lejon burrit ta godasë gruan nëse e dyshon për mosbindje (po, në të njëjtën Sure 4, ajeti 34).
E mos të flasim për suret dhe hadithet e tjera, ku pesha e dëshmisë së një gruaje vlen gjysma e asaj të burrit, sepse gratë, sipas “profetit”, kanë gjysmën e inteligjencës së një burri.
Apo për hadithet që thonë se, për shkak të menstruacioneve, gratë janë të papastra dhe më pak të devotshme (pasi nuk lejohen të falen gjatë ciklit menstrual).
Dhe më e rënda: mos të harrojmë pedofilinë e lejuar nga Kurani (65:4) dhe të praktikuar nga vetë “profeti” me Aishen, siç dëshmohet në dhjetëra hadithe sahih/autentike.
A është kjo drejtësi hyjnore?
A jeni të bindur tani se çfarë përparimi shoqëror mund të na sjellë Sheriati?
O shqiptar, mos u bë dëgjues i verbër i jehonës së huaj. Pyet, dysho, analizo! Në kohën e internetit, injoranca nuk mund të triumfojë!
Para disa ditësh kam thënë se “një grua që mbron islamin është si një viktimë që mbron xhelatin”.
Sot më duhet ta riformuloj:
Një grua që mbron islamin sunit , është si një lopë që e mbronë kasapin e vet!




Redaksia e Kosova Today po sjellin tema dhe çeshtje te ndryshme shoqerore edhe me vlere. Po si duket per ta mbushur emisionin sjellin edhe teme, çeshtje me shpejtesi te pa verifikuara. Keshut ne nje prej emisioneve te Kosova Today lidhur me lejimin e shtetit ne Zvicer e faljes e agjerimit te pjesetareve shqiptare te perkatesise fetare islame me numer shume te madh. Kete informate ia plasoj nje gazetar nga Lugina e Presheves qe eshte nje islamist dhe i cili pa verifikuar dhe pa hulumtuar problemin e plasoi ne emision. Pra, problemet duhet te verifikohen dhe mos te rriten e propagandohen, sepse ky qe propozoi i rrite dhe reklamon islamin.