ARKIVI:
8 Mars 2026

Adriatik Kelmendi gjoja i shtronte pyetjet, dikush tjetër i lexonte përgjigjet e Hashim Thaçit me shkrim! Shou!

Shkrime relevante

Nga marrëveshjet e dëmshme te bllokada kundër vullnetit të popullit

Nga Sak Muji, Rugovë ____ Autori është i përndjekur politik (1981) Kosova nuk u...

Një urim i veçant i shkupjanes Dijana Toska për 8 Marsin

Dijana Toska, gazetare, Shkup Urime 8 Marsi! Këto fjalë u kushtohen të gjitha...

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

Shpërndaj

Në minutën 105 Hashim Thaçi tha, citat:
“Askush nuk mund t’i mashtrojë mekanizmat ndërkombëtarë – ata kontrollojnë si tokën, ashtu edhe qiellin e Kosovës.”
Këtu aludon në shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dhe thotë, citat.”Në mediat ndërkombëtare dhe në qendrat vendimmarrëse, u ngrit dilema nëse ishte akt sabotazhi nga Serbia apo një veprim elektoral lokal.”
Pastaj, në minutën 106 apo 107, pyeti duke kritikuar qeverinë e Kosovës dhe duke e bërë atë fajtore, por jo Serbinë. Nuk i quajti as terrorist, citat:
“Si ndodhi që u shfaqën mbi 80 persona të uniformuar dhe të armatosur, dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si u lejua largimi i tyre i qetë, në mes të ditës, si të ishin kryengritës të lirisë dhe jo sulmues të shtetit? Si erdhi deri te kjo ngjarje?”
Meqenëse Bashkësia Ndërkombëtare kontrolluaka tokën dhe qiellin, si është e mundur që nuk kapi kurrë një serb të armatosur? Dhe, meqenëse e ka për detyrë ruajtjen e kufirit, si lejoi ikjen e terroristëve?
Në kohën e Thaçit, veriu praktikisht ishte Serbi dhe funksiononte me ligje e administratë serbe, apo pa to fare, por administrata serbe ekzistonte në tërë Kosovën;
sot, veriu është praktikisht Kosovë, por pa serbë të integruar. As kjo nuk është mirë. Në kohën e Thaçit, ata ishin të integruar në sistemin e Serbisë dhe të gjithë e dimë pse duhet të rikthehen në administratën e Kosovës, por është fakt se ata janë larguar vetë, nuk i ka larguar Qeveria. I ka larguar me urdhër Vuçiqi, si e ka urdhëruar edhe sulmin.
Nëse Kurti është i keq, atëherë merita kryesore për ardhjen e tij në pushtet i takon Thaçit, Mustafës, Ramushit e Limajt. Pronto klanit!
Thaçi nuk ka marrë gjithmonë vendime në interes të Kosovës, por shpesh për karrierën e vet. Me rëndësi të përkrahje ai.
Edhe Kurtin do ta përqafojnë ndërkombëtarët, nëse firmos çdo gjë që i hidhet në tavolinë. Por ai nuk është i gatshëm ta bëjë këtë. Prandaj, mundësia tjetër është që ai të rrëzohet – dhe në vend të tij, të firmosë Ramush Haradinaj apo Memli Krasniqi. Këta e bëjnë…
Ps.
Ajo nuk ishte intervistë. Kelmendi gjoja i shtronte pyetjet, dikush tjetër i lexonte përgjigjet e Thaçit me shkrim! Shou!
Fitorja me mbi 50% nuk ishte vetëm rezultat i Kurtit, por dhuratë e Thaçit, Mustafës, Ramushit, Limajt. Klanit Pronto.
Ajo nuk ishte fitore normale, por revoltë e popullit kundër atyre që me prokurorë e gjykatës të vet e blenë imunitetin, dhe prandaj u krijua Specialja!
Prokurorët e tyre anulojnë aktakuzën kundër Radojçiqit…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nuk mbahet ne mend. e nga koha kur u themelu Gjygji i Haages, qe dikush nga te akuzuarit e ne proces te gjykimit, te jep interviste. Pra as kroat, as serb, as muslimanet e Bosnjes. Kjo me Thacin eshte akt i mashtrimit dhe shperqendrimit te vemendjes perderisa nder tavoline pergaditet Tradhti. Kush mund të qëndrojë pas këtij lloj mashtrimi?! Janë njerëzit në rrethin më të ngushtë të Albin Kurtit, domethënë, ata që janë të afërt me të dhe që do ta i a ngulin thikën pas shpine, Kurtit. E se shpejti dhe Vjosa Osmanit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu