ANËTARËVE TË SHOQATËS SË INTELEKTUALËVE “JAKOVA” NË GJAKOVË
Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”,
Po ju drejtohem edhe njëherë lidhur me ndarjen e çmimit “Guximi intelektual 2024”.
Siç jeni të njoftuar, menjëherë pas shpalljes së përzgjedhjes së kandidatit për këtë titull, me e-mailin e datës 06.11.2025 kam kundërshtuar zgjedhjen e z.Bajram Kabashi, duke paraqitur arsyetimet e mia të argumentuara. Më 07.11.2025, ora 08:01, mora përgjigjen tuaj lidhur me proceduren e përzgjedhjes, duke vu në rend të parë atë se kjo është berë me votim dhe se përsoni në fjalë është përzgjedhur me shumicë votash.
Po atë ditë, më 07.11.2025, kam dërguar reagimin tim të dytë, duke theksuar se arsyetimet e paraqitura nuk qëndrojnë. Argumentova se z. Bajram Kabashi ka përdorur median dhe fjalën publike për të përbuzur një komunitet fetar dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet besimeve. Në këtë rrethanë, çdo shpërblim që i jepet atij — qoftë edhe me emrin “Guxim Intelektual” — rrezikon të legjitimojë intolerancën dhe fyerjen publike. Kjo nuk është çështje opinioni, por çështje parimesh, dinjiteti qytetar dhe integriteti të vërtetë intelektual.
Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua dhe çmimi iu nda një personi që, sipas bindjes sime, nuk e meriton këtë Çmim.
Më 12 nëntor 2025, ora 10:00, isha i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, ku u nda çmimi për vitin 2024. Edhe pse paraprakisht ishit në dijeni për kundërshtimet e mia, Shoqata nuk ndërmorri asnjë veprim për ta rishikuar vendimin. Edhe gjatë vetë ceremonisë, unë isha i vetmi që e kundërshtova publikisht këtë kandidaturë. Ata që keni qenë të pranishëm ju lutem ta kujtoni dhe ta konfirmoni këtë që po e shtroj në vijim e ju të tjerët të veheni në dijeni dhe të reagoni.
Në fjalën time iu drejtova z. Bajram Kabashi me këto tri pika:
- Ivo Andriq, fitues i Çmimit Nobel, është njëkohësisht hartues i elaboratit famëkeq për shfarosjen dhe zhbërjen e shqiptarëve. Një segment i programit të tij nacionalist-fashist ishte nxitja e përçarjes ndërfetare ndër shqiptarë.
- Peter Handke, gjithashtu fitues i Çmimit Nobel, njihet për qëndrimet e tij përkrahëse ndaj politikës gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit.
- z. Bajram Kabashi është përkrahës i “Lëvizjes Deçani”, e cila po e zbaton në praktikë pikërisht atë segment të ideologjisë së Ivo Andriqit për nxitjen e vëllavrasjes ndërfetare mes shqiptarëve.
Mbi këtë bazë, duke pasur parasysh titullin “Guximi intelektual”, të njejtin e ftova që të përgjigjej me guxim në pyetjen konkrete: A mendoni se këta tre persona i meritojnë këto çmime?
- Kabashi u përgjigj vetëm për dy të parët, duke e anashkaluar vetveten. E rikujtova se pyetja i përfshinte të tre, sepse qëndrimet e tij janë publike në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk tregoi gatishmëri dhe nuk pati guximin intelektual për ta refuzuar apo për ta kthyer titullin e sapo marrë.
Në fund, theksova se përgjegjësia bie mbi anëtarët e Shoqatës, të cilët nuk janë përmbajtur në parimet e integritetit intelektual. Kandidati për një çmim të tillë duhet të jetë i pastër nga çdo qëndrim që nxit përçarje fetare apo mbështet lëvizje me qasje kundër bashkëjetesës qytetare. Si është e mundur që intelektualët e Gjakovës të nderojnë një person që cenon bashkëjetesën ndërfetare dhe përkrah publikime e veprime që përhapin urrejtje?
Ndjej brengën e ndërgjegjes së qytetarit gjakovar dhe të themeluesve të kësaj shoqate: Dr. Masar Rizvanollit, dr.Esat Stavilecit, Dr. Pajazit Nushit,dr. Besim Bokshi,dr.Ymer Jaka , dr. Minir Dushi por edhe qytetarëve të thjeshtë të Gjakovës, të cilët me plot të drejtë mund të pyesin: “Si është e mundur që intelektualët e Gjakovës të bien në këtë gjendje?”
Për këto arsye, kërkoj nga Shoqata të reflektojë dhe të rishqyrtojë vendimin e saj, duke e anuluar titullin “Guximi intelektual 2024” për z. Bajram Kabashi. Në të kundërtën, Shoqata rrezikon që në të ardhmen të legalizojë përzgjedhjen e kandidatëve me të njëjtën mendësi përçarëse.
- Bajram Kabashi, edhe sot, përmes revistës Drini, vazhdon të luajë një rol përçarës.
PS: Posedojë videon në të cilën shihet qartë Bajram Kabashi i cili e madhëron dhe e lavdëron “Lëvizjen Deçani” në përvjetorin e dytë të themelimit të saj në të cilën shihet qartë lideri i tyre Vesel Lekaj duke kërcënuar me lufte civile. Dhe mund ta bëjë edhe publike fjalimin e Bajram Kabashit.
Me respekt:
Mr.sci. Agron Muçaku Gjakovë, dhjetor 2025
_______
Përgjigje Agron Muçakut;
I nderuari Agron,
Edhe kësaj radhe e shfrytëzoj rastin që t’i falemnderoj anëtarët e Shoqatës gjakovare që me 12 nëntor 2025, në ora 10:00, ku ishe i pranishëm edhe ti, në ceremoninë e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, mu nda çmimi “Guximi intelektual 2024” .
Sigurisht që shumica e anëtarëve më ka votuar për atë çmim, andaj edhe mu dha solemnisht atë ditë. Kjo do të thotë se dikush ka qenë kundër dhënies së tij, andaj edhe ndaj tyre shprehi respektin e duhur.
Ti reagove në fund të asaj ceremonije të organizuar dhe madje më etiketove si Islamofob, duke thënë para të pranishmëve se “i është dhënë çmimi një islamofobi”.
Po, une jam Islamofob , se për mua është me rëndësi të mos jem Shqiptarofob, sikurse që janë disa…?!
Se e kam të qartë se Islamifobia është term i “Vëllazërisë Myslimane”, (i menduar për ta shpënë përpara islamizimin), organizatës panreligjioze islamike të formuar në vitin 1928 nga mësuesi reformator egjiptian , Hasan al-Banna, që, qysh në atë kohë, ka dashur që myslimanët të jenë unik dhe të bashkuar, në bazë të udhëzimeve të Profetit Mohammad.
Organizatë nga e cila është frymëzuar organizata më terroriste në botë, Al Kaeda!
Une t’u përgjigja për atë që u desht të të përgjigjesha, por jo edhe për Ivo Andriqin dhe Peter Handke, fitues të Çmimit Nobel për letërsi në periudha të ndryshme. Për letërsinë e Haddkes nuk kam njohuri të plotë, por për Ivo Andriqin mund të them me siguri se ka shkruar letërsi të nivelit botëror, pavarësisht se për ne mbetët një njeri që ka bërë elaborate për të na zhdukur, gjë që nuk mund t’ia harrojmë.
Edhe une, sikurse ti, e dij se çka kanë bërë (sidomos Ivo Andriq) ndaj kombit që i përkasim une , ti e tjetri.
Ti ke thënë: “…Bajram Kabashi ka përdorur median dhe fjalën publike për të përbuzur një komunitet fetar dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet besimeve.”
Kjo Agron është shpifje e hapur që kurrsesi nuk arrij ta kuptoj se përse bëhen shpifje të tilla prej teje. Islamizimi i një kombi për interesa të huaja, ndryshimi i natyrës së një kombi të tërë përmes xhamive dhe kishave ortodokse që meremetohen e ndërtohen prej joshqiptarëve (Vërejtje: Fjala është për kishat ortodokse në Shqipëri), shndërrimi i një feje (si Islami) në “çështje turke”, nuk ka të bëjë me kurrfarë përbuzjeje, por me një kundërshtim të hapur dhe të fortë ndaj asimilimit me fenë e caktuar, ku do të duhej të angazhoheshe edhe ti.
Ti do të duhej të angazhoheshe dhe propagandoje për të drejtat e mohuara të mbi 10 milionë “arnautëve” (shqiptarëve) që jetojnë në Turqi, të cilët do të duhej sëpaku t’i kenë të drejtat dhe liritë njerëzore që i kanë Kurdët, e të mos vazhdoi asimilimi i tyre me Islam dhe me Gjuhën Turke, duke i shndërruar Turq të Vërtetë kulturalisht.
Përmendja e njëfar fakti iracional, sipas teje, se Fahri Xharra – “antishqiptari.. urren 94% të shqiptarëve që i përkasin besimit islam) dhe islamofobin e dëshmuar – inxh.dipl të teknologjisë së tekstilit dhe gjithologun Fahri Xharra”, nuk të nderon aspak dhe tregon për mungesën e kulturës së debatit në komunikim.
Se Fahri Xharra nuk është në asnjë mënyrë antishqiptar, qysh nuk je as ti, që megjithatë je shovenist religjioz që e identifikon kombin në bazë të njëfar përkatësie religjioze, duke treguar kështu mungesë të madhe emancipimi, që mund të shfrytëzohet nga agjendat religjioze panislamike.
Ti thua se e “posedojë videon në të cilën shihet qartë Bajram Kabashi i cili e madhëron dhe e lavdëron “Lëvizjen Deçani” në përvjetorin e dytë të themelimit të saj në të cilën shihet qartë lideri i tyre Vesel Lekaj duke kërcënuar me lufte civile. Dhe mund ta bëjë edhe publike fjalimin e Bajram Kabashit.”
Bëne publik atë fjalim, mos prit më shumë…!
Mundem me të thënë, qysh ta thash edhe atë ditë, se “Lëvizja e Deçanit” është e regjistruar dhe si e tillë veprimet e saj janë legale e të ligjshme . Une nuk e kam madhëruar atë lëvizje, por vetëm e kam thënë një të vërtetë për lëvizjen, që janë duke e thënë edhe të tjerë gjithnjë e më shumë. Nuk është me rëndësi Agron Muçaku se a janë “tre katolikë më shumë” apo “një myslimanë më pak”, por me rëndësi është që të jemi dhe tregohemi njerëz dhe shqiptarë modern. Të kesh fenë e caktuar apo të mos e kesh fare ndonjë fe, është ndër të drejtat elementare njerëzore.
Përndryshe, Agron, une e bashkëpunëtorët e shumtë të Drinit nuk luajmë “rol përçarës” ndaj kombit, por i ndriçojmë të vërtetat historike që ta shohim mirë se kah kemi ardhur e kah duam të shkojmë.
Nëse shkruajmë edhe për islamistët politikë dhe xhihadistët shqipfolës, askush nuk ka pse të preket, se të shkruash për ta është detyrë dhe obligim kombëtar e njerëzor.
Ti Agron, thua: “Kabashi u përgjigj vetëm për dy të parët, duke e anashkaluar vetveten. E rikujtova se pyetja i përfshinte të tre, sepse qëndrimet e tij janë publike në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk tregoi gatishmëri dhe nuk pati guximin intelektual për ta refuzuar apo për ta kthyer titullin e sapo marrë.”
Pse të përgjigjesha më shumë për dy nobelistë në fushën e letërsisë, kur une e kuptoj qartë se çmimi në letërsi nuk i merr parasysh qëndrimet politike të individëve të caktuar, që logjikisht mund të mos na pëlqejnë edhe për arsyet që i përmende.
Në fund të fundit Agron Muçaku, nuk do të ishte kurrfar problemi për mua sikur kjo Shoqatë e nderuar e intelektualëve gjakovarë, nën presionin e caktuar ta tërhiqte dhe anulonte dhënien e këtij çmimi, por pas do të mbetej shija e keqe se një shoqatë intelektualësh e një qyteti aq të kulturuar dhe me traditë të lashtë atdhetarie, i nënshtrohet presionit të islamit politik që nuk ia do të mirën as Gjakovës, as kombit shqiptar dhe as kulturës së tij.
Une atë ditë të thash se nuk i përzihem askujt në praktikat fetare, por i përzihem me vendosmëri çdo politike fetariste që bëhet për interesa të huaja gjeostrategjike-antishqiptare.
Nga ky këndvështrim puna dhe angazhimet e mija nuk kanë të ndalur dhe se me apo pa atë çmim, puna ime do të vazhdoj panadalshëm.
Të dëshiroj jetë të gjatë dhe shëndet…!
Me respekt: Bajram Kabashi



Ne vend qe na me shikju se si mund ti rregullojme punet tona per te miren e populit tone shekullarisht te vujtun, na shqiptart, qe ne bote s’jena as sa nji grusht pleshtash, rrijme e grihena me njeni tjetrin per pune kote a e meriton ti Lavdrimin a se meriton ti Lavdrimin. Un nji kete gja nuk e kuptoj fare.
1- Persa i perket asaj PERCARJE FETARE qe po perflitet, kjo percarje fetare nder shqiptart ne fakt ka fillu tash 600 vjet qyshe mbas Pushtimi turk-osman, i cili me nji forme o me nji tjeter imponimi mbi kristjant shqiptar te GJERGJ KASTRIOTIT ka pase rezultatin qe dihet dhe as qe po rrijme me analizu se s’ka randesi as si-hi e as pse-hi.
Un per vedi kam shume shoke e shoqe te besimit musliman qe sinqerisht nuk i ndrroj me kerkend ne bote, sepse edhe ata ndaj meje mbajne te njajtin qendrim: Jena rrite bashke, kena ndjeke shkollat bashke, kena punu bashke e pse ateher ta shikjokemi njeni tjetrin me sy te keq? Kush asht QELLIM-MIRE, s’ka nevoje tu futet ketyne punve negative per kombin tone.
Heroi i jone Kombetar Gjergj Kastrioti i mblodhi ne Kuvendin e Lezhes me 4 Mars 1444 ne Katedralen Katolike te Shen Kollit te gjithe shqiptart PA DALLIM, kristjan katolik dhe kristjan ortodoks. Te gjithe pa dallim vendosen luften kundra ushtrise turke pushtuese.
Por nji gja duhet thane se ATA QE NUK RESPEKTOJNE HEROIN TONE KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTIN, ATA JANE ANMQT MA TE MDHAJ TE SHQIPTARVE ma zi se fqijte tone. Ne nji kohe qe kojshite tone, anmiqt tone shekullor, perpiqen ta quejne te tyne GJERGJ KASTRIOTIN, pjesa ma e keqe e muslimanve e mbulojne monumentin e Tij ne Tirane, sepse simbas tyne nuk ua lejoka feja e tyne. TURP E MASKARALLEK. Atehere kjo lloj “feje” ASHT ANTIKOMBETARE dhe prej saj duhet mbajte distancim. QEBDRIMI NDAJ SKENDERBEUT ASHT VIJA NDARSE, VIJA E DEMARKACIONIT.
Prandej del detyre e muslimanve te ndershem shqiptar TU VENE FRE’ KETYNE ANTIKASTRIOTVE. SKENDERBEU ASHT HEROI I TE GJITHE SHQIPTARVE PA DALLIM FEJE.
2- Ne qofte se shqiptart e konsiderojne vehten popull europian, atehere duhet te RESPEKTOJNE TE DREJTAT E NJERIUT pa damtu te DREJTAT E TJETRIT. Kush kerkon LIRI per vedi, duhet te respektojne edhe LIRINE e tjetrit ne te gjitha aspektet.
Vijme teshti tek LEVIZJA E DECANIT per LANJEN E BESIMIT ISLAM.
Nji nder te DREJTAT E NJERIUT asht edhe LIRIA E BESIMIT. C’ka te duhet ty mor zotni se cka besoj un o cka nuk besoj un o pse nuk besoj fare un. Kjo asht e DREJTA E JEME LIGJORE qe KERKUSH NUK KA TE DREJTE TA DISKUTOJE dhe qe te gjithe DUHET TE MA RESPEKTOJE MENDIMIN TIM. Ku jena na ketu? Ne ato vende ku NJERIU MERRET NDEPER KAMBE si te ishte NJI KAFSHE?
Kundravumja ndaj LEVIZJES SE DECANIT asht nji SHKELJE FALGRANTE E TE DREJTAVE TE NJERIUT TE SANKSIONUME NE KUSHTETUTAT TONA SHQIPTARE DHE EUROPIANE. Kujt te mos i pelqejne keto te drejta, asht i lire te shkojne aty ku i pershtatet me shume, aty ku njeriu vlene ma pak se nji kafshe.
z. Mr. sci. Agron Muçaku!
Jam lexues i përditshëm i RD!
Lexova shkrimin – reagimin e juaj, ndaj ndarjës se “ÇMIMI INTELEKTUAL ” për vitin 2024, z. Bajram Kabashi nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.
*
Lexuesit e RD janë njohtuar më shkrimin e publikuar më 7 nëntor 2025 dhe kemi dhënë KOMENTE duke ia URUAR z. Kabashi, i cili, në fund te¨shkrimit thekson këtë, po citoj:
“Në fund, në mesin e shumë atyre që më uruan në mënyrë interne, ia vlenë të bëhet i njohur për publikun urimi i historianit dhe shkrimtarit tonë të njohur Jusuf Bugjovi, i cili më kishte shkruar:
“Urime, mik, çmimi i Guximit intelektual. Kush ma shumë nuk e ka meritue.”
*
Po ashtu po ua dërgoj KOMENTIN tim, përmes të cilit ia kam URUAR Z. Kabashi, po citoj:
Ismet M. Hasani, Suedi 7 Nëntor 2025 Në 4:29 am
I nderuari z. Bajram Kabashi!
Piksepari URIME TË SINQERTA për “ÇMIMI INTEKTUAL!”
”
I ndershmi – të nderon!
Mendoj se:
Suksesi është të marrësh atë çfarë dëshiron. Lumturia është ta dëshirosh atë çfarë e merr!
Shpeshherë thëniet inspiruese na ndihmojnë ta rikujtojmë forcën që e kemi harruar dhe na motivojnë ta vazhdojmë rrugën drejt realizimit të qëllimeve që i kemi.
*
PS!
Pak për mahi, pak përnjimé:
“Gjakovalit’ janë të njohur si dorështërnguar (tahmaçarë), dhe si lokalista – janë për të vetin, por dijnë ta vlerësojnë e ta ndajnë të mirën nga e liga! Gjakovalija nuk rahatohet pa ta kthye të mirën me të mirë…!
*
Respekt,
IMH
Mos u brengosni per kerkesen qellimkeqe te z. Muçaku. Gjithkund ne bote ka njerez te lajthitur. I lajthitur eshte edhe z. Muçaku. Juve ju priftë e mbara dhe e gezofshit çmimin i cili ju eshte ndarë me plot meritë.
Mirënjohje që jepet dhe merret
Para pak ditësh, Shoqata “Jakova” nga Gjakova ia ndau një Mirënjohje intelektualit Bajram Kabashi, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij intelektual dhe kulturor. Ky veprim u pa si një akt i drejtë dhe i merituar, që respektonte punën dhe përkushtimin e një personaliteti të njohur të mendimit dhe fjalës së lirë.
Megjithatë, pas pak ditësh, me ndërhyrjen dhe nën idenë e Agron Muçaku, e njëjta Mirënjohje iu tërhoq. Ky veprim i paprecedent ngriti pikëpyetje serioze mbi seriozitetin, etikën dhe parimet mbi të cilat funksionojnë shoqatat kulturore.
Mirënjohja nuk është një send që jepet e merret sipas qejfit apo rrethanave momentale. Ajo është akt moral dhe publik, që përfaqëson dinjitetin e institucionit që e jep dhe respektin ndaj figurës që e merr. Ta japësh një Mirënjohje dhe, pas pak ditësh, ta marrësh, do të thotë ta zhvlerësosh jo vetëm të vlerësuarin, por edhe vetë institucionin që e ka dhënë atë.
Ky rast lë shije të hidhur dhe tregon se mungesa e parimeve, presionet personale apo interesat e ngushta mund të dëmtojnë rëndë besueshmërinë e jetës kulturore dhe shoqërore. Respekti për intelektualin, për aktin e vlerësimit dhe për opinionin publik duhet të jetë mbi çdo ndërhyrje të njëanshme.
Përçarja ndërshqiptare – një plagë e vjetër dhe një sfidë e përhershme
Përçarja ndërshqiptare është një nga plagët më të dhimbshme dhe më të vjetra të historisë sonë kombëtare.
Përshëndetje, Nexhmije Mehmetaj…Të dëshiroj shëndet dhe të falemnderitt për fjalët. Po ta bëjë me dije se mirënjohja nuk është tërhequr, por Agron Muçaku është duke e kërkuar anulimin e saj.
Me respekt: Gjergj – Bajram Kabashi
Faleminderit!
Për informacion më të saktë!
Të lumt o Bajram Kabashi për përgjigjën e duhur të ati talibani.Ti e ke merituar at çmim dhe të përgezoj shumë.