Organizata “Shqiptaria”, Prishtinë
____
SKANDALOZE / DËSHMIA QË TRONDITI KOSOVËN!
____
Naim Tërnava donte ta blinte “lirinë me para të Arabëve” – Zbulohet agjenda e tij anti-kombëtare!
Një dëshmi tronditëse e profesoreshës dhe aktivistes së logjistikës së UÇK-së, Hanumshahe Ilazi, e dhënë në Koha Vizion (KTV), ka nxjerrë zbuluar fytyrën e vërtetë të kreut të BIK-ut, Naim Tërnavës, duke shpërfaqur një mendësi të pastër anti-shtetërore që nga koha e luftës!
Ballafaqimi historik që zbardh prapaskenat:
Gjatë viteve të luftës, aktivistët e logjistikës së UÇK-së — Hanumshahe Ilazi, Haxhi Prengu dhe Agim Avdyli — ishin takuar me Naim Tërnavën (atëherë zyrtar i BIK-ut). Në vend të mbështetjes, Tërnava i kishte pritur me një pyetje dekurajuese dhe fyese për luftën dhe luftëtaret e UÇK-së.
Naim Tërnava: „Pse bre e nisët Luftën?“
Hanumshahe Ilazi: „Pse, a fitohet liria pa luftë?“
Naim Tërnava: „E kishim blerë me para të Arabëve!“
Kjo dëshmi shpjegon saktësisht gjithë aktivitetin e dyshimtë të Tërnavës pas marrjes së udhëheqjes së BIK-ut. Qëllimet e tij miskine (të ngushta) u jetësuan përmes:
Imponimit të kulturës turko-arabe mbi besimtarët shqiptarë myslimanë, duke tentuar të zhbëhet tradita jonë autoktone shekullore.
Tendencës agresive për islamizimin e shoqërisë dhe futjen me çdo kusht të fesë në sferën publike, duke goditur direkt karakterin laik dhe kushtetues të shtetit të Kosovës.
Agjendave anti-shqiptare që synojnë tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar dhe shkëputjen e Kosovës nga rreshtimi natyral me botën euro-atlantike.
Liria e Kosovës u fitua me gjak, pushkë e dinjitet të djemve dhe vajzave të UÇK-së, e jo me transaksione e fonde të huaja! Dëshmia e profesoreshës Ilazi e vulos përfundimisht se kujt i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë kreu aktual i BIK-ut!


