Nga: Rrezart Kalaja
Pyetje që Naim ef. Tërnava nuk po i përgjigjet
Në një kohë kur flamuri kombëtar shqiptar përdhoset, bustet e heronjve thyhen, historia relativizohet dhe identiteti ynë sulmohet hapur, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, zgjedh të ngrejë alarmin maksimal për një libër të dëmtuar, autorët e të cilit ende nuk dihen.
Pyetja që shtrohet natyrshëm është kjo:
Çfarë është më e rëndësishme për Kosovën – flamuri kombëtar apo një libër i shkruar në arabisht?
Nuk është pyetje kundër fesë. Është pyetje për prioritetet morale dhe institucionale.
Heshtje selektive, alarm selektiv

Zotëri Tërnava, ku ishte zëri juaj kur Mazllum Mazllumi përdorte gjuhë provokuese ndaj identitetit kombëtar shqiptar? Ku ishte reagimi juaj kur bustet e heronjve tanë u thyen, u dëmtuan dhe u përdhosën?

Pse nuk ka deklarata alarmuese kur figura e Nënë Terezës, simbol botëror i humanizmit shqiptar, fyhet dhe provokohet pothuajse përditë nga individë që flasin në emër të “moralit fetar”, por që nuk përfaqësojnë as dijen dhe as etikën?
Pse nuk reagoni kur Salihu Hoxha nga Prizreni relativizon ekzistencën historike të shqiptarëve në Kosovë, duke e paraqitur kombin shumicë si “përqindje të vogël”?
A nuk është kjo goditje direkte ndaj themeleve të shtetit?
Libri që peshon më shumë se varret
Nëse do ta shndërronim këtë situatë në një fabul, do të dukej kështu:
Një komb me varre masive, me mbi 12 mijë civilë të vrarë, me mbi 1400 fëmijë të masakruar, por alarmi institucional ndizet vetëm kur preket një objekt simbolik fetar.
Ku ishte ky alarm kur ndodhi gjenocidi serb?
Ku është sot kur historia jonë shtrembërohet, kultura jonë sulmohet dhe identiteti ynë relativizohet nga ekstremizmi politik me petk fetar?
Nëse libri është i shenjtë, atëherë jeta e njeriut është më e shenjtë.
Nëse fjala meriton mbrojtje, atëherë e vërteta historike meriton mbrojtje absolute.

Një ndër aktivistët që e kallin Kuranin në mbarë Europën…, por nuk bëhet zhurmë qysh bënë islamisti Naim Tërnava.

Prostestat e islamistëve të bashkuar në Suedi, pas kalljes së Kuranit. Iranianët po i tregojnë botës se e mbrojnë kulturën nacionale dhe nuk brengosen fare për asnjë libër të shenjt, as për Kuranin. Qindra xhami deri tash janë djegë nga protestuesit iranin, megjithëse ato janë ndërtuar nga vet iranianët. Po në pjesë të ndryshme të botës ku objektet e kultit ua meremetojnë e ndërtojnë të tjerët për interesat e veta gjeostrategjike, si është gjendja…?!

Një Kurd duke e kallur Kuranin, i vrarë pastaj nga islamikët…!
Satirë e hidhur e realitetit
Në këtë Kosovë të re, duket sikur:
- flamuri mund të shkelet pa alarm,
- heronjtë mund të rrëzohen pa deklarata,
- historia mund të zhbëhet pa reagim,
- por një rast i paqartë shndërrohet menjëherë në “komplot antishqiptar”.
Kjo nuk është mbrojtje e fesë.
Kjo është keqpërdorim i fesë për të heshtur pyetjet legjitime.
Kush po e dëmton Kosovën?
Askush nuk e sulmon Islamin duke kërkuar shtet laik.
Askush nuk e fyen besimin duke mbrojtur Kushtetutën.
Por Kosova dëmtohet kur:
- institucionet fetare flasin si autoritete politike,
- ndjeshmëria fetare kërkon trajtim penal,
- ndërsa identiteti kombëtar lihet pa mbrojtje.

Naim Tërnava me Ali Eshbar-in e Diyanetit të Turqisë, në Xhaminë Sulltan Mehmet Fatihut në Prishtinë, sulltanit që i ka bërë një mori gjenocidesh ndaj Arbnorëve e qyteteve të tyre, duke nisur nga Shkodra, që e ka shkatërruar tërësisht. Ali Eshbar pasi e meremetuan për interesat e veta gjeostrategjike Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, i lavdëroj publikisht ushtarët osmanë “që e sollën Islamin” në këto hapësira. Me shpatë-kuptohet. Po me Shpatë ka luftuar kundër pushtuesve aziatik Kryeheroi i kombit Gjergj Kastrioti. Ali Eshbar e ka si kryeqëllim përhapjen e islamit në botë me Diyanetin e vet, “sidomos në viset e Perandorisë Osmane”, që do të thotë me na zhdukë me Islam dhe me na bërë pastaj “ushtarë të përhapjes së Islamit”.
Naim Tërnava me turqit e tij tek Tyrbja e sulltanit “që ia ka sjellë Islamin” në Mazgit të Prishtinës.
Zotëri Tërnava, heshtja juaj për këto tema është po aq politike sa zhurma juaj për një libër.
Një pyetje e fundit
Nëse nesër digjet flamuri shqiptar,
a do të reagoni me të njëjtin alarm?
Nëse rrëzohet një tjetër bust heroi,
a do ta quani “projekt antikombëtar”?
Nëse historia jonë zhbëhet fjalë pas fjale,
a do ta mbroni me të njëjtin zell?
Sepse nëse përgjigjja është jo,
atëherë problemi nuk është libri –
problemi është standardi i dyfishtë i Naim Tërnaves .


