ARKIVI:
5 Mars 2026

Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme…!

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe këtë herë jo për shkak të krizës, por për shkak të një loje të kalkuluar politike.
Sipas raportimeve nga mediat online, pritet që të kemi një propozim për President të Republikës z.Glauk Konjufca. Deputetët e Vetëvendosjes tashmë kanë nisur grumbullimin e 30 nënshkrimeve për ta formalizuar kandidaturën e Konjufcës. Proceduralisht, gjithçka mund të duket në rregull, derisa politikisht, kjo është një lëvizje e rrezikshme.
Nëse Kuvendi mblidhet dhe opozita nuk propozon kundërkandidat, gjë që është shumë e mundshme në mungesë të një marrëveshjeje paraprake, atëherë përgjegjësia bie mbi shumicën që të propozojë edhe kandidatin e dytë. Me 66 vota të sigurta, Vetëvendosje mund ta përmbushë këtë kriter teknikisht. Por a është kjo fryma e Kushtetutës? A është kjo fryma e konsensusit që kërkon posti i Presidentit?
Presidenti nuk është ministër partie. Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese, mbi palët, mbi interesat e ngushta. Në vend të një kandidature konsensuale, po shtyhet një emër partiak, duke e ditur paraprakisht se opozita nuk do ta mbështesin.
Kjo nuk është përpjekje për zgjedhje presidenti. Kjo është përgatitje për dështim të qëllimshëm.
Sepse nëse procesi dështon, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme. Dhe kush përfiton nga një krizë e re politike? Ai që e ka planifikuar.
Kjo qasje e përqendruar në kapjen e çdo institucioni: Qeverinë, Kuvendin dhe tash edhe Presidencën është alarm për demokracinë. Kur një parti tenton të kontrollojë të gjitha hallkat e pushtetit pa asnjë balancë, rruga drejt autoritarizmit nuk është më teori, por praktikë.
Kosova ka nevojë për stabilitet, për dialog politik dhe për institucione të pavarura, jo për skenarë që prodhojnë krizë me qëllim rikonfirmimin e pushtetit.
Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme për shkak të mungesës së një presidenti konsensual, përgjegjësia do të jetë e qartë: ajo bie mbi ata që zgjodhën kalkulimin partiak mbi interesin shtetëror.
Demokracia nuk mbrohet duke i marrë të gjitha pushtetet. Demokracia mbrohet duke e ndarë pushtetin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu