
Dr. Nusha Zhuba , studjuese, Romë
Preng Doçi “i la amanet” Bajram Kabashit…!
Pjesë nga letra e Don Preng Doçit drejtuar Romës ku prezanton situatën shqiptare të 1889 Abat Preng Doçi do na jepte një mësim të fortë, po kushedi sa keq do ndjehej ta dinte se si jemi katandisur.
Në një letër prej pesë faqesh, do përshkruante situatën në Epir dhe do shpjegonte me përpikmëri historinë e popullit tonë, por duke treguar dhe rrugën për të ndalur shkatërrimin si komb!
Do të shpjegonte në këtë letër për Romën, si përfituan grekët dhe të tjerët në bujarinë e shqiptarëve, dhe në dëshirën e tyre për liri. Letra e tijë është një hymn, por shumë shumë aktuale dhe sot jepte këshilla duke treguar rrugën e duhur për një bashkim kombëtar… Ndërsa traskriptoja këtë letër në Propoganda Fide të shkruar nga ky diplomat i madh para 150 mendoja: Cili do ishte instrumenti pa luftë që kishte menduar Abati që do të na bashkonte të gjithë ne shqiptarëve…?
Nuk jam për një bashkim të sforcuar, nuk jam për luftë për një bashkim kombëtar, (asaj kurrë mos ja pafsha bojën), por ndërsa përktheja fjalët që thoshte prelati i dëgjuar më dukej sikur i kisha dëgjuar jo një herë po shumë herë.

Gazetari Gjergj – Bajram Kabashi
Menjëherë u kujtova për gazetarin dhe atdhetarin e nderuar Bajram Kabashi i cili ka vite që na e përsërit e përsërit që bashkimi i popullit tonë bëhet vetëm nëpërmjet një rruge. Përmes rrugës së ruajtjes dhe kultivimit të kulturës së mirëfillt kombëtare.
Mos vallë ky gazetar i nderuar i kishte lexuar në arkiva? Nuk besoj! Thjeshtë intelekti, kultura, profesionalizmi, eksperienza, jetesa në një vend tjetër kishin bërë që të gjente mënyrën për t’i folur popullit shqiptar, ashtu hapur pa doreza. Shpesh herë njerëzit kur kanë lexuar shkrimet e tij ( Bajram Kabashit) e kanë marrë për person të paguar nga Vatikani, por nuk është kështu.
Dashuria për atdheun tek persona të veçantë është sikur dashuria për familjen. Jo gjithkush ka forcën sikur Bajrami e shumë Bajramë të cilët po thonë e luftojnë vitet e fundit. Provuam mbi shpatulla ndarjen, provuam mbi shpatulla pushtime, provuam mbi shpatulla mashtrime e ja ku jemi sot, të coptuar në pesë shtete.. Quhemi popull i vogël edhe pse jemi shumë, quhemi të pakulturë edhe ose kulturuam gjithë Europën, quhemi barbarë kur i dhamë Europës Krishtërimin e kulturën.. Deri kur do vazhdojmë kështu, të mos ndjehemi të barabartë me popuj të tjerë? Përgjigjen na e ka dhënë Prelati i nderuar Abat Doçi 150 vjet më parë, por akoma nuk e kemi kuptuar edhe pse atdhetarët e sotëm si Bajram Kabashi po na e kujtojnë të gjithë.
Ja pfarë shkruante Abat Doçi në letrën e tijë drejtuar Romës.
“Il principio movente dell’anima di ogni albanese sia maomettano, sia scismatico e’ certamente l’amore della patria . Minarli sua nazionalita’ e la sua lingua e’ ferirlo nel cuore. Se gli albanesi vengono a comprendere che unirsi in u a sola religione e’ un mezzo unico di preservare intatta la loro lingua e la loro nazionalita’ essi senza esitazione l’abraccerebbo Quando io negli scorsi anni accenavo ai indivifui dell’Epiro , che ottenere questo scoppo dovrebbe unirsi a noi col vincolo della religione cattolicadella lingua del culto divino , essi non esitava di affermare che questa unione si effettuerebbe se il Gran Popo – Papa di Roma si conoscessemeglionell’ Epiro….. I Greci e’ particolarmentegli albanesi sono eminentemente i conservatori delle loro antiche tradizioni ed in modo speciale della lingua del culto divino … Ad essi parrebbe un’apostasia l’assistere ad una Messa celebratain in latino , mentre essi non troverebbe difficolta’ di ascoltarla ancorche’ celebrato da un sacerdote cattolico.”
Albania, volume 42/B. pag. 1126
Parimi motivues i shpirtit të çdo shqiptari, qoftë ai muhamedan apo shizmatik, është padyshim dashuria për vendin e tij. Të minosh kombësinë dhe gjuhën e tij do të thotë t’a plagosësh në zemër. Nëse shqiptarët kuptojnë se bashkimi në një fe është i vetmi mjet për t’a ruajtur të paprekur gjuhën dhe kombësinë e tyre, ata do t’a përqafonin atë pa hezitim. Kur unë në vitet e kaluara bisedoja me individë të Epirit që për t’ja arritur këtij qëllimi duhet të bashkoheshin me ne në fenë Katolike ata nuk ngurruan të pohonin se ky bashkim do të arrihej nëse Papa do të njihej më mirë në Epir…
Grekët dhe veçanërisht shqiptarët janë jashtëzakonisht konservatorë të traditave të tyre të lashta dhe veçanërisht të gjuhës së adhurimit hyjnor… Atyre do t’u dukej një braktisje të merrnin pjesë në një meshë të kremtuar në latinisht, ndërkohë që nuk do të kishin vështirësi ta dëgjonin atë, sikur të kremtohej nga një prift katolik”. Sa krenar ndjehet Abat Doçi për popullin e tijë.
Duke e njohur mirë thotë që e vetmja rrugë është kthimi në fenë e të parëve…
Sa larg e sa afër na duket sot ky shkrim i tijë…
Na nderon ky shkrim i Prelatit sepse Prelatë të tjerë të lulturës dhe atdhedashurisë po punojnë për këtë komb, për ta zgjuar nga gjumi i shekujve…



E respektuara Dr. Nusha Zhuba!
Portali DRINI.us – të cilin e udhëheqë z. Gjergj Bajram Kabashi, gjithëhëherë na sjell shkrime të mirëfillëta, ngase publicistët janë të mirëfillët. Me kujdes dhe vëmendje lexova shkrimin e juaj i cili më zgjojë kërshërinë dhe e rilexova, ndaj po jap koment.
Nga shkrimi juaj veçova këtë pjesë, po citoj:
“Mos vallë ky gazetar i nderuar i kishte lexuar në arkiva? Nuk besoj! Thjeshtë intelekti, kultura, profesionalizmi, eksperienza, jetesa në një vend tjetër kishin bërë që të gjente mënyrën për t’i folur popullit shqiptar, ashtu hapur pa doreza. Shpesh herë njerëzit kur kanë lexuar shkrimet e tij ( Bajram Kabashit) e kanë marrë për person të paguar nga Vatikani, por nuk është kështu.”
*
Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
Nuk po gjej fjalë me të cilat duhet t’i falenderohem z. Gjergj Bajram Kabashi, i cili me kujdes të veçantë na nderon të gjithë lexuesve dhe komentuesve duke i publikuar shkrimet dhe komentet tona.
1. As teologët më të mëdhenj në kisha e xhamia, as ligjëruesit me të njohur në shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim tek populli sesa mediat dhe shtypi-
2. Është madhështore për një popull të vogël kur nga gjiri i tij dalin njerëz, poashtu, të vegjël, por pasi të rritën krijojnë vepra të mëdha, të cilat i bëjnë të mëdhenj e të njohur, dhe epo këta vendin dhe popullin e vet i bëjnë të mëdhenj e të njohur.
me nderime,
Ismet M. Hasani, Suedi
Ti Ismet a shtihesh se nuk kupton apo vertete nuk kupton thelbin e ketij shkrimi historik me vlere te madhe rreth çka ka lane “Amaneti i Abat Preng Doçit në vitin 1889”?
Ketu tema kryesore asht AMANETI I ABATIT PRENG DOCI e nuk asht Bajram Kabashi, pamvarsisht vlerave te mdhaja te ajram Kabashit.
Por kur ti lexon se ka shkru BATI KATOLIK ty te kcejne inadet e fanatizmit antishqiptar islamik.
Per ma teper ti thu: “As teologët më të mëdhenj në kisha e xhamia, as ligjëruesit me të njohur në shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim tek populli sesa mediat dhe shtypi-”
Ti mundesh me fole per xhamijat e hoxhallart qe kan kene e jane vegla antishqiptar ne favor te pushtuesit turk-osman dhe veglave antishqiptare te Klerit Musliman te sotem.
Ndersa KISHA KATOLIKE dhe KLERI KATOLIK SHQIPTAR JANE KENE E JANE SHTYLLA KURRIZORE E SHQIPTARIZMIT, sepse ata kal luftu PER FE E PER ATEDHE.
TURP TE KESH.
Pergrzoj studjusen Preng Doçi per kete shkrim shume interesant historik te nxjerrun nga Arkivi i Vatikanit, ky thesar i Historise se vertete te trojeve shqiptare.
I nderuemi Paul Tedeschini!
1. Komenti im i është dhëne dr. Nusha Zhuba, e cila ka shkrua për Gjergj-Bajram Kabashin – ÇKA DËSHMON EDHE FOTO E Bajram Kabashit në atë shkrim.
Unë nuk ta kam përmend askund emnin tand, kështu që ti përgjigjesh PA TE THIRRË ASKUSH!?
Ti e din mire se shka do me thanë ME U PËRGJIGJ PA TE THIRRË ASKUSH.
TI NUK JEP KURRFAR KOMENTI në shkrimin e dr. Nusha Zhuba, por jep koment ne komentin tim, shka nënkupton se dy komentett tua janë DËSHTIM.
2. Në komentin e dytë (2) ti shkruan: “Pergzoj studjusen Preng Doçi…” e në fakt shkrimin e ka bërë dr. Dusha Zhuba, studijuese, Romë, e jo Preng Doçi, siç shkruan ti.
3. Qëndron je urti e moçme: “Se pari korrigjo veten, e mëpastaj tjetrin!”
4. Ai njeri që ka qëllime të këqija, vet gabon dhe vet dështon në jetë!
respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi