ARKIVI:
6 Mars 2026

Andrra e jetës , poezi nga Ari Ukimeri

Shkrime relevante

Djallëzor dhe mashtrues

Isuf   Bytyçi, Munih Dinakëritë janë për të marrë, kurse sinqeriteti dhe respekti...

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Shpërndaj

Argjiro Ukimeri (Ari Ukimeri), Prizren

Andrra e jetës

Poezi

Oh jetë  e shej’t e pa jetueme

Ujvarë gëzimi qi bjen mbi mue

N’heshtjen teme plot me mallë

 

Sa herë për ty mue m’ze mêrzia

E m’shtrëngon malli i shkretë

I dalldis hallet n’motmote t’mia

 

Mes parrizi veç ty t’kërkoi

Edhe n’Ferr ku m’djegë ky zjarr

Parajsë e imja qi n’ty jetoi

 

Rrahjet e zemrës porsi sahati

Ty  t’shikoi kur qel havaja

Siikur dy lule qi ka Dynjaja

N’ZA

 

N’krahrorin tand un tuj pushue

N’ftyrën tande un gjej qetësi

Aty ku dhimbje ka pushue

 

Kush t’tha moj qi nuk të due

N’buzt  e tua ku ndjej freski

Zemrên tande me banue

 

Ujdhesë g’zimi qi m’ban me rrnue

Qi  m’frymëzon çdo gja n’hava

Erëmirë ti rrno me mue

 

Frymëmarrja jote porsi floriri

Qi tretë çdo gja  nëpër dynja

Njashtu si un porsi qiriri

 

Ti qi jetën mu ma ke trazue

Dashninë tonë na tuj kërkue

Harrnuem fort n’degë.t’jetës

  

N’MOTMOTE

 

N’ty andrroi kur m’qel sabahi

Edhe akshami kur t’maroi

Edhe n’idhnim edhe kur g’zoi

 

T’ledhatoi ambël pa pik mëshire

Me plot epshe e me plotë hire

Gjersa klithma t’gjej qetësi

 

T’pres me ardh n’amshime t’mia

T’pres ty me m’ba derman

Përtej andrrave qi ka dashnia

 

Tuj shetitun n’kopsht t’dashnis

Pa ty s’e di a m’ze akshami

N’lule t’bukura t”dashunise

 

Qysh prej dritës qi ka ndriçue

Edhe hana qi ka dal n’qiell

Dynjanë teme e ka krijue

 

N’ty menoi kur qel sabahi

N’ty kërkoi shnet e jetë

Përtej etjes sē pashueme

 

Pres me shekuj e pres me dit’ë

Tuj shetitun n’muej e n’vjet

N’skaj t’dynjasë kam me t’kërkue

ARGJIRO UKIMERI

(ARGJIRO’OUI)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nji fjalë kam
    Per keto poezì:
    Janë “MREKULLÌ”.

    Taman u knaqa tuj lexu mbas kaq shum vjetsh, disa poezi ne Gegnishten tone te bukur tanë amelcì e muzikalitet, sidomos nga nji vajze te brezit te ri.
    Pikrisht kjo asht SUPREMACIA e GEGNISHTES.

    Persa i perket permbajtjes:
    Nji nga artistet ma te famshme te qfaqjeve televizive italiane me famë nderkombetare Rafaelle Carrà (lexohet shqip Karrà) ne nji kangë ku ajo trajtohen humbjen e te dashtunit/te dashtunes thotë:

    “Come bello il primo amor,
    il secondo più bello ancor”

    Ne shqip:
    “Sa e bukur asht dashnia e parë,
    E dyta (dashni) asht edhe ma e bukur”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu