ARKIVI:
8 Mars 2026

Ardian Jezerci, i biri i Belisar Jezercit, e bënë publike deklaratën e babait për avokatin paditës Asdren Bytyçi

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Nga: Ardian Jezerci
____
Deklaratë për shtyp dhe sfidë publike drejtuar Asdren Bytyçit
Duke qenë se prindëri im Msc Belisar Jezerci (ish-Muhamet Shabani) gjendet në spital që nga e enjta e kaluar për trajtimin e një infeksioni, më ka porositur ta publikoj këtë deklaratë për shtyp :
“Deklarata e z. Asdren Bytyqi, avokat i BIK-UT, shpreh moralin e kësaj bashkësie të ashtuquajtur islame. Ky moral është identik me moralin serb, të cilin e shpjegon Dobrica Qosiq: “Gënjeshtra është një lloj i patriotizmit tonë dhe pohim i intelektualëve tanë të degjeneruar. Gënjejmë me qëllim, me këmbëngulje, me dashje.”
Unë, Belisar Jezerci, me vetëdije dhe ndërgjegje të pastër kombëtare, pohoj se kurrë, në asnjë moment, nuk kam shkruar dhe nuk kam deklaruar se duhet të eliminohen shqiptarët myslimanë.
Gjithashtu, kurrë nuk kam përkrahur Greqinë fashiste ndaj shqiptarëve myslimanë në Çamëri. Këtë e dëshmon libri im “Politika ekspansioniste e shteteve ballkanike ndaj trojeve shqiptare”, faqet 117 deri 120, si dhe faqet 307 deri 320. Botërisht po i drejtohem Asdrenit se, nëse e vërteton dhe e dokumenton deklaratën tuaj me shkrim, e jo me imagjinime apo trillime, unë jam në gjendje dhe i gatshëm të bëj vetëvrasje publike në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Prishtinë. Nëse nuk arrin ta dokumentosh me shkrim, a je në gjendje ta kryesh po të njëjtin akt? “
P.S.: Në ditët në vijim, përmes përfaqësimit të një avokati, do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme ligjore ndaj Asdren Bytyqit, përfshirë, ndër të tjera, paraqitjen e një kallëzimi penal për nxitje të urrejtjes dhe bullizim, si dhe inicimin e një padie civile për shpifje.
Po ashtu, do t’i drejtohemi Odës së Avokatëve të Kosovës me kërkesë për ndjekje dhe ndëshkim disiplinor.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ky është teatër i lirë provincial, jo jurisprudencë. Ardiani del si jurist i Facebook-ut, me sfida publike dhe citate bombastike, ndërkohë që realiteti juridik nuk ha statusa, ha fakte dhe procedurë.

    Babai i tij nuk është në një debat filozofik. Është subjekt kallëzimi penal. Aty nuk ka “sfidë publike”, nuk ka shesh, nuk ka patetikë. Ka prokuror, ka nen ligji, ka përgjegjësi. Kush nuk e dallon këtë, ose është injorant, ose po shtiret.

    Kulmi i absurditetit është retorika e vetëflijimit publik. Kjo nuk është guxim, është papërgjegjësi. Ligji nuk verifikohet me shantazh emocional, as me deklarata të tipit “nëse e provon, vritem”. Kjo gjuhë nuk i përket as juristit, as qytetarit racional. I përket cirkut.

    Të citosh Dobrica Qosiqin për të akuzuar të tjerët për urrejtje, ndërkohë që vetë ushqen zjarrin me deklarata ekstreme, është hipokrizi e pastër. Ironi e zezë, por pa inteligjencë.

    Padia penale nuk është status. Kallëzimi nuk është sfidë. Oda e Avokatëve nuk është audiencë Facebook-u. Dhe ligji nuk impresionohet nga dramat familjare.

    Mesazhi është i thjeshtë, edhe për ata që luajnë juristin online. Kur futesh në territor penal, mbyll kamerën, hap Kodin Penal dhe ulu. Përndryshe, hesht. Sepse drejtësia nuk merret me mut verbal. Merret me përgjegjësi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu