ARKIVI:
8 Mars 2026

Arrestimet Strategjike të Agresorit ndaj Shtetit Target !

Shkrime relevante

28 vjet nga demostrata e madhe shqiptare në Vicenza të Italisë, e 21 marsit 1998

Nga: Gëzim Muçolli Kujtime për 28 vjetorin e demostratës së madhe shqiptare...

Rënja e “Monarkisë Osmani”!

Florim Zeqa Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin...

8 Mars 2026 – Gruaja Shqiptare, Forca dhe Krenaria e Kombit

Luan Dibrani, Gjermani Sot, më 8 Mars 2026, nuk festojmë thjesht një...

Shpërndaj

Drizan Shala, ekspert i sigurisë
___
Presioni i Heshtur: Arrestimet Strategjike të Agresorit ndaj Shtetit Target !
Kur një shtet agresor arreston ose ndalon ish-zyrtarë të sigurisë të një shteti tjetër dhe i trajton me “intervista informative”, kemi të bëjmë me një model të qartë presioni strategjik.
❗️Por ajo që opinioni publik duhet të kuptojë është se kjo sjellje nuk është e rastësishme – ajo bazohet në disa HIPOTEZA të operacioneve agresive, të cilat po i shpalos më poshtë.
✅️ HIPOTEZA 1 – Operacion i drejtpërdrejtë i inteligjencës për të thyer rezistencën e shtetit target
Shteti agresor mund të ketë hyrë në fazën ku kërkon informacione të ndjeshme nëpërmjet presionit psikologjik.
Ndalimi i ish-zyrtarëve përdoret si:
🚩 Instrument për të marrë njohuri mbi strukturat e sigurisë,
🚩 Mënyrë për të rikrijuar hartën e brendshme të institucioneve,
🚩 Provë se agresori po teston durimin dhe reagimin institucional të shtetit target.
Nëse kjo hipotezë është e vërtetë, atëherë agresori është në fazën e eskalimit të shantazhit shtetëror.
✅️ HIPOTEZA 2 – Tentativë për destabilizim psikologjik të brezit aktual të sigurisë
Kur i kap ish-zyrtarët, mesazhi i agresorit është brutal:
“Nëse mund të marrim ata, mund të marrim edhe ju.”
Kjo krijon:
🚩 Frikë dhe auto-censurë,
🚩 Pasiguri profesionale,
🚩 Ulje të moralit.
Në këtë hipotezë, agresori po synon ta paralizojë shtetin target pa e qëlluar asnjëherë fizikisht.
Thjesht me frikë.
✅️ HIPOTEZA 3 – Përgatitje e një narrative artificiale për përdorim propagandistik
Arrestimet mund të jenë pjesë e një loje politike ku agresori krijon “konfeksion juridik”:
🚩 Të shpikë akuza,
🚩 Të ndërtojë dosje të montuara,
🚩 Të prodhojë histori që e dëmtojnë reputacionin e shtetit target në opinionin ndërkombëtar.
Nëse kjo hipotezë është në lojë, atëherë agresori po përdor një armë shumë të njohur në luftën hibride:
“Ligji si mjet presioni” LAWFARE.
✅️ HIPOTEZA 4 – Krijimi i bazës për një operacion më të madh destabilizues
Arrestimet e ish-zyrtarëve janë shpesh preludi i një skenari më të thellë:
🚩 Presion territorialisht,
🚩 Incidente të inskenuara,
🚩 Operacione dezinformuese,
🚩 Tentativë për të krijuar krizë politike.
Nëse përputhen elementet, atëherë agresori nuk është më në fazën e “testimit”, por në fazën e përgatitjes së terrenit për veprim të hapur.
Këto arrestime nuk janë gabime burokratike, as procedura policore, as “intervista të zakonshme”.
Janë pjesë e arkitekturës së një operacioni të mirëfilltë agresiv.
Dhe opinioni publik duhet ta kuptojë:
Kur një shtet agresor fillon të kapë njerëzit që dikur kanë mbajtur armën për të mbrojtur vendin e tyre, ai shtet po kërkon jo drejtësi por epërsi politike dhe frikësim strategjik.
Është test i durimit, test i sovranitetit dhe test i aleancave.
Dhe në çdo rast, është një alarm që nuk duhet as të minimizohet, as të relativizohet.
Agresori po lëviz. Dhe po e bën hapur.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. RIKUJTIM: SERBIA NUK E KA NENSHKRU REZOLOTUN 1244., NE RAMBUJE. KOSOVA E KA NENSHKRU REZOLUTEN 1244. PRA, ESHTE E OBLIGUME ME U PERMBAJT ASAJ REZOLUTE. STUDIONI NE DETAJE ME TE IMTA CKA PERMBAN REZOLUTA 1244.

  2. P.S. KONSTELIME BOTRORE, E RADHE STRATEGJIKE, NDROHEN. POR, NE CFAREDO KONSTELIMI ISRAELIN MBAJENI ALEAT. ISRAELIN A L E A T PAKUSHT! DY NJERZEVE, SEPSE NENKUPTOHET PUTINI PER MOS ME I BESU ASNJE MILIMIKRON, PRA DHE DY NJERZEVE TJERE MOS I BESONI: EDI RAMES DHE PRESIDENTIT AKTUAL TE KROACISE, ZORAN MILANOVIĆ. KAQ PATA.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu