Artan Behrami, kjo nuk është opozitarizëm – është mjerim politik dhe intelektual

Shkrime relevante

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Lojërat Mesdhetare 2030 , nga mundësia historike tek rreziku i dështimit!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan A po e pengon Qeveria Kurti një projekt...

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Shpërndaj

Deklarata e Artan Behramit se “me citu VV-ja Kushtetutën e Kosovës është njëjtë si shejtani me citu Kuranin” është një nga ato deklarata që tregojnë sa lehtë mund të bjerë debati politik kur ngojnë argumentet, programi dhe alternativa.
Të krahasosh Kushtetutën e Republikës së Kosovës me Kuranin dhe një subjekt politik me “shejtanin” nuk është kritikë politike. Është zhargon fetar i papërshtatshëm për një deputet dhe zyrtar publik në një shtet laik dhe demokratik.
Nëse VV-ja e shkel Kushtetutën, trego nenin që e ka shkelur. Nëse ka vendim antikushtetues, trego vendimin, argumentin juridik dhe pasojën. Nëse qeveria dështon, trego dështimin me shifra dhe fakte. Kjo është opozitë serioze.
Por kur argumenti politik zëvendësohet me “shejtanin”, “Kuranin” dhe moralizime fetare, atëherë nuk kemi të bëjmë me alternativë politike. Kemi të bëjmë me varfëri argumentuese dhe mungesë të vizionit për ta bindur qytetarin me politika konkrete.
O Artan, Kosova është Republikë laike, jo teokraci. Kushtetuta është dokumenti themelor juridik i shtetit dhe i takon çdo qytetari, çdo partie dhe çdo qeverie. Ajo nuk është tekst fetar dhe nuk mund të trajtohet si i tillë në diskursin politik.
PDK-ja nuk ka nevojë për zhargon fetar për ta mundur VV-në. Ka nevojë për program, ekonomi, drejtësi, siguri, diplomaci dhe një vizion bindës për shtetin.
Nëse alternativa politike është serioze, ajo duhet ta mposhtë Kurtin me argumente, jo me djaj; me Kushtetutë, jo me Kuran; me program, jo me moralizma fetarë.
Kosova meriton më shumë se kaq.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu