A e dini se në verën e vitit 1492 u zhvillia një fushatë e madhe e drejtuar nga vetë Sulltan Bajaziti II për të shtypur kryengritjen që kishte shpërthyer nga popullsia arbnore (arbërit) me në krye Gjon Kastriotin (biri i Gjergj Kastriotit, njëherësh nipi i Gjergj Arianitit), e që kishin arritur ta çlironin Jugun nga Shën Vasili e Borshi (Sopoti), Himarën, Kaninën, të gjithë luginën e Vjosës deri në Hormove e afër Kardhiqit…
Gjatë marrshimit ushtarak osman, me qëllim ripushtimin e kështjellave të Jugut (Kaninë, Himarë e sopot), në Tepelenë komandanti i operacionit, sipas kronikanit osman Tursun BEUT (që ndiçte fushatën pranë Sulltanit), i tha Sulltan Bajazitit II, se:
“kishin mbledhur rreth 1000 pleq e fëmijë dhe se duhet ti lëshonin sepse nuk paraqitnin asnjë rrezik… Sulltani ju përgjigj se ata duhet të kalonin të gjithë në tehin e shpatës sepse janë farë e keqe dhe duhet të zhduken”.

Ky veprim zhdukjeje (gjenocid) i Turqve Osmanë ndaj popullsisë Arbnore, kishte ndodhur në disa vende të tjera më parë si: Në Shkodër (4000 persona), Drisht, Lezhë (3000 persona), Krujë etj, kur ishte Mehmeti II Pushtuesi (Fatihu).
Është e pajustifikueshme që ka reminishenca të së shkuarës tonë të përgjakshme me osmanët edhe në kohët moderne kur bëhen e publikohen projekte neootomaniste në Ballkan, në kurriz të shqiptarëve.

Më e çuditshme është se shqiptarët, por dhe Europa nuk reagon, ose reagon në mënyrë shumë indirekte ndaj këtyre projekteve e programeve antieuropiane në vendin tonë….,
…kur në fakt kjo Europë dhe Perendimi në përgjithësi duhet të mendonin për pushtimin e Kostandinapolit (29 maj 1453) si qendra e dytë e Krishterë më e madhe e botës, pjesë e saj…..!

Gjet Ndoj
15 gusht 2026



