Artistja Donna Dafi sjell videoklipin e ri “GODDESS”, një këngë që rikujton fuqinë dhe vlerën e gruas

Shkrime relevante

Vushtrria në dëshmitë e historisë sonë kishtare, kombëtare dhe ndërkombëtare

Dom Fran Sopi – Binçë, më 21 gusht 2026 Duke e parë...

Beteja për Zhuçin

Ismet Azizi, Gjilan BETEJA PËR ZHUÇIN Fitorja që mbrojti Sarajevën dhe porosia nga...

Artistja Donna Dafi sjell videoklipin e ri “GODDESS”, një këngë që rikujton fuqinë dhe vlerën e gruas

21 gusht 2026 Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi ka publikuar sot...

Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, është dhe mbetet përgjegjësi dhe prioritet i institucioneve tona

Ejup Maqedonci, Prishtinë ____ Optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e...

Të kundërshtosh një ide nuk do të thotë të urresh njeriun që e mban atë ide

Dardan Osmanaj ____ Shiu është komunist, era kapitaliste. Një fjali e tillë, në...

Shpërndaj

21 gusht 2026

Këngëtarja me origjinë shqiptare Donna Dafi ka publikuar sot këngën dhe videoklipin e saj të ri “GODDESS” (“Perëndeshë”), duke vazhduar kapitullin artistik që ajo e ka pagëzuar “Primadonna Era”.

Në qendër të këngës“GODDESS” qëndron një mesazh i qartë: të mos harrosh fuqinë që ke brenda vetes dhe të rikujtosh vlerën tënde edhe në momentet kur vetëbesimi lëkundet. “Jam si dielli, lind pas errësirës / Ndonjëherë harroj se jam një perëndeshë”, këndon Donna, duke e shndërruar një nga vargjet kryesore të këngës në një mesazh për vetëbesimin dhe fuqinë e brendshme.

Përmes tekstit, Donna lë pas gjithçka që nuk i shërben më: “Nuk shikoj pas drejt asaj që është thyer/ Nuk mbaj me vete atë që e kam tejkaluar”, ndërsa vargu “Ndonjëherë harroj se jam një perëndeshë” shndërrohet njëkohësisht në rrëfim dhe mesazh.

Me “GODDESS”, Donna Dafi, sjell një nga shprehjet më të qarta të universit të saj artistik, sensual, reflektues dhe plot vetëbesim, por që lë hapësirë edhe për momentet kur besimi në vetvete lëkundet. “GODDESS” është vazhdimësi e “Primadonna Era”, konceptit që përkufizon fazën aktuale artistike të Donna Dafit.

Kënga “GODDESS” i përket zhanrit pop bashkëkohor, të ndërthurur me elemente R&B.

Kënga vjen pas videoklipeve; “Primadonna”, “Touch Me Like That”, “ManGo” dhe “Trouble”, përmes të cilave artistja Donna Dafi, po ndërton identitetin e saj në skenën ndërkombëtare.

Muzika e Donna Dafit frymëzohet nga përvojat e jetës reale, duke eksploruar tema si identiteti dhe zhvillimi personal, ndërsa krijimtaria e saj ndërthur gjithnjë e më shumë muzikën, modën dhe kulturën.

Videoklipin “GODDESS” mund ta ndiqni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=sLyD7zUneRs

https://too.fm/goddess

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu