ARKIVI:
6 Mars 2026

As votë, as varr në Atdhe

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Arif Ejupi, Gjenevë 

AS VOTË, AS VARR NË ATDHE 

Poezi

Disa shpirtligë e zemërprishur,
mërgimtarit që e la vendin jo me fajin e tij,
po ia mohojnë votën
dhe varrimin në Atdhe. 

Mërgimtari i tretur nëpër botë me vite,
i ushqeu me bukë
e i bëri me strehë këta shpirtshitur,
që sot ia mohojnë
edhe një pëllëmbë tokë për varr. 

Aty ku lindi e u rrit,
ku e përkundi dora e nënës në djep,
ku e shijoi përkëdheljen e ngrohtë
të gjyshërve. 

Mërgimtari i përbuzur,
i katandisur nëpër botë,
ato dy metra vend për varr
i paguan,
ashtu siç i pagoi Faik Konica i Madh. 

Pastaj, qirruni, o ju horra
e shpirtprishur,
në ekranet gri e zi! 

Gjenevë, 9 dhjetor 2025 

  1. S.Kjo poezi është një thirrje e fortë kundër padrejtësisë që u bëhet mërgimtarëve shqiptarë, të cilëve sot u mohohet jo vetëm vota, por edhe e drejta për t’u prehur në tokën e tyre. Një protestë morale që ngrihet mbi dhimbjen, dinjitetin dhe sakrificën e brezave në mërgim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu