ARKIVI:
6 Mars 2026

Beqir Sejdiu – pishtari i arsimit që la pas një shekull drite

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Drenas
____
Sivjet, në muajin korrik, Beqir Sejdiu kremtoi ditëlindjen e 100-të, një përvjetor i rrallë, që nuk shënon vetëm jetëgjatësinë biologjike, por mbi të gjitha një shekull përkushtimi ndaj dijes, arsimit dhe njeriut. Ai ishte veteran i Arsimit, apo më saktë një pishtar i vërtetë i arsimit në Kosovë, i cili la gjurmë të pashlyeshme në breza të tërë nxënësish.
Me Beqir Sejdiun më lidhnin edhe lidhje familjare. Ishte bashkëshort i tezës sime nga fshati Krasaliq. Me të na lidhin edhe shumë kujtime të çmuara nga ndejat e shpeshta në atë fshat, nëpër ceremoni e tubime familjare. Pata një vit pa u takuar me të, për shkak të angazhimeve. Por në muajin korrik, në përvjetorin e 100 shkova në fshatin Sllatinë për ta vizituar dhe, me atë rast, ia dhurova librin tim të fundit, “Përballë me vdekjen”.
Ajo vizitë mbetet për mua një kujtim i paharruar.
Më habiti gjendja e tij e mirë shëndetësore dhe kujtesa e kthjellët, pavarësisht moshës njëqindvjeçare. Ankohej vetëm se i ishte dobësuar shikimi dhe nuk mund të lexonte më si dikur. Leximi ishte pasioni i tij i madh; libri ishte shoku i jetës. Me një gjallëri të rrallë, rrëfente për vitet e shkollimit, për kohën kur kishte marrë ditarin pasi kishte përfunduar maturën, në një periudhë kur populli ynë ishte pothuajse 99 për qind analfabet. Ishte një rrugëtim i gjatë, i vështirë, por jashtëzakonisht i suksesshëm.
Beqir Sejdiu i përkiste brezit të arsimtarëve idealistë, që sakrifikuan gjithçka për arsimin. Nga dora dhe mendja e tij dolën shumë gjenerata, të cilat sot janë pjesë e shoqërisë sonë, duke bartur dijen dhe frymën që ai ua kishte kultivuar. Përveçse arsimtar i përkushtuar, ai ishte edhe humanist i madh. Gjatë luftës në Kosovë, dyert e shtëpisë së tij ishin gjithmonë të hapura për të zhvendosurit nga lufta. Sa herë që na vinte puna ngushtë gjatë luftës në Drenicë, strehë e sigurt ishte shtëpia e tij, një shtëpi me zemër të madhe.
Jeta dhe vepra e Beqir Sejdiut janë dëshmi se arsimi dhe humanizmi ecin dorë për dore. Ai la pas jo vetëm një shekull jete, por një shekull drite, dijesh dhe mirësie, që do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu