ARKIVI:
29 Qershor 2026

Besim Krasniqi dhe Fitim Brahimi (Shaljani), dy mërgimtarë nga Danimarka dhe Gjermania, u rikthyen tek rrënjët e veta të krishtera

Shkrime relevante

Ndërtues urash, poezi kushtuar atdhetarit Bajrush Behrami

Poezi Ndërtues urash (Kushtuar Bajrush Behramit, të burgosurit politik të ndërgjegjes sonë kombëtare,...

Ministri i tretë socialdemokrat dëshiron të hetojë ndalimin e thirrjeve për lutje islamike në hapësirat publike

Xhami në Rovsingsgade, Danimarkë Ministri i Imigracionit dhe Integrimit Morten Bødskov (S)...

Kuajt modernë të Trojës, si maskohet nacionalizmi serb pas revoltës studentore

Lirim Gashi, Prizren (në shqip dhe serbisht) Në videoklipin e mëposhtëm shfaqet një...

Historiani Jusuf Buxhovi thotë se Kosova duhet ta ndalojë orgjinë klerofashiste serbe në Gazimestan

Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë - Shteti i Kosovës, që ta dëshmojë sovranitetin...

Shpërndaj

Besim në Zot e Atdhe !
Të dashur miq,
Gjatë jetës sime kam pasur fatin të njoh shumë bashkatdhetarë, veprimtarë e patriotë të dalluar, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të kombit. Megjithatë, rrallëherë kam takuar njerëz që e jetojnë idealin kombëtar me aq përkushtim, dinjitet dhe përulësi sa Besim Krasniqi dhe Fitim Brahimi (Shaljani), dy mërgimtarë të nderuar në Danimarkë dhe Gjermani.
Ata nuk janë vetëm bij të denjë të kombit shqiptar, por shembuj frymëzues të asaj se si dashuria për atdheun nuk zbehet nga largësia. Përkundrazi, në mërgim ajo bëhet edhe më e fortë, edhe më e vetëdijshme, edhe më sakrifikuese. Me tërë qenien e tyre, së bashku me familjet, ata punojnë, veprojnë dhe jetojnë për idealin kombëtar, duke dëshmuar çdo ditë se shqiptaria nuk është vetëm prejardhje, por një mision që mbrohet me zemër e me vepra.
Nuk është rastësi që të dy, me bindje të lirë dhe me vetëdije të plotë, janë kthyer në besimin e të parëve, duke e parë këtë si pjesë të pandashme të identitetit të tyre kombëtar dhe shpirtëror.
Besimi shpesh më thotë me krenari:
“U ktheva në besimin e të parëve sepse unë jam Besimi. Kur nuk i besoj të vërtetës sime, historisë sime dhe rrënjëve të kombit tim, atëherë si mund t’i dal para Zotit e të dëshmoj me ndërgjegje të pastër se jam shqiptar?”
Këto nuk janë thjesht fjalë. Janë bindje të thella që burojnë nga zemra e një shqiptari të ndershëm, i cili nuk druhet kurrë ta shprehë publikisht identitetin e tij kombëtar dhe besimin që ka zgjedhur. Ai e bën këtë me krenari, me dinjitet dhe me respekt, duke u bërë frymëzim për familjen, miqtë dhe bashkatdhetarët në atdhe e në diasporë.
Për nipin tim të çmuar, Fitim Brahimi (Shaljani), nuk do të ndalem gjatë, jo sepse nuk kam çfarë të them, por sepse për të kanë folur e kanë shkruar tashmë mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Veprimtaria, puna dhe suksesi i tij janë bërë tashmë një histori krenarie. Ai është një personalitet që me talentin, përkushtimin dhe vizionin e tij po e ngre gjithnjë e më lart emrin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Jam i bindur se koha do të sjellë edhe shumë surpriza të bukura nga ky bir i denjë i kombit, i cili me punën e tij po dëshmon se shqiptarët dinë të arrijnë deri te yjet.
Familjet e Besimit dhe Fitimit janë dëshmi se atdhedashuria nuk trashëgohet vetëm me fjalë, por kultivohet me edukatë, me shembull dhe me sakrificë. Ato janë vatra shqiptarie, ku dashuria për Zotin, për kombin dhe për traditën ecin dorë për dore, duke formuar breza që nuk harrojnë kurrë se nga vijnë.
Lutja ime është e thjeshtë dhe e sinqertë:
Zoti i bekoftë të gjitha familjet shqiptare, ashtu siç i ka bekuar familjet e Besim Krasniqit dhe Fitim Brahimit! U dhëntë shëndet, mbarësi, forcë dhe jetë të gjatë, që edhe për shumë vite të vazhdojnë t’i shërbejnë me nder Zotit, kombit dhe atdheut shqiptar.
Lavdi shqiptarëve që e mbajnë gjallë identitetin e tyre kudo që jetojnë! Sepse kombi ynë bëhet më i fortë kur bijtë dhe bijat e tij nuk harrojnë kurrë rrënjët, historinë dhe idealet që i bashkojnë.
“Atdheu nuk matet me kilometrat që na ndajnë prej tij, por me dashurinë dhe veprat që ia kushtojmë çdo ditë.”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu