
____
NË MAJE TË RUGOVËS – BETIMI I BREZAVE
____
Në bjeshkët e Rugovës nuk u ngjit lehtë askush.
Aty rreshqitën perandori.
Aty u thyen çizmet e pushtuesve.

Nga kuvendet e maleve të Dukagjinit,
te kryengritjet kundër Perandorisë Osmane,
te Lidhja e Prizrenit (1878), ku u hodh ideja e mbrojtjes së tokës shqiptare,
te kryengritjet e viteve 1910–1912,
te përballja me regjimet e Mbretërisë serbo-jugosllave,
te rezistenca e viteve ’80-’90 kundër shtypjes së regjimit serb,
dhe deri te lufta çlirimtare e fundit —
ky vend ka njohur vetëm një gjë që nuk u dorëzua kurrë:
Shqiptarin me krye lart.
Në Rugovë nuk mbijetoi pushteti i huaj.
Mbijetoi fjala e dhënë.

Kanuni i Maleve nuk ishte fe.
Nuk ishte ideologji e importuar.
Ishte rregull i brendshëm, nder, besë, përgjegjësi para fisit dhe para tokës.
Në ato maja, betimi nuk bëhej mbi libra pushtuesish.
Bëhej mbi natyrën që kishte parë gjakun dhe sakrificën.
“Pasha Tokë e Qiell, e Hënë e Diell.”
Tokën – që e mbrojtëm brez pas brezi.
Qiellin – që pa çdo betejë.
Në vitet ’80-’90, mbi 400 burra kaluan nëpër burgje, hetuesi, dhunë dhe terr,
duke ia falur rininë rezistencës kundër pushtuesit të fundit serb.
Mbi 14.000 të vrarë në luftën e fundit.
Dhjetëra mijëra të dëbuar.

Dhjetëra dëshmorë nga këto bjeshkë që u përgjakën me flamurin kombëtar në dorë.
Ata nuk ranë për përçarje.
Ranë për liri.
Për shtet.
Për dinjitet.
Në këto male nuk u ruajt as shallvare, as zhele, as frikë.
U ruajt plisi.
U ruajt fjala.
U ruajt identiteti.
Ne kemi marrë nga Evropa ligjin modern, shtetin modern, drejtësinë moderne.
Por nuk kemi hequr dorë nga rrënja jonë.
Sepse shqiptari mund të jetë bashkëkohor,
mund të jetë perëndimor,
por mbetet shqiptar në shpirt.
Kanuni nuk është armë kundër askujt.

Është kujtesë se fjala peshon.
Se nderi mbahet.
Se rendi nuk ndërtohet me turmë, por me përgjegjësi.
Ne nuk luftuam për të zëvendësuar një pushtim me një tjetër kulturor.
Luftuam për të qenë vetvetja.
Dhe mbi gjithçka, sot e përgjithmonë, qëndron:
SHTETI – DREJTËSIA – FJALA
Në maje të Rugovës,
betimi bëhet para qiellit –
jo para turmës.
Historia jonë nuk është huazim.
Është sakrificë.
Dhe ajo sakrificë nuk shitet,
nuk harrohet,
nuk tjetërsohet.
Nga i Juaji kuptohet vetëm shqiptar me zot, besë e fe
Sak Muji /d.v/



