ARKIVI:
26 Prill 2026

Biçikleta e sakrificës!

Shkrime relevante

Palestra e “trurit të mbyllur”, Drenica e Sami Lushtakut !

Lirim Gashi, Prizren DRENICA E SUPËS POLITIKE TË SAMI LUSHTAKUT, ËSHTË PALESTËR...

Fjalimi i Profesorit Rexhep Qosja në takimin e shkrimtarëve në Novi Sad, viti 1985

Dy fytyrësia e politikës ____ Po ju drejtohem në gjuhën serbe që të...

Midis përgjegjësisë dhe kalkulimit: Testi i madh i politikës në Kosovë

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Oferta e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për opozitën përfaqëson...

Shpërndaj

Agim Morina, Londër
Nuk pajtohem në asnjë mënyrë me ata që po thonë m’ia dhanë Nexhin Serbisë. Nuk pranoj m’ia dhanë Serbisë as edhe një fije të flokut të tij. Jo vetëm pse e njoh për një kohë gjatë dhe e kam mik, por edhe ngaqë e chmoj mendjen e tij me imagjinatë të bujshme, që i ka kriju edhe miq, edhe armiq të shumtë.
Por, kam një propozim qysh me e zgjidhë këtë kontest shekullor shqiptaro-serb.
I mbaj në mend takimet me Nexhin në Tiranë në vitit 1996. E ka pasë një bicikëll të zezë. Takoheshin herë mbas here dhe, kur uleshim në tavolinën e ndonjë restoranti, para hotel “Dajtit”, aj nuk ia shkoqte sytë bicikllës, sepse ia kishin vjedhë disa herë ma parë.
Prandej propozoj që Nexhit t’ia blejmë një bicikëll, masandej po e bajmë Nexhin pjesë të grupit negociator dhe këtë bicikëll po i themi le t’ia japë Serbisë. Kështu, as ShBA-ja e as BE-ja, as Rusia e as Kina, nuk munden me pretendu ma se Serbisë nuk i kemi dhanë asnjë gja.
E dij që Nexhit ka m’iu dhimbsë biciklla, por ia vlen m’e fliju atë gërdallë, për me i dhanë një zgjidhje fatlume telasheve kaq të thella e kaq të gjata ndërshtetërore mes Kosovës e Serbisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu