ARKIVI:
10 Qershor 2026

Vargje pikëllimi të Çun Lajçit: Mërgimtarët e autobusit t’vërbuem & Gërrnaça s’do t’i therret ma ai gjakprishuni që deri n’palcë i ofendoi

Shkrime relevante

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Shpërndaj

Çun Lajçi, Prishtinë

Mërgimtarët e autobusit t’vërbuem

R.I.P

Atyne u janë sosë rrugët që kur moren rrugë

Kosovën deshten n’korrikun e kallun me marrë ngryk

e vet u korren si gruni n’mes rrugë

S’do t’i shohin ma as kullat as baballarët

tue i pritë të oxhaku me xhezve e filxhana

as lokët tue i tëhollua petët për pitet me purrih

atyne u janë thye rrugët që kur atdheun e bajtën me veti

sot vetëm u janë shterrë sytë e tha buzët

për krojet e Dardanisë

Për mërgimtarët e autobusit t’vërbuem

s’do t’ketë ma as Vlonë as Velipojë

as bjeshkë Sharri as Rugove

por as Evropë

gërrnaça s’do t’i therret ma ai gjakprishuni

që deri n’palcë i ofendoi

fushat janë ba varre n’rrugët pa rrugë

e kurrë ma s’do ta bartin Dardaninë me veti

atyne u janë sosë rrugët

neve shterrë detnat

Det, 25 korrik 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu