ARKIVI:
6 Mars 2026

Bisedë imagjinare me Rusi Rusovskin

Shkrime relevante

Etihad Airways rifillon fluturimet nga Abu Dhabi, aftësia e Iranit për sulme është zvogëluar ndjeshëm

A displaced man with his family fleeing Israeli airstrikes in Beirut's...

Mbrojtja e identitetit nuk është urrejtje, është instinkt normal i çdo kombi që respekton veten

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Ta quash “banalitet” mbrojtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar...

“6 Marsi – Dita e Dëshmorëve” – të zyrtarizohet sa më parë…!

Bashkim Fazliu - "Migjeni", Ferizaj  Sot është Dita e Dëshmorëve në Kosovë...

Lufta e Jasharajve dhe ndikimi i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së 28...

Shpërndaj

Lirim Patrioti, shkrimtar satirik nga Prishtina
(Lirim Gashi)
____
E pyes Rusi Rusovskin :
Pse ju rusët po ndërhyni vazhdimisht në punët e brendshme të Kosovës?
Më thotë tipi:
Vetë fakti që ju na ndaloni të ndërhyjmë në punët tuaja të brendshme është ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë.
E pyes unë atë:
Pse sulmuat Ukrainën?
Më thotë tipi;
Ne kishim informacione se Ukraina po armatoset me armë sulmuese, duke përfshirë raketa biologjike dhe atomike, dhe për të parandaluar sulmin e tyre, vendosëm të nisnim operacionin tonë special.
I them unë atij:
Një natë pashë ëndërr që dikush donte të flinte me gruan time, kështu që të nesërmen shkova dhe fjeta me katër gratë e tij.
Pastaj e pyeta tipin:
Jeni të gjithë me profesion kirurgë që bëni operacione speciale me kaq shumë pasion?
Më thotë tipi;
Operacionet tona speciale janë po aq të sakta sa duart e kirurgëve më profesionistë.
I them tipit;
Ju jeni aq preciz në operacionet tuaja, sa që synoni Kievin dhe goditni Zagrebin.
Më pas vazhdova t’i tregojë tipit se si operacionet në vendin tonë kryhen zakonisht nga kirurgët imamë, por ata nuk sulmojnë një vend të huaj, por i heqin zemrat shqiptare pacientëve shqiptarë dhe u vënë zemrat turke dhe arabe.
Më thotë tipi;
E shihni, prandaj ne rusët po ndërhyjmë në punët tuaja të brendshme, sepse duam t’i pengojmë hoxhallarët tuaj që t’ua heqin zemrat shqiptare pacientëve shqiptarë dhe t’ua vënë zemrat turke dhe arabe.
E pyes tipin;
Dhe si planifikoni ta bëni këtë?
Thotë tipi;
Ne do t’ua nxjerrim zemrat turke dhe arabe imamëve tuaj dhe do t’ua vëmë zemrat ruse.
Dhe pastaj ata do t’ua heqin pacientëve shqiptarë zemrat turke dhe arabe dhe do t’ua kthejnë sërish zemrat shqiptare. Por me një kusht.
E pyes tipin:
Cili është kushti?
Më thotë tipi;
Të betohen paraprakisht solemnisht se do ta ringjallin enverizmin.
E pyes tipin;
Po sikur të mos betohen solemnisht?
Më thotë tipi;
Oh, atëherë ne do t’u bëjmë atyre atë që po u bëjmë ukrainasve anti-rusë.
I them tipit;
Ky është një kërcënim.
Më thotë tipi;
Ndalimi i kërcënimeve tona është gjithashtu ndërhyrje në punët e brendshme të Rusisë.
E pyes tipin;
Po nëse ne shqiptarët ndërhyjmë në punët e brendshme të grave tuaja, pra nëse ua zëvendësojmë burrat, sa herë që shkojnë në luftëra apo operacione speciale kundër kombeve të tjera?
Më thotë tipi;
Kjo lloj ndërhyrje në punët tona të brendshme nuk është aspak problem për ne, përkundrazi do t’ju inkurajojmë dhe mbështesim në çdo mënyrë.
I them tipit ;
Eh atëherë bëhu i mirë dhe ma jep numrin e telefonit të gruas së Putinit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu