ARKIVI:
8 Mars 2026

Bisedë me fëmijët e mi mbi kulturën, mbi atë se çfarë kemi autentike ne shqiptarët

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Po bisedoja me fëmijët e mi mbi kulturën, mbi çfarë kemi ne shqiptarët autenike që sot brezat e rinj vështirë se e marrin në konsideratë në garën marramendëse të kopjimit të çfarëdo lloj gjëje të pavlerë që paraqitet si vlerë.
Çfarë do të thotë t’i prezantosh brezit të ri kulturën e vërtetë shqiptare, të zgjedhësh sigurisht me mundim t’i shtrosh ata të njohin, të kuptojnë, të vlerësojnë e në fund ta dashurojnë të qenin shqiptar? Eposi ynë i Kreshnikëve, këngët e mrekullueshme të Mujit e Halilit, këngët e Labërisë, legjendat e tregimet, ritet e Besës (të harruar tashmë), këngët historike të Veriut e të Jugut e sa shumë të tjera ende janë historia e jetës, mbijetesës, luftrave tona shekullore për ruajtjen e këtyre vlerave.
Sigurisht që e sotmja, kaq e rrëmujshme sa është e bën të pamundur të përmbash dëshirën për të ruajtur “fenë e gjakut” të cilit i përkasim në autenticitetin e vlerave tona kombëtare por nëse duhet me thënë “jam shqiptar” duhet me e pas nji fije dinjitet, nji fije krenari për çfarë u përçojmë të tjerëve me qenien tonë nē këtë botë, duhet me e pas nji fije vetëvlerësim për çfarë përfaqësojmë por jo kot n’tym pse jemi të fortë e të aftë për t’u përball me sfida e vështirësi por me arsye konkrete e bindje qytetare për atë çka secili prej nesh përfaqëson në këtë botë të madhe që s’po i dihen më rrënjët.
Ne i kemi rrënjët, të forta, të lashta, të mrekullueshme, detyra e secilit prej nesh si prindër, si mësues, si edukatorëve e si shqiptar është ta marrim ne për vete këtë lloj edukimi në rradhë të parë e t’ua përçojmë fëmijëve si amanet e detyrim kombëtar.
Më ka ndodh t’i kem pyetur shumë prej miqve të mi nëse iu kanë folur a shpjeguar ndonjëherë fëmijëve diçka mbi Eposin tonë a ndonjë vepër të veçantë si ato të Fishtës për shembull e përgjigjjet kanë qenë të dhimbshme. Shumica nuk i njohin as vetë!
Për me qenë krenar pse jam shqiptar ekzistojnë një milion arsye por asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me çfarë jetojmë sot e si e kemi katandisur Shqipërinë me zgjedhjet tona, me veprimet a mosveprimet tona e pjesa më e madhe e përgjegjësisë për atë çka jemi kthyer sot i takon brezave te kaluar (edhe brezit tonë si prindër sot) qē nuk bënë asgjë për të ruajtur e promovuar bërthamën e origjinalitetit të kulturës tonë, për t’i mbajtur rrënjët tona aty ku përkasin. Shumica jonë ikin jo vetëm prej pamundësisë ekonomike apo mungesës totale të pasigurisë e të drejtësisë por edhe sepse ne nuk kuptojmë çfarë na bën bashkë, cilët janë ato përbërës unikë brenda gjakut e ADN-së tonë që na bashkojnë e vëllazërojnë.
Nuk jemi vonë gjithsesi për të hedhur dritë mbi çfarë është për ne e Shenjtë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu