ARKIVI:
5 Mars 2026

Bordi i paqes është një mundësi historike për Kosovën për të folur me zë të vetin

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Ideja për formimin e një “Bordi të Paqes” ka ngjallur dilema: a po rrezikohet rendi ndërkombëtar ekzistues, apo kemi të bëjmë me një përpjekje për ta korrigjuar një sistem që ka kohë që nuk funksionon siç duhet? Përgjigjja është më e thjeshtë sesa duket: ky nuk është zëvendësim i OKB-së, por reagim ndaj paralizës së saj.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, sidomos përmes Këshillit të Sigurimit, është shndërruar në një arenë ku vetoja ka marrë peng paqen. Konfliktet zvarriten jo për mungesë të së drejtës ndërkombëtare, por për mungesë të vullnetit politik të fuqive që e kontrollojnë mekanizmin. Në këtë realitet, krijimi i një Bordi Paqeje nuk është rebelim institucional, por adaptim pragmatik.
Një tryezë më e gjerë, jo një rend paralel
Bordi i Paqes synon të përfshijë më shumë shtete, përfshirë ato që janë jashtë strukturave vendimmarrëse globale ose që mbeten viktima të bllokadave politike. Kjo e bën atë platformë politike gjithëpërfshirëse, jo autoritet juridik detyrues. Pikërisht këtu qëndron dallimi thelbësor: OKB-ja mbetet burimi i legjitimitetit formal, ndërsa Bordi i Paqes do të ofrojë dinamikë, fleksibilitet dhe presion moral.
Në këtë kuptim, përfshirja e Kosova në një mekanizëm të tillë nuk është akt simbolik, por korrektim i një padrejtësie strukturore. Kosova ka qenë për vite të tëra objekt i diskutimeve ndërkombëtare, por rrallë subjekt me zë të barabartë. Një Bord Paqeje, nëse konceptohet drejt, e zhvendos Kosovën nga kategoria e “rastit” në atë të aktorëve kontribuues për stabilitet.
Çfarë fiton Kosova?
Së pari, dalje nga izolimi diplomatik funksional, i prodhuar jo nga mungesa e shtetësisë, por nga bllokadat politike. Së dyti, rritje të profilit ndërkombëtar, duke u rreshtuar përkrah shteteve që mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin liberal. Së treti, hapje kanalesh të reja për njohje, partneritete dhe aleanca politike, jashtë binarit të vjetër ku vetoja përcakton fatin e kombeve të vogla.
Bordi i Paqes nuk është sfidë ndaj OKB-së
Rreziku nuk qëndron te vetë ideja e Bordi të Paqes, por te keqinterpretimi i saj. Nëse ky mekanizëm shndërrohet në mjet selektiv të interesave të ngushta, ai do ta dobësonte multilateralizmin. Nëse, përkundrazi, ndërtohet mbi parime të qarta – përfshirje, transparencë dhe respekt për të drejtën ndërkombëtare – ai mund ta forcojë OKB-në, duke ia hequr bllokadat politike nga qafa.
Bordi i Paqes nuk është sfidë ndaj OKB-së, por pasqyrë e dështimeve të saj aktuale. Ai nuk rrëzon rendin ndërkombëtar; përpiqet ta shpëtojë nga paraliza. Për Kosovën, kjo është një mundësi historike për të folur me zë të vetin në tryezat ku zakonisht flitet për të, por pa të.
Pyetja nuk është nëse bota ka nevojë për mekanizma të rinj. Pyetja është: a do të lejojmë që paqja të mbetet peng i vetos, apo do ta hapim tryezën për të gjithë ata që duan ta mbrojnë atë?

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. “Shumica e aleatëve evropianë të Shteteve të Bashkuara deri më tani nuk janë bashkuar me bordin, me shumë që shprehin shqetësim për ftesën e Trump drejtuar udhëheqësit rus VLADIMIR PUTIN dhe aleatit të tij të ngushtë në Bjellorusi, LEXANDER LUKASHENKO, i cili nuk ishte i pranishëm në Davos.”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu